Kulturë
Përparim Hysi: Krevati i drejtorit
E shtune, 28.09.2019, 08:00 AM
Krevati i drejtorit
Tregim
Nga
Përparim Hysi
Sapo
më kishin transferuar në këtë fshat. Ca larg nga vendbanimi im, po kush ta
qante hallin. Do shkoje ku të caktonin dhe askush nuk pyeste më, në shkoje me
makinë, me biçikletë apo dhe në këmbë. Shteti të emëronte dhe për të tjerat,ku
jemi parë. Pushteti që të kish emëruar,
ndihej mirë, nëse ti akomodoheshe aty(gjithmonë me forcat e tua). Unë 10 km
larg e kisha shkollën dhe e bëja me biçikletë. Rruga qe e keqe dhe,kur binte
shi, me biçikletën ndërronim "portat": kur kish baltë shumë,e mirrja
unë në
krah. Xha Myrtoja, kur më shihte me biçikletë në krah,shpotitte:-Kjo dynjaja rrypa-rrypa,herë
ma hipe,herë ta hipa. Po për shpoti dhe unë nuk e haja bukën thatë dhe ia
ktheja:- Mirë gomari më ngordhi, po mizat pse nuk më lënë rehat, Ai hante"bodec" nga
shakatë dhe, për të më çlodhur, më ftonte për pak muhabet.Por sos se qe një
ditë a dy,kur në atë shkollë, punova për dy vjet.
* *
*
Shkolla
qe goxha e madhe,një ndërtesë me dy kate dhe kish një personel prej mbi njëzet
vetësh, pak maskilist personeli,se femra qenë nja shtatë. Drejtor qe mesoburrë,
me trup të drejtë prej sportisti (kish luajtur futboll deri aty,para pak
vitesh, dhe ruante edhe fizionominë, por dhe energjinë. Me të gjithë sillej
mirë dhe askujt nuk ia prishte ajkën. Unë e njihja prej kohësh dhe,ngaqë kisha
ndërruar nja 5-6 drejtorë, me këtë, me të vërtetë që ndihesha mirë.Drejtori nuk
qe liberal, por qe njeri racional dhe vlerësonte tek secili punën. Shpesh, kur kisha ardhur unë në shkollë, ai largohej nga
shkolla dhe frymën e mbante në qendër të kooperativës. Kur e pyeta se
ç'ndodhte me të që të paktën tri herë në javë (ditët që kishte për
kontroll, ai sulej andej).
-
Po bëj stazhin e partisë,- më tha. Jam aq i ngarkuar,-shtoi,- sa në një nga
klasat e shkollës, kam sajuar një si"kthinë" të vogël. E kam ndarë
klasën duke vendosur dollapin e madh dhe, pas dollapit, kam vënë një perde
ku,pas perdes, kam vënë një krevat portativ. Organizata e partisë, më shumë
mblidhet mbrëmjeve dhe, sa herë që vonohem (shtëpia e tij qe rreth 15 km larg). fle aty, në"kthinën"
time.
-
Epaske blerë belanë me para,- shtova unë si në intimitet.
Atëherë,
pse t'i ha hakën, as m'u zemërua, por as dhe nuk më denoncoi. Se fare mirë, mund t'i gjente
mushka drutë e mia që i prisja shkurt.Ai
jo vetëm e mori si shpoti bodecin tim, por dhe shtoi:- Pa qenë në
parti,as të transferojnë,por as mos prit që të ngrenë në detyrë. Pastaj, tek
hodhi një sy drejt një kolegeje që po kalonte, më
tha:- Çfarë llërësh që ka! Sikur
t'ia kullufitesh! Ore drejtor,-
ndërhyra unë,- do të shkulin veshët në organizatë. Dëgjo,- më tha,- vdiq koha e
thashë e themeve. Sa ndodhi ajo vrasja dramatike në Tepelenë,ku dy kuadro vranë
veten, shoku Enver lëshoi "anatemën":-Kush prek nderin e nënave,grave
dhe motrave tona, të ngrihen të gjithë e t'i këputin kokën". Tha dhe nuk
ka më as gëk as mëk. Tani, po u shkele
me patok, e bën vezën e madhe. Se mos e zgjas,- më sqaroi ai,- nga ky fshat
është Osmani. Qe mësues në shkollën X... dhe a e di se ç'e gjeti? Në shkollë
kishte një kolege.Pak e hedhur kjo kolegia dhe një ditë prej ditësh dikush e
kish kërkuar për grua. Epo derr në thes
nuk e merrte. Dhe shkoi e pyeti Osmanin, ngaqë njiheshin prej kohësh. Osmani i
tha:- Po më dëgjove mua, mos e merr,se ajo...dhe ia numëroi.Birçja jo vetëm e mori,
po i tregoi të fejuarës për Osmanin.
Asaj i erdhi gjahu në derë dhe e denoncoi Osmanin për thashë e
theme. Dhe Osmani u dënua me 6 muaj burg. Dëgjove? Dëgjova,- më thuaj.
* * *
Drejtori,veç
punës dhe stazhit të partisë, qe qejfli i madh grash. Sa shihte një femër.bëhej
aq obsesues pas saj, sa donte me çdo kusht që të flirtonte me të. Nuk bënte
dallim, në ishte bukur apo e "shëmtuar".
Bilez,fjalën"shëmtuar" për një femër e merrte si"mëkat". I
mblidhte femrat me"dushk e lëpushkë" dhe thoshte:- Për çdo
njërën,bën"sevap".
Kështu
ndodhi dhe këtu, në shkollën ku kam ardhur dhe gjithçka "zhvillohet"
atje,tek kthina ku,pas dollapit të madh,
pas perdes së gjatë, është krevati i drejtorit. Ai qe pak Napoleonian nga
mendimet dhe postulatin"Fati ndihmon guximtarët" e kish dhe si
motiv,por dhe si mburojë në fushën e qejfit.
ILDA
qe pastruese në shkollë,por, mos t'i hamë hakën: ishte e bukur. Drejtori, sa e
shihte atë që lëvizte me kovat në duar, bëhej tjetër:fillonte që t'i
gurgullonte gjaku dhe nga koka i dilte tym. Ishte gati që t'i hynte detit në
këmbë dhe,kurrë,asnjëherë nuk e vriste mendjen: në zhytej apo mbytej në këtë
lloj deti. Hamendësonte me veten dhe gjithmonë e ngiste anijen e qejfit mbi
detin e qetë dhe pa batica. Ja,ajo erdhi dhe tek zgjat duarët drejt qafës së
saj ( e di se sa elegante që e ka?);
buzët e mia i vë si kapak mbi të saj dhe e"lëpij" gjithë
lëngun e buzëve të saj të trasha. Kështu
përfytyronte dhe shkonte në harrim.
* *
*
Ajo,ILDA,
kish trup të derdhur. Në doje të veçoje diçka tek ajo,qenë sytë. Vështrimi i syve të saj qe i
guximshëm. T' i ngulte dhe,sado pak fshehur, kërkonte përmjet syve të depërtonte
në brendësi. KIsh një kërshëri, por që ishte e padëmshme. Prej saj dhe prej
atyre syve kurrë s'të gjente ndonjë e keqe. Drejtori (atij i kish rënë në kokë
për të), më thoshte:- Ajo dhe,kur të jepet me gjithësej, tek ajo ka prapë
diçka. NJë lloj "teprimi". Ti,- më thoshte,- je i letërsisë dhe mund
të gjesh fjalën e duhur për të.
-
Ka një"teprim elegant",- thashë unë. Të lumtë! Ke për tu bërë poet,-
bërtiti.
* *
*
Ajo
trokiti, e druajtur i tha drejtorit:- Kam ardhur për çelësin e asaj dhomës.
Ai,tek bëri për t'i dhënë çelësin,e kapi me të dy duarët dhe e tërhoqi drejt
vetes dhe e puthi rrufeshëm, pa vrarë
mendjen se çdo ndodhte më pas. Ajo, në
fillim sikur deshi të shmangej, por, më pastaj,e lëshoi trupin në lirshmëri të
plotë. Kur ai e lëshoi,ajo mori çelësin dhe zbriti shkallët me shpejtësi. Tek e
ndoqi nga prapa me synë e një fajtori dhe gjysmë i trembur, ai vuri re që ajo,
pak tinëzisht, i hodhi një vështrim që nuk dije si ta merrje. Sidoqoftë,- tha
ai,- nuk ka për të treguar. Kjo ndodhi qe pasdite dhe tërë natën e natës ai nuk
mbylli sy. Priste të nesërmen,gjysmë i alarmuar. Kur erdhi ajo, të nesërmen dhe
i rikërkoi çelësin e kthinës, ai u bë me krah dhe shkoi pas saj. Sa hapi
perden,ndjeu duarët e tij mbi supe. Tani nuk lëvizi fare dhe "pakti"
qe bërë. Tri herë, pasditeve kur duhej
të shkonte në "stazh", ajo vinte dhe si ai, i sëmuri që do të
pijë në të njëjtën kohë ilaçin,dhe shtrihej tek krevati. Ai shkonte atje
"për të marrë çelësin" dhe aty,mbi krevat, reciprokisht kalonin në
delir. Kështu ndodhi gjithë atë vit,deri sa drejtori u bë komunist.
Në
fund të vitit shkollor, ai u transferua në aparat të Komitetit të partisë,se
"kredencialet" nga baza i kish shumë të mira. Unë mbeta aty dhe,një
ditë prej ditësh,shkova ta takoja drejtorin që qe ngritur në përgjegjësi.
Shkova, regjistrova emrin dhe prita ta takoja drejtorin tim. Kur m'u afrua një
femër dhe tha: -Kush pret për shokun NASI (harrova t'u thosha: NASI quhej
drejtori im), mos pres se shoku NASI është i"zënë". Domethënë, ku
jemi parë? Drejtori kish "hedhur trup" dhe i doli fjala:- Po nuk qe
komunist,as transferohesh dhe as ngrihesh në pozitë. Dhe i arriti që të dyja.
Tiranë, 16 shtator 2019