Kulturë
Ndue Ukaj: Një ditë vjeshte si kjo
E diele, 29.09.2019, 11:05 AM
Ndue
Ukaj
NJË
DITË VJESHTE SI KJO
Lajmet
e fundit fillojnë si përrallat e bukura:
Na
ishte njëherë shpresa dhe qyteti i gëzuar.
Tani
ka tym, mjegull dhe gurë pikëllimi.
Njerëzit
shëtisin të hutuar.
Pinë
kafe bashkë me fantazma
dhe
të shastisur rrëfehen para tyre si Konstandini kur e sillte Doruntinën te ëma e
vet.
Nëpër
rrugët e ngushta mendimet janë të ngushta,
dhe
marrin n’ thua edhe ata që sytë i bëjnë katër.
Na
ishte njëherë një kohë kur lirinë e prisnim nga lajmet.
Tash
lajmet na dëftojnë hijet që kukurisin dhe njollosin lirinë.
E
përtej horizontit në malet e thepisura
shihet
dëborë dhe një dimër i acartë pa fund.
Oh!
Në një ditë vjeshte si kjo,
me
lirinë e tepruar të imagjinatës
shoh
gra të bukura
që
luajnë me gjethe vjeshte.
dhe
matanë ekraneve një çetë politikanësh
si
bëjnë plane të mjegullta.
Një
ditë vjeshte si kjo,
njerëz
pa skrupuj shëtisin rrugëve të boshatisura.
Ata
kanë abortuar lirinë
dhe
shfaqen çdo mbrëmje në ekranet tona të mëdha.
Na
dëftojnë si formohet mbretëria e marrëzisë
para
syve që s’shohin gjë nga mjegulla.
Një
ditë vjeshte në fund
ndala
orën dhe përmes dritares
pashë
një qytet të mërzitur
silueta
njerëzish të mërzitur
gra
të mërzitura
fëmijë
të mërzitur
dhe
një grusht politikanësh të lumtur.
(Nga libri, Gjithmonë
diçka mungon, OM, 2017)