Kulturë
Demir Krasniqi: Disa pyetje për Tugjecin
E premte, 18.10.2019, 06:18 PM
Disa pyetje për Tugjecin
- Teksti , muzika dhe
interpretimi : Demir Krasniqi -
Nëpër orë t’ hershme t’ mëngjesit –
Bylbylat i këndojnë Tugjecit !
Bylbylat në
vend nuk ngecin –
Për
shumëçka e pyesin Tugjecin !
O
Tugjec , fshat i Gollakut –
Ku
i ke burrat e konakut ?!
O
Tugjec , vend i qershive –
Ku
e ke Kullën e Ushtrive ?!
O
Tugjec , fshat i kodrinës –
Ku
e ke Hanin e Hamit Sijarinës ?!
O
Tugjec , çerdhja e pëllumbit –
Ku
e ke Hanin e Arif Kosumit ?!
O
Tugjec , fshat i krenarisë –
Ku
e ke ushtrinë e Shqipërisë ?!
Ku
e ke ushtrinë, ku e ke Hanin ,
Ku
e ke Shefqet Kapetanin ?!
Shefqet
Kapetanin – Shefqet Bylykbashin ,
Oficer
shqiptarë – kapedan yzbashin ?!
Ca
bylbyla po e dridhin plepin –
O
Tugjec , ku e ke mejtepin ?!
Ca
bylbyla po e dridhin shpatin –
O
Tugjec , ku e ke xhematin ?!
O
Tugjec , qendër e fshatarit –
Ku
e ke dyqanin e farkëtarit ?!
Po
këndojnë bylbylat n’ katunde për punën –
O
Tugjec, ku i ke ti , zyrat dhe Komunën
?!
Po
këndojnë bylbylat në fusha dhe male –
O
Tugjec , ku e ke ti , Bashkësinë Lokale
?!
Po
këndojnë bylbylat , këngët sipas rendit –
O
Tugjec, ku e ke ti , atë Zyrën e Vendit
?!
Po
këndojnë bylbylat në fshatrat malore –
O
Tugjec , ku i ke ti , ndërtesat
shkollore ?!
Po
këndojnë bylbylat n’ troje te fshatarët
–
O
Tugjec , ku i ke ti , nxënësit ,
arsimtarët ?!...
Po
këndojnë bylbylat nëpër degë të mollës –
O
Tugjec, ku i ke ti , banesat e shkollës
?!
Po
këndojnë bylbylat në degë përmbi plepa –
O
Tugjec , ku t’ mbeti ty , biblioteka ?!
Po
këndojnë bylbylat n’ fshatrat kodrinore –
O
Tugjec , ku t’ mbeten ato tri shitore ?!
Po
këndojnë bylbylat nëpër degë të plepit –
O
Tugjec , ku t’ mbeti Shtëpia e Shëndetit ?!
Gjilan , më 28.09.2019.
Demir Krasniqi