Kulturë
Cikël poetik nga Zymer Mehani
E diele, 29.09.2019, 11:01 AM
Zymer Mehani
BALADË E PËRFLAKUR
(Kujtim)
1.
Ato
fusha t’ blerta
N’kujtesë
më kanë mbetë
Në
atë sy pranvere
T’bjerra
e lënë shkret
I
braktisëm fshatrat
Braktisëm
qytet
Nga
truall iliriku
Na
dëboi armiku
2.
Treni
i gjatë çante
Qanin
zemrat tona
Trishtueshëm
fishkëllonte
Linim
vatrat tona
Agime
t’përlotura
E
muzgje të përbaltura
Fshatra
pranverake
Shtëpi
të përflakura
Armiqt
e pamëshirshëm
Na
dëbonin e përndiqnin
Me
duar të përgjakura
Na
prenin e vritnin
3.
Përndiqeshim
e vriteshim
Se
ishim shqiptarë
Fushat
me lulëkuqe
I
linim duke qarë
Të
shtëpive tymëra
Në
kraharor më shponin
Lulet
e këputura
Në
zemër më lëndonin
4.
Por,
atdhe i dashur
Me
zemër të plasur
Kam
parë zi e tmerr
Në
dritë e n’skëterrë
N’atë
pranverë të mjerë
Buzë
pleqsh për ujë t’etur
Sy
fëmijësh të tretur
Me
lodrat n’shtëpi mbetur
Me
buzëqeshje t’helmuar
E
mendje t’shkallmuar
Me
qafë të këputur
E
kokë të përulur
5.
Bijtë
e Shqipes trime-
Ushtarët
çlirimtarë
U
betuan me besa-besë
Në
Flamur kombëtar
Për
vdekje a për jetë
Për
luftë e qëndresë
Në
truallin tonë të përgjakur
Të
djegur e t’përflakur
Qëndruan
burrërisht
Dhe
vdiqën trimërisht
Se
këtë tokë arbërore
E
donin shqiptarisht
N’këtë
qiell janë lartësuar-
Meteorë
të pashuar
6.
Qante
me lot mali
Për
lisat e gjatë
Për
një xixë shkëndije
Qante
natë e gjatë
Kudo
ish skëterrë
N’atë
Pranverë të mjerë
Dhe
fusha i lotonte
Lulëkuqet
e saj
Pamëshirshëm
fishkullonte
Nga
skaji në skaj
E
keqja n’ty atdhe
Ngase
ishim lindur
Shqiptarë
të gjithë ne
7.
Ujqërit
ulurinin
Dhëmbët
i zgërdhinin
Seç
na futnin tmerr
Këta
derr-beterrë
M’kujtohet
tani
Ajo
lemeri
N’atë
kohë të përgjakur
Ti
Atdhe i përflakur
I
tëri seç ishe
Nën
kthetrat e asaj bishe
Kudo
shkrumb e hi
Furtunë
e stuhi
8.
Por,
ne jemi shqiptarë
T’përbuzur
e t’vrarë
Armikut
idhnak
Kurrë
s’i patëm hak
N’vështirësi
qëndruam
S’u
mbytëm- jetuam
Pa
atdhe të mbetur
Nëpër
botë të tretur
9.
E
n’timin qytet
Në
të bukurin shesh
Vërtitej
një dreq
Me
dreqërit e tjerë
Me
lebeti e tmerr
E
shprazën, e lanë t’mjerë
Nëpër
rrugët tona
Gjaksori
kaloi
E
ne na dëboi
Donte
t’na fsharoste
T’na
priste e gjakoste
Gjarpërisht
na kafshonte
Me
helm na helmonte
10
Tani
seç më vijnë
Kujtimet
pastaj
Për
lanetë e djaj
E
më bëjnë me vaj
Nga
zemërimi qaj
Përmbi
sy të nënës
Një
mjegull u shfaq
Vuajtje
ndjen në zemër
E
mbushur me maraz
Për
djalin e saj
Nga
hidhërimi theu gishtat:
-Qofshin
të mallkuara bishat
E
mbuloi fytyrën
Dhe
u mbyll në vetvete
Me
grusht i ra gjoksit
U
drodh si në ethe
Por
nga gjoksi i saj
As
zë as dënesje
As
ah dhe as oh
As
bërtimë e prekshme
Veç
lotët i pikuan
Për
faqesh i shkuan
Fytyrës
së mekur
Për
birin e vdekur
11.
Mali
seç u shkund
Fusha
seç u tund
E
nëna dot s’u mund
N’mbrëmjen
e purpurtë
Seç
shkëlqeu një yll-
Djali
i saj trim
N’zemër
plot guxim
Mu
para agimit
Me
krahët e fitimit
Kënga
mori udhë
E
malet gjëmonin
Brigjet
seç ushtonin
Dielli
po ndriçonte
E
ky trim lirie
I
vdekur po jetonte
DHURONI....
Dhurojani
skamnorit ilaçin
Me
shije të qumështit të nënës
Dhe
fëmijës jepi buzëqeshjen
Le
t'i ndrijë fytyra si rrezet e hënës
Edhe
të sëmurëve dhurojuni kurajo
Që
sëmundje e lëngatë t’i mundin
E
pleqve që hecin të kërrusur
Ndihmojuni
pleqërinë për ta zbutur
Dhurojani
fëmijës suaj mitar
Në
vesh ninullën ngadalë
Tregojuni
të tjerëve ato që i dini
Dijen
në vete mos e ndryni
Që
ta kuptojnë të natës skëterrë
Dhe
dritën e ditës përherë
Ndihmojuni
të varfërve, vëllezër
Mos
i lini në gjendje të mjerë
Dhurojuani
alfabetin e dijen
Atyre
që kanë nevojë
Le
të besojnë në mirësinë tuaj
Vetes
pastaj le t'i besojnë
Zgjatjuani
duart për ndihmë, vëllezër
Si
shprehje ngushëllimi
Atyre
që s'kanë prindër, as njeri
Jetimes
a jetimit…
Le
të mësojnë edhe ata
Si
pritet mjerimi
Si
shërohet zemra e lënduar
Me
fjalë të ëmbla ngushëllimi
E
skamnorëve nëse dashuri ju keni dhuruar
Ta
dini, vëllezër se i keni pasuruar
Ata
më s'janë skamnorë
E
ju do t'jeni të bekuar
Do të çelin lulet
Do
të çelin lulet
Kur
të vish sërish
Gurgullimi
i lumit
Prapë
qetësinë do prish
Dhe
zëri i gushëkuqëve
Prore
do t’ buçasë
Kurrë
në zemrat tona
S'do
të ketë maraz
Në
dallgët e jetës
Ti
do rrish me ne
Porsi
dallëndyshja
Në
t'ngrohtën fole
Prore
n' shpirtin tim
Je
margaritar
Mbretëreshë
n'timen zemër
Më
i shtrenjti thesar
Kur
të vish tek unë
Lulja
do të çel
Do
t' ketë kuptim jeta
Pasha
qiell e diell
Tek
unë kur të vish
Do
të mbushem me gëzim
Dhe
valle do t'hedhim
Deri
në agim
Dritë kërkojmë
Po e ndjejmë se po na mund koha
Veç ajo e di sa u zvarritëm nëpër gurë
Mbështjellur me lëmashkun e qetësisë
Në luzmën e kandrrave të shëmtuara
Në humnerën e ekzistimit
Të mbushur me zbrazëti
E dritë kërkojmë gjithkak nëpër natë
Rruga është e gjatë për detin e kositur
E toka u dridhka. fushë e mal u digjkan
Luzma e yjeve na e huton hënën
Para nesh ngriten kulla të gurta
Që ishin, janë dhe do të jenë fole shqipesh
Sy më sy me tufanin e egër
Furtunat derisa të fashiten
Dhe erërat derisa të pushojnë
Mbi shkëmbinj të thepisur
Shqipet do të qëndrojnë
Dy viganë zemërluanë
(Kapuçi dhe Sandokani)
Dy dragoj i pat vatani
Kapuçi e Sandokani
Atdheun e patën flamur
E dinë male edhe gurë
Shkrepa, kreshta edhe brigje
Kodriçe, kroje e shtigje
E din Shqipja dykrenore
Cep më cep kjo Tokë arbërore
Zemrat i patën t'flakëruara
Me atdhedashuri t'farkuara
Shpirtin e patën të artë
Për liri- dëshirë të zjarrtë
Në flamur Shqipja i ruan
N'krahë të saj u përjetësuan
Kosovë e paepur
I
Në shkrepa e gurë
Shkruaj emrin tënd
Je e fortë-çelik
I granitit shkëmb
I bardhë si dëbora-
Mbi kokë të rri plisi
Rritet shtati yt
Porsi qiparisi
Dashuri të madhe
Ty të kanë shqiptarët
Përherë me gjak t’ kuq
T’i ushqyen damarët
N’flamur kuqezi
N’krerët e shqiponjës
Për ty u betuan
Trimat e nënëlokes
Besën e ke t’artë
Virtyt për shqiptar’t
Plisbardhë nëpër shekuj
Kosovë e paepur
II
Le t'ma copëtojnë zemrën
Të ma ndajnë në dysh
E t'm'i vërbojnë sytë
Eshtrat le t'm'i thyejnë
Dashurinë ndaj teje
Kurrë s'do mund t'ma shlyejnë
FLAS ME TY...
(Dëshmores së kombit, Xhevë Lladrovci)
I
Sa kisha dëshiruar t'i prek tuajat fleta
Ta puth atë kurorë ngjyrash kuq e zi
Nga zemra plot zjarr, nxjerr një këngë plot mall
T'ia vë si kurorë tëndit lapidar
Trimëreshë, Ty të falem
Për ty këndoj e s'ndalem
E bukur, e ëmbël, plot diell më je ti
Kam një mal me vargje, Lulëkuqe për ty
II.
Rrugës së gjakut ata erdhën
Se tjetër rrugë s'u mbet
E ti, moj Lulëkuqe e kësaj Toke
Qartë ua tregove këtu kush është mbret
Ti, moj lulegjaku
I hape petalet tuaja të mëdha
Porsi Shqipe Dykrenore
Me të gjerët krahë
Me kreni hije i bën Tokës Arbërore
Me trimëri shqiptare e besë stërgjyshore
Zemër-burrëreshë plot trimëri
Lufëtare ndër luftëra për t'shtrenjtën liri
III.
Tjetër kohë nuk ka, veç kohës së lulëkuqeve
Koha e urrejtjes u nënshtrua nga Ty Lulegjak
Nën petalet tuaja liria u përflak
ERDHA…
Erdha në ëndërr të të takoj,
Por ti në gjumë të thellë më ishe
Një shpirt të qetë s'bën ta trazoj
Me atë butësi në fytyrë që kishe!
Rrugës nga vija, mblodha plot lule,
Të t?i jap ty, me t 'madhen besë,
Se ti, veç ti, zemrën ma shkule,
Më lërë me ëndrrën, më mbush me shpres!
Ish ditë pranvere, në mes të prillit,
Kur unë po vija tërë buzagaz
Zogjtë po këndonin gjer n 'kupë të qiellit
Ti po vrapoje, unë t’ ndiqja pas.
Se po të të shoh, kur ikën ëndrra,
Do të të hidhem në përqafim,
Çaste të tilla shërojnë plot zemra
Ti je magjia e shpirtit tim!
Ti seç po flije butë si drenushë,
Po kush ka shpirt, gjumin ta ndaj?
Më iku mendja, të t 'puq në gushë
Kush mund t’ ma thoshte se paskam faj?!
Lulëkuqe, moj
(Luftëtareve shqiptare)
Për këtë truall amtar
Porsi një thesar
E shtove krenarinë
E rrite dashurinë
Lulëkuqe, moj
Prore me kokë n'qiell
Për liri s'u ndale
Rende gjer në diell
Gjithmonë t'përndoqën
Zemrën ta dogjën
Bij djajsh ca djaj
T'këputën pastaj
Por, ti përsëri
Me ngjyra kuq e zi
U rrite, u ngrite
U ktheve në Yllësi
Lulëkuqe, moj
Të bekoftë Zoti
Ty, moj shqipe mali
Stërmbesë Kastrioti
Barbarët i tërhoqi
bukuria jote
Në zemër u raftë
Nëma e kësaj bote
Sërish lulëzuat me plagë
Me mund, me lot e gjak
Furtunës i qëndruat
Harliseshit fushave të paanë
Me kurorat kuq e zi
Me petale e fleta…
Ju qëndruat të forta
Kthesave të shthurura
Me petale të këputura
E me gjethe të thyera
Të skuqura nga gjaku
Barbarisht të shkelura
Por kurrë të nënshtruara
As kurrë të pavlera
Nga gjumi ju zgjuan
Tingëllimat shqetësimtare
Dhe klithmat e llahtarshme
Në cegmë e furtunë
Në vend të këngëve të zogjve
E gurgullimës lumë
Ju goditën erëra,
rrebeshe e furtunë
Ju me krahë drejt qiellit
Të buzëqeshura, të qeta
Dashuritë e dashuruara
I kthyet në legjenda
I shndërruat në qëndresë,
Në fjalë dhe në besë
Plumbat e gjakatarit
Fletët tuaja i përshkuan
Dhe rafalet që ju ranë gjarpërisht
Pamëshirshëm ju shkelën
Me zjarr e çelik
Në këtë truall plot lavdi
Në këtë tokë arbërore
Ju rriteni, të larësuara
Në përmendore të krenarisë
Me kohë e kuptuat
Çmimin e lirisë
Në kohë të pakohë
Me duf të dashurisë
Ju prore pranveruat
Dhe n’dimra e zezonë
S’u trembët prej vdekjes
E aspak s’patët drojë
Si vdekja pranë vdekjes,
Si i vdekuri në buzë-varr
E ju prapë lulëzuat me plagë,
Me vuajtje, me trishtim
Shtatin e ngritët vrik
Duke shkundur të largëtin pikëllim
Lulëkuqe lulegjaku
Zemrat jua helmuan
Ca korba me krrokamë
Plot mllef dhe inat
Flatrat jua këputën,
Por ju prapë shumoheshit
Në Kopshtin e Trëndafilave të Kuq
Jo, dot nuk mundi t’ju zhdukë
Nga kjo tokë askush
Motrës sime
Syri im-
Ti je.
Ti je-
Zemra ime.
Yt vëlla,
Motërz-o,
T?kujton
Me gëzime.
Motërz,
Unë poeti,
Për Ty
Vargje shkruaj…
Je lule
Me vesë,
N’ zemër
Ty të ruaj.
Py ty
Pa Ty nuk bie mbi lule vesë
Pa Ty s’këndon zogu në mëngjes
Pa Ty, era ia fsheh faqen barit
Pa Ty, s’bie dëbora n’maje t’ Sharrit
Pa Ty, mali s’lëshon shushurimë
Pa Ty, lumi s’rrjedh me gurgullimë
Pa Ty, nga drunjtë s’bien fleta
Pa Ty, vlerë s’ka aspak jeta
Pa Ty, zemra ime s’është e gjallë
Për Ty, prore kam shumë mall
Për ty, rini
(Me rastin e 12 Gushtit-Ditës Botërore të Rinisë)
Rini, veç ti je mbretëreshë e kësaj bote
Ti je bukuria, hijeshia vetë
E gjithmonë jetoftë dëshira e jote
Që sjell përparimin, ku je ti, vërtet
Vetëm forca jote botën e ndryshon
Ti je shpresa jonë dhe e tërë njerëzimit
E sigurtë në jetë, rini ti hapëron
U shkriftë zemra jote prej galdit, gëzimit
Rini, ku je ti, është e përparuara
Aty ti ku je, është parajsa vetë
Vendimet e tua botën kanë ndryshuar
Sepse mendja jote vërtet gjykon drejt
Rini, jetë e mot rrofshin këngët tua
Shpresat për një jetë vërtet krejt të lirë
E t’u dhashtë e mbara, se kështu unë dua
Prore në jetë rrofsh me zemër të dëlirë
Poemë për Lulëkuqet
I
-Lulëkuqe, lulegjaku
Kur paskit çelur
Mos dje
Kur qaja për ju?
-Lulegjaku, Lulëkuqe
Kur paskit lulëzuar
Mos një ditë
Kur qielli ish i mërrolur?
II
Ju që u flijuat-
Ju dua
Lulëkuqe të kohës
N’udhëtim
Prore do t’jetoni
Në mua
Nga malli për Ju
Dot nuk gjej ngushëllim
Juve Lulëkuqe në jetë
Shumë Ju desha
Ishit hijeshia
E këtij Kopshtit tim
Lulëkuqe t’kësaj Toke
Lulegjaku lule
Lavdi ju qoftë prore-
Soji i gjakut tim
Ballin atdheut ia nderuat
Ia ndritët e dritësuat
Tani Ju dëshiroj
Veç qetësi hyjnore
Vargjet edhe fjalët
M’janë bërë lapidare
Lulëkuqe për Ju-
O margaritare
III
Ju jeni mbretëreshat e luleve
Në fushat e mia
Harliseni me kokë drejt qiellit
Ju shtohet lavdia
Lulëkuqe ishit dhe jeni
Në kujtesë ju kemi
Gjaku Juaj s’venitet
Është dritë që kurrë s’fiket
Ju ratë për t’vërtetën
Kënga Jua pranveron jetën
IV
Në fushat e paanë të Kosovës Kreshnike
Çelin dhe harlisen Lulëkuqet e Shqipes
Si të mbijnë nga shpirti, si të mbijnë nga zemra
Lulëgjaket ilirike me ngjyrat kuqezi
Në truallin tënd rrisin shtatin, e lashta Dardani
Lulëkuqe si gjaku dhembje e krenarie
Që veç Tokës Sate, Kosovë i kanë hije
Lulëkuqe qëndrese, Lulëkuqe LIRIE….
Dada Shotë me plis mbi vetull
E Ganimeti me të bukurin gërshet
Xhevë Ladrovci e Ylfete Humolli
Antigonë Fazliu me zemrën si det
Hyra e Sanija lulëkuqe t’Tokës sime
Njëra heroinë, tjera motër n’zemrën time
U nisën në luftëra nën Flamurin Kuqezi
E në zemër plot guxim për t’ atdheut liri
Lavdi Ju qoftë motra t’ADEMIT e t’ZAHIRIT
Lavdi jetë dhe mot, mbesa t’SKËNDERBEUT!
Lulëkuqe u lindët dhe e rritët shtatin
Kosovës nënë ia shtuat hijeshinë
Lum si ne që ju kemi, o bija të ARBËRIT
Me shkronja të arta na shkruat historinë!
Revoltë
I
Juve që më njihni
Edhe juve që fare s'më njihni
Nëse Zot i Madh
Jua ka verbue ata sy
T'i shani e t'i fyeni
Bijtë që bënë lavdi
Që me gjak e jetë
Na sollën këtë liri
Jo, jo kurrë s do t'jeni
Vëllezër as miq të mi
Jo, jo, shamëni lirisht
Se kurë s'do të bëhem
Servil, as sahanlëpirës
Po besoj, shpresoj
Urrej, dashuroj
Dhe jetoj vetëm shqip
E shqip e dua edhe mikun
Shqip e urrej dhe armikun
Shqip e mallkoj edhe të ligun
Gjakatarin e barbarin
Shqip e dua vëllanë
Nipin e xhaxhanë
Shqip e dua dhe motrën
E nderoj dhe votrën
sepse jam shqiptar
E nuk jam tradhtar
Shqip të dua dhe ty, mbesë
Që për ty kam shpresë
Admirim dhe besë
Jo, jo, më pështyni edhe në fytyrë
Më fyni si ju dini më mirë
Por kurrë s’ do t'ju lejoj
T'm'i fyeni të mitë heronj
Unë poeti vetë
Me miqtë e mi poetë
Me majat e lapsave
Me fjalët në fletë
Porsi llavë vullkani
Me fuqi titani
Do t'i këndojmë heronjtë
Bijtë e këtij vatani
Shtatoret e larta
Edhe lapidaret
Të kujtimit pllaka
Madje edhe varret
Do t'ua përqafojmë
Mbi to do t'këngëtojmë
Se ishin dhe do të mbeten
Krenaria jonë
Kur dje ti, si unë
Qëndroje n'furtunë
Një vrimë e kërkoje
Kokën ta strehoje
Kur gjakatari
Paramilitari
Çetniku e i ligu
Tokën na e skuqi
Lulet na i shkeli
Jetën na e erri
Kah të erdhi ndihma
Më thuaj ti, o njeri
A po s je njeri
Ti o faqezi
Kush mohon dëshmorët e vet
Trupin dheu kurrë mos ia trettë!
II
edhe ti që i fyen themelet e shtetit
Foli me t'mirë vetit
Se s'je biri i mbretit
Dije mirë o tru- tharë
Se meriton të tërhiqesh zvarrë
Që n trup t' kombit ti hap varrë
E s'je kurrkushi
Por je fytyrëpalarë
Kësaj toke rëndë po i vini
Ju që kundër saj po jini
Prandaj ju s'meritoni
Asnjë pëllëmbë për varre
Se jeni me marre
Ju mund të jini gjithfare
Por kurrë s’besoj se jeni
Të racës shqiptare
Shqiptari i vërtetë
Dhe shqipet majë shkrepash
Atij ia njohin qëndresën
Dhe miq e armiq
Ia respektojnë besën
Ai me forcë graniti
E grushtin të çeliktë
Fuqinë prej Titaniku
Përherë luftëtar
Gjatë shekujsh të gjatë
Ushtar i atdheut
Me hushtë e me shpatë
Zemra e tij e artë
Dashuri e zjarrtë
Ai prore i forte, shkëmb mali
Për liri-xixë stralli
Për Shqipen në Flamur-
Kala gur mbi gur
Ai-plisbardhë nëpër breza
Rrufe në beteja
Flakadan lirie
Shpresë për ditë të reja
Më miku ndër miq
I urtë për urti
Prore luftëtar
Për t’atdheut liri
Ai-përherë krenar
I vërtetë shqiptar
Të ndarë
Atdheu ynë-
I ndarë
Bijtë e tij-
Të përçarë
Motra e vëllezër-
Kurbetqarë
Zemra ime-
E vrarë...
ZEMRA
Shpesh na dikton,
Na nxit,
Na sundon,
Na ndalon.
Është lumë,
Tufan,
Det me valë,
Oqean.
Fërfërin,
Fluturon,
Urren,
Dashuron.
Ndrit,
Gurguron,
Buzëqesh,
Rënkon.
E qetë,
Të trishton.
Shpesh e mbetur vetë,
E djegur, e shkretë.
KOHË E PAKOHË
Qentë kuisin
Ujqit ulërijnë
Pas bredhjesh të gjata
Kur koha e hëngri kohën
Mbi hi të natës këndojnë korbat
Me krakamë krra-krra
Dhe qyqet e shkreta
E bufët e verbër
Lakuriqë e minj
Kërmij e shtërpinj
Duke fluturuar
Hecur e zvarrë-zvarrë
Çdoherë janë në ikje
sepse janë kusarë
Sepse janë lanetër
Sepse janë barbarë
Duke u vërtitur në rreth
Rreth jashtë rrethi
Rreth brenda rrethi
Rreth mbi rreth
Rreth nën rreth
Rreth në rreth
Rreth e rrotull
Çakejtë këndojnë
Pas shumë shekujsh
Nga shkëmbi i lartë i kohës
Humbur në greminat skëterrë
Zogjtë e trullosur thyejnë krahët e vet
Derisa era i përkul
Degët e gjera të lisave
Në hapësirën e madhe
Si nëpër ethet e botës
Në natën që e ndan hapësirën
Që e ngjall
Që e zgjon
Që e dallgëzon
Që e trazon
Për ta shpëtuar
Nga rënia në shpellë të errët të vetmisë
Të mbushur me zbrazëti
Si grushta uji fytyrës së përgjumshme
Shpuar nga shigjetat e diellit
Me mashtrimin e ëmbël të largësisë
Që mendon për udhëtim në kohë shtrëngatash
Midis erës dhe diellit
Midis tokës dhe qiellit
Midis hënës dhe diellit
Që me ëndrra e lidh zërin e njeriut
Në mullirin e vjetër të epokës
Pas horizontit që dridhet
E të gjithë rrathët i lartëson
Që edhe kohën e ndalon
Duke ruajtur pasurinë shterpe
Të diellit të kotur
Derisa thellë fundoset
Në hullitë e natës
Me një besë
Nën syrin e zgjuar të diellit
Mes ngjyrash të bukura t'ylberit
Si dallgëzim i erës pas ëndrrash t'fëmijërisë
Paskajësi e bardhë, pagjumësi e rrallë
Mësuam fluturimin e gjeraqinës
Horizonteve që prore dridhen
Me krahët e kohës së lodhur
Para së cilës ekziston vetëm fjala
Ama fjala e burrit
E rëndë me peshë të gurit
Nëpër kohën e habitur që s'ndalet
Me një besë për këtë tokë që s'falet