Kulturë
Astrit Lulushi: Mëkat...
E diele, 29.09.2019, 12:00 PM
..mëkat..
Nga
Astrit Lulushi
Gjithë
njerëzimi i ngjan një institucioni, ku njeriu jeton me frikë. Megjithëse e di
me siguri se është pa faj, nuk ka bëra asgjë, askush nuk ndjehet i lirë nga
mëkati që në thelb ushqen frikën e gabimit që e mban njeriun poshtë. Parë
thjesht, mëkati është si një veprim, që për çfarëdo arsye, përfundon në dështim
ose dënim me vdekje.
Fjala
‘mëkat’ nga greqishtja ‘hamartia’ - humbje, përdoret jo rrallë edhe në fushën e
krikikës letrare. Atë e gjejmë, në fillim, tek Aristoteli në Poetica, ku fati
tragjik i protagonistit çon në një zinxhir veprimesh që kulminojnë me përmbysje
nga shkëlqimi në rënie. Ndërsa, sipas Dantes, mëkati është lëvizje e shpirtit
brenda protagonistit, që krijon në audiencë ndjenjën e frikës e cila çon në
zhveshjen e emocioneve ose katarsis, nëse publiku nuk është injorant. Kështu,
njeriut qëllimisht i mohohet të bëjë gabim, pikërisht nga ata që nuk dinë
asgjë, por që i sundojnë.
Kanë
thënë se gjeniun dhe të çmendurin një hap i ndan. Shumë personalitete të
shquar, që fillimisht janë cilësuar të çmendur, kanë thënë se nga gabimi vjen
zbulimi, zhvillimi e përparimi. Raste të tilla quhen kuriozitete.: ‘Një ditë
dëgjova mësuesin duke i thënë inspektorit se isha “i zgjuar” dhe se nuk ia
vlente të më mbante më në shkollë, tregon shpikësi i madh’, Thomas Edison, për
vitet e fëmijërisë, gjatë një interviste në vitin 1907. Ai u detyrua t’i
vazhdonte mësimet ne shtëpi.
Mëkati
është instrument për kontrollin e njeriut. Për të zhvlerësuar a penguar
njeriun, frika rritet aq shumë sa që njeriu është i bindur se nga mëkati nuk do
të shpëtojë kurrë, pra, se të gjithë lindin të rënduar nga kjo peshë shtypëse e
detyruar.