E marte, 15.10.2024, 11:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Dashamir Alliu: Atdhedashuria dhe humanizmi- karakteristika të shkrimtarit, Zymer Mehani

E hene, 28.10.2019, 10:00 PM


Atdhedashuria dhe humanizmi- karakteristika të shkrimtarit,  Zymer Mehani

Nga Dashamir Alliu

I nderuari lexues,

Edhe libri im  i radhës,”Nga sfida në sfidë” i pesti me radhë nga krijimtaria ime letrare-publicistike dedikuar kryesisht tri luftërave më të fundit që i zhvilluam si komb, nën uniformat, emblemat e të tri UÇK- ve skënderbeiane të lavishme të kombit shqiptar kundër pushtuseve serbosllavë po redaktohet, recensohet dhe lekturohet nga miku im, z. Zymer Mehani.

Pra, i nderuar lexues, edhe ky libër imi autobiografik, sikurse përmbledhja publicistike “Shqipëria me bija: Kosova, Ilirida, Çamëria” u bë e mundshme që të shohë dritën e botimit dhe të jetë në duart tuaja, në raftet e biblotekave të Tirananës - Prishtinës etj., duke iu falënderuar të nderuarit, mësimdhënësit,  publicistit, poetit, shkrimtarit, redaktorit dhe lektorit, z.  Zymer  Mehani, i cili këta dy librat e mi më të fundit m’i ka përgatitur për shtyp pa asnjë lloj interesi apo përfitimi material-financiar.

Gjithashtu, i nderuari lexues, ju njoftoj se për mua ka qenë nder,  privilegj që redaktor, lektor të këtyre dy librave të mi të jetë i nderuari, z. Zymer Mehani, prandaj jam i lumtur që emri i tij është i shkruajtur në faqen ballore si redaktor gjuhësor i këtyre dy librave të mi më të fundit. E shpreh gëzimin me ju, ngase, personalisht unë si autor, nga sa kam parë dhe mundur të shfletoj, lexuoj, analizoj  nga kijimtaria, mendja, pena  publicistike, letraro-poetike, nga shkrimet, opinionet, analizat, reagimet, komentet, citatet, fjalët e urta,  poezitë,   librat e shkruar dhe të botuar, por edhe nga redaktimet,  lekturimet e dorëshkrimeve të autorëve, shkrimtarëve, poetëve të ndryshëm,  të panumërta, që i ka bërë z. Zymer Mehani, te puna e tij kam parë një vullnet, pasion energjik edhe për t’u ndihumar sidomos autorëve të rinj. Prandaj nga këndvështrimi im, i nderuari, poeti, shkrimtari, redaktori e lektori, z. Zymer Mehani, ka qenë, është dhe do të jetë një uragan - vullkan përvëlues (ngase në personalitetetin, fisnikërinë, formimin, integritetin e tij personal, sikurse edhe në krijimtarinë e tij letrare,  publicistike, poetike e redaktuese është e skalitur atdhedashuria dhe humanizmi, karakteristika, këto të personalitetit të tij). Zemra dhe muza e këtij mjeshtri të letrave shqipe prore është shpërthyse, eksploduese, që shëmbëllen në një gurrë, burim të pashtershëm nga çdo   lëmi dhe tematikë e jetës, ku, ky personalitet i nderuar, me mendjen, largpamësinë, identifikimin, selektimin e fenomeneve dhe të dukurive pozitive apo negative, në mbarë shtrirjen tonë gjografike etnike kombëtare shqiptare, me kthjelltësinë dhe intelektin e tij analitik, pol ë gjurmë të pashlyeshme për të gjithë brezat dhe shtresat e popullsisë, me shpirtmadhësinë, humanizmin,  intilegjencën dhe penën e artë të tij, ku me guxim dhe saktësi ka trajtuar, elaboruar, prekur, sensibilizuar, denoncuar  (vënë në pah), ka pasuruar fonotekën - thesarin e gjuhës sonë shqipe, me shprehjet, citatet, artikulimet, formulimet  e tij nektariane letrare- poetike), veçanërisht me shkrimet, opinionet, analizat, reagimet publicistike, me krijimet e vargjeve poetike të tij, që unë do t’i quaja  ,Nektar të Atdhe-Dashurisë...”.

Z. Zymer Mehani me penën e tij majeprehtë ua ka çjerrë maskën kamufluese, lajkatare, antikombëtare individëve dhe grupacioneve joparimore, me shkrimet,   reagimet, komentet, poezitë, të cilat ia kanë shpalosur për lexuesit e tij besnikë dhe të shumë televizione, ku ka qenë i ftuar në intervista televizive, Poashtu ia kanë botuar, shpalosur për lexusit, punimet e tij letrare dhe shkencore, gazetat, portalet, faqet e internetit, të cilat edhe vetë i ka postuar herë pasë here në rrjetet socale. Sa i përket krijimtarisë letrare- poetike, formimit, botëkuptimit dhe shpirtit të tij revulucionar, luftarak e atdhetar, për vlerat dhe rezultatet e arritura nga pena e tij nuk mund të ndalemi vetëm në një shkrim, përmbledhje vlerësuese kundrejt personalitetit,  fisnikërisë, atdhetarisë, humanizmit dhe krijimtaris së tij letrare- poetike, ngase për të  vënë në pah punën, përkushtimin, impejimin e tij energjik, këmbëngulës, sensibilizues dhe atdhetar, e konkretisht kundrejt krijimtarisë së tij letrare-poetike, duhet thelluar edhe më shumë në studimin e shkrimeve të tij, e pastaj sigurisht se do të dalë një  libër i tërë goxha  vuluminoz,  dedikuar krijimtarisë së tij. Ndryshe do të ishte e pamundur të përmblidheshin, dokumentoheshin, arkivoheshin në një libër të vetëm krijimet e tij, sepse për çdo orë, ditë, javë, muaj  e vit pas viti, ai me krijimtarinë, shkrimet, nektarin e tij publicistik, opinionist, analitik, reagus, letraro- poetik, me botimet e tij të herë pas hershme, shkrimtari Zymer Mehani na suprizon, befason me  krijimtarin e tij, për çka ne i urojmë  suksese të mëtejshme në krijimtarin e  tij.

Me respekte, nderime, falënderime të pafund nga  autori i këtij libri autobiografik, Dashamir Alliu!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora