Kulturë
Luan Kalana: Thesaret shpirtërore të Devollit
E diele, 27.10.2019, 12:46 PM
THESARET SHPIRTERORE TE DEVOLLIT
poemth
"DO KENDOJ ME DOGJI MALLI"
nga thesaret shpirtërore, Devoll Shqipëri
"Dhe
ky plis nga herë ish i fortë,
shkoi
në Evropë ,brodhi në Azi,
por
kudo nga flokët, gjer në thonjtë,mbeti Devolli".Dritero Agolli
&-Do
të këndoj vëllezër më dogji malli,
do
këndoj shqip vendçe,po të ma mbani, ...
do
këndoj iso për vatanin,me kuç e me mace të zieni,amanet, ju të mos qani,
zemra
po më pikon lot,do t'ja thërres si i mari,të lozë fusha,të tundet mali ,
burrat
e zamanit bujq të pashoq,gratë me lelekë kornin fushën,shtrinin pollok,
do
këndojë zemra,per mbesat,që flasin ëmbël shqipen,do theras,se s'duroj dot.
&
T'ju
ndjell ju miq, zogj të më vini, si për shtatë palë qejfe,në festën e Gushtit ,
me
ju të pi, t'ia bëj bromb majë stolave,me këngë e pagure, bira raki,
të
kthehem për vit tek ju si shtegëtar, të pi ujë me pëllëmbë nga burimi i Zallit,
të
më vijë era zhubricë*,të ngrej qiellit saullin,të lidh me ju besën e burrit ,
te
shoh traktorët,kombanjat si në betejë ku përmbysin plisat,korin grurin .
&
Të
më mbijë në sy lumi gjarperosh me luginen gjelbëroshe qilim shtruar,
malet
krahëshkruar mbulojnë fushën që bën karamele, si kube e ndriçuar,
Gramozin
tërë vitin me qeleshen e bardhë, një piramidë egjiptiane, Feniks ,
qytezat
e tua, gjerdan ruazash në gushë,t'më rrethojnë si prush i pashuar.,
natën
nën perden e yjeve me hënën që gjejdis mbi luginë si disk fluturues ..
&
Të
skuq me penel malet me gjakun e dëshmoreve,flamur kështjelle rreth fushës,
të
pamposhturit e spitalit partizan,heroin e devollit,matrazovin e Poloskës*,
trimat*
devollinj që u gjakosën në telat,lanë kockat,kampeve e burgjeve,
ata
që hapen dyert për vëllezërit kosovarë,refugjatët* që bredhin botës,
të
bëj një mal me lule,për ata që mbollën lirinë me qumshtin e Nënës..
&
Të
takoj,Dritin*,Homeri i gjallë që i jep kombit famë,dritë margaritar,
bilbil
Skënderin*nga Lëndina e lotëve,serenatat me kitarën e Ziçishtarit *
artistin
e fjalës,babanarin* ,oborret mbushur jargavanë nga Bajraktari
Devoll
,vend i shenjte turistik,portale në Shqipëri, obelisk e altar,
trevë
e lashtë Ilire,Eorde*,ku demolli* lë amanetin e trashëgimtarit..
&
Të
mbaj mbi kokë si sini,hambarin e bereqetit,gjeneratat filiza,lule anguliçet
t'ju
jap mësim në
shkollat,djep
i dijes së paqes për shekujt kulturë e qytetëri kapelëkashtat që përdredhin
shatën e dardharen,burrat kosën,e devolliçen,
të
ngopem me lakror,piperka me gjizë,domate turshi,fasule që ziejnë në poçe*,
Devoll,simbol
për kombin, kryelartë monument, një Panteon,me emër në histori..
&
Të
hap gjoksin t'i fut në gji,pëllumbat e paqes,nxënesit e mij dhe Leonardin*
të
shkojmë ne eskursione tek Guri Cjapit ,nga Gjoli, në Shpella Ilire e Trenit,
të
dëfrejmë me Nishanin e fshati,ku rrrukullisen çiliminjtë tek Imirin në Inonisht
të
dëgjoj si altoparlant zërat e korit të fshatit,shkollarët,qyqen,gjelat,e
shqerkat,
të
dielave piknike,në Dardhën turistike, Dobërdorë*me Gurin,nga Sellcat,Bilisht.
&
Të
shpalos me ju, si dikur, spartakiadat nga fush-blerta e sportit, ditën vonë,
të
shoh shtatëdhjetë vjeçarin ,trifonin ,veteranin, xhonglerin e futbollit tonë,
të
loz futboll si dikur këmbë zbathur, me mëhallën time, të vjeterit me të rinjtë,
të
bëj lojra popullore, ku djem-vajza,vrapojnë me thes,tërheq litarin në lëmenjtë
të
shoh në beben e syrit devolleshkat duar arta që hedhim vallen fshaçe me djemtë.
&
T'i
fut në zemër,nënat kërcure shami zeza,me shtëpitë e vilat e reja,
kurriz-gërmuqe,
të
eci mbi bar,të lëvrij në jonxhe,të mbledh në grunjat grashina e bufkalulekuqe,
të
takoj në ugaret arrinjtë e fushës,të mbush qeren me kashtë dëngë mbi
reznishtat,
të
vete nga varret,të ndez qiri,të takoj brezat,të puth baballarët mjeshtra bujq e
lufte,
të
fshihem prapa një varri,mos më shoh njeri ,të qaj me zë,të nxjer lot rrëke,mall
e dufe !
&
Të
shtrohem këmbëkryq dhe një gotë me dhallë të pi ,të shkëmbej bejte e dolli,
me
aktorët e ,Belushi,*Elin ,kengetaret aliun,spahon ,anën, e endrin, dasmorët pe
devolli,
muzikantët,
Hakiun*,Vaskën*,Sefkën*e Mexhitin*,me fyell*,"Kurbetli na dogji
malli"
të
rri si në dasëm me krushqit,të kujtoj ata që ranë rrugës,për kafshatë e për
vatanë,
të
ndez dashurinë,të shëroj plagët,të sëmurët,nga varri t'i ngre në këmbë pa anë.
&
Të
shoh devolliun zemërluan,si s'u lodh duke ngritur kështjella-male me dorë,
ma
bëni derman, jam larg oqeane kalëruar,me Devollin të jem edhe unë në Vlorë.
e
në mos ardhça, këto fjalë zemre,si Marigoja* qëndistare, i dua amanet në
flamur,
dua
t'i shoh shqiptarët bashkë,si dikur Ismail Qemalin,me flamurin kuq e zi në dorë
kështu,
askush s'do na ndali dot, Devoll e Kosovë një Komb si ai Flamuri në Vlorë.
&
Ti
Devolli im, të shoh vërtetë, apo jam në ëndër me sy hapur si i dehuri me
pagur?!
Po
jo. S'e harrohet dogana,Kapështica, tragjedi e shpresë për refugjatin ogur,
je
ti Bilishti apo je Zvicër,nuk fle,si nuse me tel që pret në ankth dhëndrin e
bukur,
të
kap qiellin tënd maje Ivanit*,të fluturoj reve, nga Vishocica deri mbi Kostur*,
të
kthehem duke lotuar shi,të perëndoj mbi Çardhak,në Moravë si dielli im dikur...
Luan Kalana
ish mësues i Gjuhës
Shqipe,
Devoll, Shqipëri
p.s.
Nderim
,respekt dhe krenari për të rënët dhe të gjallët...!
-Shtatë
Gushti* -Festë historike,tashmë tradicionale e popullore ne Devoll,
-***deshmori
mitralier Refat Skermo nga Poloska qe ju hodh me trup
bunkerit
gjerman,ne malin e Thatë,..dëshmori Nevruz Gjoza nga Poloska,
që
luftoi heroikisht ,në spitalin partizan ,në Bradvicë, Moravë.
-"te
aratisurit", desidentet ,që u burgosën e u larguan nga vendi
për
liri e demikraci,poeti Gezim Metolli nga Tresteniku, mandela i Devollit. e
shume te tjere,...
***poeti
Dritero Agolli ,Nderi i Kombit,nga Menkulasi,
Skender
Rusi, Qytetar Nderi, poeti lirik korcar nga Vishocica,
shkrimtaret
Sotir Andonin,Petraq Zoto,Thani Naqo nga Ziçisht,Luan Xhuli nga Babani,...
Merita
Bajraktari nga Cangonji,Agim Isaku nga Bilishti,Skender Demolli nga Ponçara,
Ligor
Prifti nga Bradvica e Devollit ne New York,poet shkrimtar enciklopedist,
poetja
Lida Lazaj,.. e shume te tjere...
Kosta
Nake publiçist e poet i talentuar i gazetave Bilishti,Eorde..
***Xhim
Belushi aktor shqiptar i holliwoodit nga Qyteza e Devollit,
Jajmes
W. w Pandeli, shkrimtar amerikan me origjne nga Treni,Devoll,..
-kineastët
pionierë dardharë, Endrii e Xhanfize Keko,
-Akademiku
Alfred Uci nga Hocishti
-Teodor
Laco shkrimtar e skenarist,
hoçishtarët
Tërpinët,Konomët prograrë e të tjere..
-Guri
Seferi,Qytetar Nderi i Devollit,president i shoqates Devolli..
-Dr.Ylli
Zicishti,deputet i Devollit...
-Elida
Topciu Janushi aktore nga Vishocica,....
-Leonard
Barolli nga Tresteniku,shkencetari ne Japoni,
-Trifon
Bejleri nga Vishocica ne Amerike ,futbollist veteran,
që
luan futboll në moshën shtatëdhjete vjeçare ,
i
federuar ne ekipin e të rrituve ALBANIA,..
-Imiri
Alevica,shërbyes popullor fetar nga Kuçi i Devollit,
....poetët
Eris Rusin,Bashkim Gjoza,Skender Kodra nga Arreza
dhe
Fuat Memeli nga Sinica
ne
Boston ,Fation Pajo nga Suli ne Cikago,Hysen Cifligu nga Piluri,
ne
Florida,..e deri më te rinjte Met Fidanin, Anesti Koxhaj, Bledar Agastern,
Gezim
Manellin, Bela Metolli,e te tjere...
**këngetarë
popullorë, artisti i popullit Ali Kondi familisht nga Vranishti,
bejtexhiun
popullor Arifi (Shirka) i Pilurit..
te
paharuarin Fatmir Dangllin nga Menkulasi..
Hamdie
Laska nga Mirasi,Shpresa Sphon nga Bitincka,Sofika Babliku nga Zicisht,
Ana
Goce nga Vishocica,
poetin
kengetar Endri Fifo nga Poloska,
Avni
Hoxha instrumentistnga Kurila,
muzikantet
e verbër,Haki Fejziun nga Bracanji,
Vaske
Eskin nga Hocishti..
-valltaret
e Devolliçes nga Kordallet deri tek femijet e Bilishtit,
klarinetistet
Sefka i Cipanit,
Mexhiti
i Bitinckes,Gani Mullanake,Xhevdetin e Bitinckes,
Kitaristet
e Zicishtit,mandolinatat e Hocishtit ,te Progerit,
dirgjentiet
kompizotore,Alejdin topciu,Ylber Lame, Andrea Balli,Artan Qoshe e te tjere..
-piktorët
Hysen Devolli,Gezim Begolli, Maqo Pine,
Dhimiter
Danglli,Lefter Babi ne Bilisht, e te tjere...
-Inxh.Embëriet
Metolli ,menaxher i Devolli.net..
-Marigoja,-
nga Hocishti,qendistarja e flamurit me 28 nentor 1912...
..dhe
Shoqata Kombetare DEVOLLI ,Tirane
toponime..
Lëndina
e lotëve,-vend simbol e legjende ne Qytetin e Korces,-zhubircë-bime e perhapur
mjekesore ne devoll, me erë të këndshme
-Gjoli-
Liqeni i Prespes se vogel në Devoll,.
-Mali
Ivan,mesi i vargmaleve te Malit të Thatë,mbi grykën e Cangonjit,..
-Doberdorë-vend
i shenjte ne Arrze,
-Inonishti-vend
i shenjtë dhe piktoresk ne Devoll,
-Dembrava-pllajë,rafshnalte
kodrinore mbi fushen e Devollit,
-Vishocica,vendlindja
e vjershetorit,
-Kosturi-Kastoria,-qyetet
i trojeve shqiptare,anksuar shteti Grek ,
pas
copetimit te Shqiperise 1913-1920
-Cardhak-majë
mali te vargmalve te Moraves qe sheh nga te dy anet ,
Devollin
dhe qytetin e Korces ne lindje,
me
burimin e famshem piktoresk e shume te kënduar,..
....-këngë
iso,me te zierë,me shume zëra polofonike,
-të
zieni,- mnani iso,te kendoni,
-vënçe,-vendshe,(shkurtim
dialektor),të vendit,shtruar ,sipas zakonit,..
-leleke,-vegël
bujqesore,tipike ne devoll,
hekuri
si draperi me hark te madh,me bisht te gjate,
-pollok,-gruri
i korur,i lene shtrire mbi stërnishte,
-skuq,-njgjyros,-bej
me te te kuqe,..
-saull,-shtëllunge
pëlhuri qe ngrihet nga era,..
-poçe,-enë
prej balti,prodhuar nga poçarët famoze të Bradvicëc,
te
Grapshit,Verlenit ne Devoll,te njohur per mjeshterinë e tyre,
jo
vetem ne Devoll por edhe ne Ballkan,..
-sini,-tepsi
e rafshet ,e ndere ,jo e thellë,per balkllave..
-burimi
i Zallit,Zvori,ne ormanin e Vishocices,
-Morava,-vargmali
ne perndim te fushes te Devollit qe e ndan me
-Eorde-emër
i lashtë i Devollit.
L.Kalana.