Kulturë
Qazim Shehu: Më rritën këto ara
E enjte, 17.10.2019, 07:21 PM
MË RRITËN KËTO ARA...
QAZIM D. SHEHU
Me
zjarrin e misrit të bardhë
Me
bukën e çerepit,
Me
ca tinguj pa radhë
Që iu afruan djepit
Dhe
muzgje si mullarë
Që
varnin qeleshen
Në
plepat komandantë
Që
urdhëronin heshtjen,
Më
mbrujtën këto ara,
Duke
gëzuar vjeshtën
Me
prodhime të mbara...
Ato
ishin të përjetshme
Ashtu
janë dhe sot,
Me
heshtjen e ngeshme
Dhe
plepat pikëçuditëse
Në
çdo lëvizje vjeshte...
E BUKURA E DHEUT
Vjen
supembuluar në sallon,
Kush e gënjeu
Dhe
e solli në mes tonë?
Këtu
kush s`e kërkon,
Le
të fshihet diku në sallën,
Që
shtrigat zbukuron…
VAU
Vërshoi
lumi, pastaj u mpi,
Kur
lundra u mbyt me një njeri
Që
shkonte të çlidhte një dashuri.
Tani
ujë i pakët jep shpirt,
Pakësuar
prej dhimbjes,
I
lumtur se rrugën
Ia
hapi gjindjes…
KUR PRET NËNA…
Mund
ta ndezësh natën me prushin e shpirtit
Po
yjet s`të lënë,
Me
një dritë si kandil i dimrit,
Tek
fryn një erë dhëmbërënë.
Me
ca fjalë mund ta ndezësh natën
Gjethet
s`të lënë,
Në
rënkimin e tyre të ngathët
Fëshfërit
malli pa lëndë.
Dhe
më tutje, ç`ka nata
T`i
marrësh me radhë,
Një
sofër që nuk shtrohet pa shkuar ti
Bëhet
diell që natën bën e bardhë…
KËNGA QË KËNDOJ
Kënga
që këndoj më përket vetëm mua
Dhe
s`dua t`i përkasë dikujt tjetër,
I
njëjtë me një ftua nuk është një ftua,
As
dhe një lumë nuk ngjet me një tjetër.
Veç
nganjëherë një hije mashtrimi,
Vjen
e më ngroh në gjoks,
Dikush
të bukurën e kapi nga fillimi
E
mua më duhet kohë..
SKEMË
Në
fund, pse t`i urrejmë skemat,
Me
dhunën e tyre të mësuar
Ne
përballojmë mbledhjet,
Injorantët
e kulturuar.
Si
skelete armaturash,
Rreth
një pallati që ndërtohet,
Pandjeshëm
rreth nesh thuren,
Thërmia
ndjenjash betonizohen.
Dhe
janë aq të përpikta,
Aq
na japin gazmend,
Pa
i kuptuar ligës(z)inë
Kur
na mbajnë në vend…
ELEKTRONIKË
Në
letrat e rralla
Kur
vijnë ato
Ndjej
pas çdo ahu
Një
klithmë,oh.
Më
tepër se në letër, malli
Nuk
shprehet kund,
Po
letrat janë të rralla
Dhe
letra po humb.
Të
paktën, pyjet,
E
morën një shpëtim,
Dhe
një filiz, me besimin
Që
s`do ta presin për këtë,
Lind…
RRASAT MBI ÇATI
Lart
nga qielli zbritën në rrasa
Sa
e sa agime,
Frymë
të ngrohtë u dha vatra
Dhe
zemra ime.
Dhe
sa shi breroi në to,sa borë,sa ngricë
Ato
veç koha i hijesho,
Me një drithërimë.
Kur
mendoj si rrinin mbi çati
Të shtrënguara sup më sup,
Si
luspat e gjigantit të ri
Në
trup…
Kur
vatra s`ndizet më, ato prapë rrinë
Ashtu të ngjeshura fort,
Dhe
në krisje ndjejnë vetminë
Frymën
e shuar që s`i ngroh…
Sërish
breron shiu mbi to
Sërish
zbresin agime fikse
Veç
fryma e njerëzve u ço
Një
dhele frike…
LETRA ME VRIMA
Nuk
është letër llotarie
As
e shpuar për hobi,
Është
një letër fisnikërie
Shpuar
nga lapsi i zi.
Vrima
vrima si një trinë
Që
lodron në det të mendimit,
Dhe
kotësinë mban mbi shpinë
Në
dehje të hutimit…
SINQERITET
Të
ftoj t`i kthejmë pas vitet
Të
dashurohemi si dikur,
Një
ndjenjë për të cilën s`më pritet
Vrapues
i lodhur në gjunjë..
Dhe
është kaq largësi, më thua,
Ngjan
sikur është afër,
Nëse
do riktheheshim, s`di ç`do ngjante me mua,
S`do
të kisha dashur…
NATA
Me
çadrën e vet të stërmadhe vjen nata
Për
të na mpirë arsyetimet,
Yjet
e rralluar bëhen më të paktë
Mos
shohin tonat,dështimet.
Kjo
çadër në duar të panjohura
Bie
dhe bie e na kthjellon,
Për
të pritur agimet e lodhura
Me
fasha drite që nuk mjaftojnë…
RRATHËT E LISIT
Drurët
e prerë si daulle të heshtura
Goditen
nga shkopinj vetëtimash,
Në
rrathët si përhera
Sheh
fytyrat e parardhësve të fisit.
Dhe
janë kaq të shtrënguar
Për
mosgojën dhe kumtin,
Gjithësesi,
në trung ka biskuar
Një
fjalë e amaneteve, mos humbin…
POETËT
Yjeve
zili ua kam zilinë
Që
thithin çdo natë nga ne,
Prandaj
më shumë ndrijnë
Në
kast turbullojnë pafre.
Dhe
dritën pa harxhim
E
derdhin joshjendezur,
Njëri
ndrin,tjetri me shkëlqim,
Ia
kthen duke qeshur…
Kur
shkëlqen më shumë shoku
Zili
e kanë poetët
Dhe
zhyten në bërllokun
E
një brenge të tepërt.
Yjet
e lavdisë rendin
Të
kapin me ngut,
Në
zili veten çmendin,
Të
etur pa u tut…
Yjet
lart në qiell shikojnë
Këta
yje të tokës,
Dritë
më shumë lëshojnë
T`i
japin botës…
Veç
dritë e tyre s`mbërrin
Në
u mbërritë, nuk digjet,
Kur
zilia egon ngrin,
Në
një zemër që përpëlitet…
VJOLLCA
E
fshehur në një ferrë
Ngre
kryet e lulëzon
Pa
pyetur për erë
Dhe
ciknën që përvëlon.
Pranverën
lajmëron
E
brishtë e mitare
Asgjë
përreth nuk gjethon,
Ngrijnë
ende ujërat në zaje.
E
penduar s`kthehet dot
Drejt
thelbit të saj,
Dhe
lutet e thotë ç`ngjet më pastaj…
Do
vijë,s`do vijë pranvera
Rri
e mendon,
Kur
ferra çel gjethet e gjera
Askush
nuk e shikon…
T`i
presë ato gjethe
Apo
ta shikojnë duke u lulëzuar
I
ikën kësaj dileme
Dhe
rrit shtatin e hijeshuar…
Në
pavdekësinë e bukurisë
S`mendon
sakrificën
Siç
i ik çasti mërzisë
Pesë sekonda ditën…
NJË PISHË DHE NJË PLEP…
Pranë
pishës një plep
Ndërron
rroben sa herë
Mes
rrëshirës shtatin djeg
Një
pishë fërshëllyese nëpër erë…
Dhe
veten nuk e pa
Një
herë lakuriq,
Ndaj
gjelbërimi i saj
U
bë si gjembat në një iriq…
Kur
era ia gudulis
Shtatin
plepit hollak,
Ajo
s`shkon drejt trupit në pishë
Mbrojtur
nga gozhupi i saj manjak…
Drithmat
e plepit ia kupton
Edhe
pse të plota nuk i ndjen…
Ndaj
rrëshirë më shumë lëshon,
Dhe
pranverën urrren…
MURET E BARDHË
Nuk
tunden nga gjëmimet e mbytura
As
mallëngjehen nga trupat lakuriq,
As
nga orët e grira prej hamendjesh
S`duan
të jenë kuti hedhur në valë
As
pasqyrë bredhjesh,
Muret
e bardhë.
Suvaja
s`e thith më frymën tonë
As
ajrin nga jashtë,
Ato
s`duan të na besojnë
Ndaj,
mbi to, vumë sytë e mungesës
Veten
ose ato të vëzhgojmë…
FJALËT KËMBËZBATHUR
Shuall
i fjalës
Nga
gurët e injorancës,
U
gri.
Mbeti
fjala këmbëzbathur.
Këpucët
e saj
Janë
duke ardhur…
MOSMIRËNJOHJE
Një
curril në shkëmbin e murmë,
Buron
nga lot i drurit,
Se
njerëzit u çlodhën në hijen e tij
Pasi
iu falën ujit…
UJ-UJKU
I
lakuriquam ndjenjat prej mërzisë
Ia
marrim syrin në vështrim..
Ujku
më s`po ulërin.
Tani
ujqër u bëmë ne,
Dhe
i themi të rrijë urtë
Në
ndonjë përrallë a rrëfenjë…
Me
tabutë,mënitë , tmerret,
Kur
kapërcejmë padrejtësitë
Thërrasim
uj-ujkun të hakmerret…