Kulturë
Astrit Lulushi: Në fillim...
E diele, 13.10.2019, 03:14 PM
.. në fillim...
Nga
Astrit Lulushi
Një
fjalor hebraish-anglisht i terminologjisë së Biblës botuar në vitin 1908 nga
tre autorë, Brown-Driver-Briggs, jep kuptimin e emrit ‘Nefilim’ si
"gjigandë", por thotë se etimologjitë e propozuara të fjalës janë të
gjitha shumë të pasigurta. Shumë interpretime, bazohen në supozimin se fjala
është një derivat i rrënjës hebraike n-f-l "bie". Më pas, disa kanë
argumentuar se fjala vjen nga Hifil, duke nënkuptuar se nefilimët janë
"ata që bëjnë që të tjerët të bien", apo "ata që kanë rënë mbi
të tjerët", e ngjashme me ‘ai që është emëruar’, mbikëqyrës, ose ‘ai që
është ‘NëFillim’.
Dhe
Zoti i tha Moisiut:
"Dërgo
njerëz të hetojnë tokën e Kanaanit, të cilën unë po ua jap Izraelitëve"
... Kështu ata shkuan dhe hetuan vendin ... dhe kur u kthyen, i thanë:
"...njerëzit që banojnë në Kanaan janë të fortë e shtatlartë, qytetet e
tyre janë të fortifikuar; dhe përveç kësaj, atje ne kemi parë pasardhësit e
Anakut”. (Numrat, Dhiata e vjetër).
Bibla
i përshkruan Anakët si pasardhës të Nefilimëve. Teksti thotë se Anaku ishti
biri i Arbës. Në lashtësi Hebroni quhej “Kirjath Arba”- "Qyteti i
Arbës", banorët e të cilit u zhvendosën me ardhjen e izraelitëve, rreth
viteve 1580 pes., duke u shtrirë drejt Ballkanit të sotëm dhe duke sjellë me
vete pjesë të gjuhës dhe emërtime. Qytet a fshat me emrin Arba ekzistojnë sot
në Greqi, Itali dhe sigurisht në Shqipëri ku Arba u shndërrua në Arbëri e
Albani.