Kulturë
Qazim Shehu: Verës në Tiranë
E diele, 27.10.2019, 12:44 PM
VERËS NË TIRANË
POEZI NGA QAZIM D. SHEHU
Boshatiset
Tirana nga plazhet dhe nga hallet
Për
t`u larë në ujët e detit,
Bredh
hapi im në rrugën e zbrazët
Në
frymën e asfaltit të vdekur.
Sa
ngushtë në gusht e ndjej veten,
Në
këtë qytet makroidhnik,
Dhe
sytë e mi diku treten
Të
gjithë, të gjithë kanë ik…
Nga
kjo zbrazje s`mund të përfitosh asgjë
Të
kthehesh në shtëpinë pa kondicioner,
Në
furrën e vapës të përpëlisësh sytë,
Ndërsa
befas ndërgjegja ime ther…
Diku
i morën një mjellme nga qafa
Varësen
e floririt,
Nga
Gjermania erdh e ngrata,
Dhe
provoi këtu thikën e katilit.
Nëse
do shkonte në det ndoshta
Varësen
do kishte humbur…
Por
do të jetonte akoma
Si
mjellmë e palumtur…
Uh,kaq
vapë e kaq angështi,
Të
shkosh në det,diku,
Por
edhe pa ty s`mundtë rri,
O
pis qytet i denjë për hu…
VOSKOPOJË
Këto
pisha më ngjajnë si mjekra prifërinjsh
Heshtin
kishat me një ndezje qirinj,
Vetëm
kujtesa ka gojë…
Pranë
bujtinave të verdha,
Në
valle mistike,
Përfund
kujtesës del e kaluara
Dhe
qirinjtë nga pikëllimi fiken..
TUSHEMISHT
Rrjedh
burimi si gisht i tokës
Për
t`u larë në liqen,
Në
fshatin Tushemisht
Sa
Një
gisht.
Pa
atë liqeni s`do ishte
S`do
kishte këtë tharm natyrisht,
Dhe
mbrëmja kaq e bukur s`do binte,këtu në Tru(shem)isht….
LASGUSHI
Përtë
mos mbajtur mbi krye një mjellmë
Ashtu
siç i takonte,
Poeti
vuri mbi të një barsolinë,
Edhe
me të ,
Ecte
si mbi një minë…
CJAPI
Faqet
e librave, me fletë tërfili
I
ndaja në lexim.
Vinte
befas cjap jeshili
Dhe
tërfilin hante gabimisht,
Nganjëherë
hante letrën
Dhe
shkronjat humbisnin në bark të tij,
Dhe
s`e dinte se isha aq i etur
Për
natyrën dhe atë
Qëi
jepte bukuri…
Kur
u rrita ,atë cjap ftujak
E
futa në letra të blegërinte pak nga pak,
Dhe
pak nga pak ai ikte
Me
brirë vitet e largimit shtynte…
Sa
malli më ka marrë për atë cjap
Për
sytë e tij të pafajësuar…
Sa
ç`kam shkruar I jap,
Veç
të ndjej edhe një herë ashtu
Tërfilin
e aromuar…
KRAHËT E DASHURISË
Era
që fryu poshtë derës
Më
solli dashurinë pa flatra.
Ato
ishin copëtuar nga furi e erës,
Nga
ngasjet e pakta…
Kur
dy krahët e mi ulën
Njëri tjetrin me tërbim,
Flatrat
e dashurisë humbën
Dhe
mbeti vetëm trupi i saj ulok
Si
dëshmi pakthim…
Era
e bie gjer te pragu,
Të
hyjë brenda s`ka guxim…