| E shtune, 26.10.2019, 07:41 AM |
Ta njohim më mirë shkrimtarin Sheremet Prokshi
Shkruan
Zymer Mehani
Sheremet
Prokshi lindi në fshatin Fortesë (Vërbofc) të Drenasit. Shkollën fillore e kreu
në vendlindje, ndërsa normalen dhe SHLP në Prishtinë. Që nga viti 1974 punon si
mësimdhënës.
Me
poezi merrej prej kur ishte nxënës i shkollës fillore dhe deri më tani ka të
botuara këto vepra:
1.Iliria,
drenushë me halle,
2.Fluturat
lozonjare,
3.Diell
për Çamërinë,
4.Shkronjat
nëpër vargje,
5.Ku
merr frymë shëndeti,
6.Fortesa
e fundprillit ’99,
7.Gjyshja
nga Presheva,
8.Mijëra
vargje për ty nënë,
9.Hëna
me dy faqe,
10.Macja
laramane, dhe e fundit
11.Bukuroshja
e lirisë - I.
Është
anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i Karvanit të Shkrimtarëve
për Fëmijë “Agim Deva” dhe i disa shoqatave tjera letrare. Është përfshirë në
dhjetra antologji, në enciklopedinë ”Autorë të letërsisë shqipe për fëmijë e të
rinj 1886-2017”, si edhe në tri vepra studimi me analizë dhe kritikë letrare.
Shkruan
kryesisht për fëmijë, por edhe për të rritur. Jeton në Drenas.