E shtune, 05.10.2024, 12:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Kuçova, qyteti i gjelbëruar në festën e kinemasë

E diele, 27.10.2019, 11:49 AM


KUÇOVA, QYTETI I GJELBËRUAR NË FESTËN E BUKUR TË KINEMASË EVROPIANE

I gjithë ky aktivitet interesant organoizohet për disa vjet nga kineasti i mirënjohur Skënder Jaçe.

Nga Albert Z. ZHOLI

Në 7 Qytete të shqipërisë, do të organizohet gjatë sezonit dimror, aktiviteti Kinematografikë “Netët e Kinemasë Evropiane”.

Ky aktivitet i rëndësishëm kinematografikë do të startojë në qytetin plot gjelbërim të Kuçovës në datën 15Tetor deri në 18 Tetor 2019. Ai organizohet nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë, z. Kreshnik Hajdari.

Qyteti i Kuçovës do të përjetoj çaste magjike që arti i 7-të, di ti përcjellë aq bukur.

Emra të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar, Artistë, regjisor, Kineastë do të jenë pjesë e këtij shou kinematografik.

Përveç filmave të fundit të Kinemasë Evropiane, do të kemi prezentë dhe tre premierat e fundit të kinemasë shqiptare.

Bukurinë e festës së kinemasë do tja shtojë prezenca e këngëtarëve të njohur:

Irma Libohova, Vaskë Curi, Mira Janji, Eranda Libohova, Kristina Ndoja.

Si dhe grupi i valleve të Vlorës me koreograf z.Kujtim Sako. E ftuar speciale do të jetë aktorja e njohur Anisa Markarian.

Ky aktivitet i rëndësishëm kinematografik organizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë shqiptare, Bashkia e Qytetit Kuçovë, Qendra Kulturore Feniks Kuçovë. Është një produksion i “Cinemania Production”.

Edhe këtë radhë, Kinemaja që mban emrin e Kollosit të skenës dhe ekranit shqiptar, aktorit tonë të dashur Kadri Roshi do të përcjellë plot emocion  4 netët e Kinemasë Evropiane. I gjithë ky aktivitet organoizohet për disa vjet nga kineasti i mirënjohur Skënder Jaçe. Ai me vizionin e tij, me durimin, dëshirën e madhe për të ringritur nivelein e kinemave shqiptare kudo në vend ka bërë që qytetet shqiptare nga jugu në veri ta mirëpresin dhe  falënderojnë. Skënderi një talent në fushën e organizimeve  të shfaqejeve filmike në kinematë e qyteteve që janë zbarzur, po sjell një fortmat të ri bashkëkohor që po tundon qytetarët kudo në Shqipëri. Me këtë nismë ai mpo rihap shumë kinema që kanë vite  të mbyllura dhe drynet me ndryshk nga koha e mospërdorimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora