Kulturë
Gjon Keka: Nikollë Leonik Tomeu, filozof i njohur me origjinë arbërore
E marte, 29.10.2019, 09:06 PM
Nikollë Leonik Tomeu, filozof i njohur me origjinë arbërore
Nga
Gjon Keka
Nikollë
Leonik Tomeu, filozof i njohur me
origjinë arbërore Nga Gjon Keka Kur flasim për njerëzit e famshëm, respektivisht njerëzit që kanë lënë gjurmë
në jetën e tyre, flasim zakonisht për
yje të cilat sot i bëjnë dritë tempullit
të shkencave, por edhe për njerëz tepër
të thjeshtë në jetën e tyre.Ata nuk i kushtuan rëndësi pasurisë, lakmisë,
luksit, por në mënyrë tepër të
thjeshtë jetuan dhe vepruan dhe lanë veprat e tyre të pavdekshme.Kur jemi tëk
humanistët tanë arbëror europian atëherë është e pamundur të mos përmendim disa
nga emra të famshëm si Pal Engjelli,
Gjon Gazulli, Gjon Buzuku, Pjetër Bogdani etj etj, të cilët lanë gjurmë në jetën dhe veprën e
tyre dhe bota u bë me e pasur dhe më me shumë rreze dielli.
Në
mesin e tyre ishte edhe Nikollë Leonik Tomeu,
i cili hynë në hallkën e humanistëve të njohur.
Ky
studiues shumë i dalluar i lindur më 1456 në Venedik është me origjinë
arbërore, pra rridhte nga familja
arbërore.“Ai kishte studiuar nën dejtimin e
Dhimitër Kalkondin në Firence,
dhe u bë aq i përsosur si një
mjeshtër i gjuhës, sa që mund të
ligjëronte mbi Platonin dhe Aristotelin në greqishten origjinale.Kjo përsosmëri
në atë kohë kishte qenë e rrallë. Tomeu u bë docentë, pastaj si profesor i filozofisë Aristoteliane
dhe Platonike në Universitetin e Padovës. Ai vdiq në vitin 1531 duke lënë vepra
të rëndësishme përgjatë jetës së tij si filozof, letrar dhe teolog.Nikollë Leonik Tomeu ishte
një burrë me shije elegante, dhe
dëshironte të nxirrte nga burimi, në mënyrë që të rivendoste filozofinë. Ai
përktheu, me shumë elegancë, disa pjesë të Aristotelit, në lidhje me historinë natyrore. Ai shkroi
disa dialogje sipas mënyrës akademike për çështje të rëndësishme. Një vepër
tjetër e tij me rëndësi është „De Varia Historia...“, ka veçorinë se është shkruar në rini, e cila është botuar pastaj më vonë. Një
durim i tillë është shumë i rrallë në karakterin letrar“.Sjellja e tij ishte
ajo e një filozofi të vërtetë, sepse
sjelljet e tij ishin të thjeshta dhe kurrë nuk vrapoj pas luksit dhe nuk u
korruptua asnjëherë. Nikollë Leonik Tomeu shte i përkushtuar në kërkimin e së
vërtetës dhe jetonte si njeri i thjeshtë.
[Gjon Keka - ky tekst është pjesë në një nga librat e mi]