Kulturë
Shaip Grabovci: Ora dhe qostekët që lidhin kujtimet dhe kohët më të vjetra me të rejat
E marte, 29.10.2019, 08:52 PM
Ora dhe qostekët që lidhin kujtimet dhe kohët më të vjetra me të rejat
(Fatmire
Duraku, Ora me qostekë, roman, botoi Shtëpia Botuese Fad, Prishtinë 2019 )
Nga
Shaip Grabovci
Për
krijuesin, nganjëherë, mjafton edhe një gjë fare e vogël, për të zgjuar
fantazinë krijuese, për të bërë gjëra shumë të mëdha. Në rastin konkret, kur është
fjala për romanin: ORA ME QOSTEKë të Fatmire Durakut, sikur janë të bashkuar që
të dy komponentet: edhe burimi i frymëzimit ka qenë i madh, por edhe vepra e
krijuar nuk ka ngelur prapa.
Burimi
i frymëzimit është rrëfimi i Vasfije Krasniqit, grua e dhunuar nga forcat
serbe, e cila pati fuqi intelektuale që të ngrihet mbi të gjitha paragjykimet,
që ende janë prezente në mjedisin tonë e të rrëfejnë për krimet serbe të bëra
mbi shqiptarët, duke mos u ngopur me vrasje
e djegie, por duke u shtrijë edhe në nderin që këtu është mbi të gjitha. Të
gjitha këto të bëra me qëllim të zhbërjes së qenies sonë.
Romani
nuk e ka për temë Vasfijen, e cila me
dëshmitë e saj edhe një herë tregoi para
opinionit botëror se kush janë kriminelët, se vistëri i metodave të tyre gjakatare është i pakufishëm…
Fatmirja,
në romanin e saj, ka për temë fatin e një familjeje që e ndjek gjatë ditëve të luftës, mirëpo,
gjatë tërë kohës së leximit të romanit fati i Vasfijes është prezent si një re
e përhershme, e përhirtë në të zezë. Ajo, me rastin e vet tmerrues, tragjik, të
ndjek në secilën faqe të librit, të bën të ndihsh keq, i pafuqishëm dhe shumë
krenar herë tjetër, para rrëfimit të një vajze 16 vjeçe, e cila në të njëjtën
kohë gjeti forcë brenda vetes ta thotë të vërtetën para botës. Natyrisht, me
dhembje dhe lot në sy Dhe nuk mund të jetë ndryshe ngase atë që e kanë bërë
forcat serbe nuk mund të quhet ndryshe pos gjenocid.
Fati
i Vasfijes është vetëm njëri nga rastet e rënda gjatë luftës.
Në
libër e gjen dhe fatin e shumë atyre që pësojnë. Sepse, çdo gjë rrjedh e
pamëshirë.
Njerëzit
janë detyruar t’i braktisin shtëpitë e tyre dhe të marrin rrugën, të cilës nuk
i dihet fundi, ashtu si nuk u dihet fundi vështirësive me të cilat përballën
ata. Në këtë rrugë të vështirë e vetmja shpresë është paraqitja e UÇK-së,
respektivisht e Ilirit, në emrin e të cilit mund të ketë edhe simbolikë… Aty
është shpresa e cila vjen duke u ngjallur ashtu sikur edhe dashuria në mes dy
të rinjve. E dashuria në luftë është e veçantë, në te mbështet shpresa për
bashkim të ngushtë, e cila gjë është e lidhur me shpresën për fitore.
Romani
përmban fletë ditari, shkrime këto që në pamjen e parë do të fitohet përshtypja
se është një ditar lufte, mirëpo ai shkrihet papritur në çaste të një natyre të
tjetër të thellë, në atë rrjedhën
artistike, kështu që fitohet një pasqyrë me bindëse e luftës që ishte më
e vrazhdë, tepër më e vrazhdë se çdo shkrim!
Strehimi
në xhaminë e fshatit është pjesë e veçantë e romanit, ku zhvillohen drama të
brendshme të të gjithë të ndjekurve. Këto drama padyshim do të mbesin të
shënuara në psiken e të gjithëve gjatë tërë jetës. Do të mbesin të pashlyera në
kujtesë: vaji i fëmijëve, vaji i nënave
për fëmijët e tyre, vaji i cili për më shumë do t’i përcjelli tërë jetën. Me një
fjalë, secila ngjarje që ndodhë aty, në një mënyrë është roman në veti.
E,
më tutje, kolona e pafund ecë, ecë e mbytur, ndërsa nëna mbetet e
vdekur, aty skaj rrugës, ndërsa fëmijët, ata të nemitur vazhdojnë të ecin duke
ia mbajtur dorën njëri tjetrit… Një simbolikë për qëndrueshmërinë në saje të së
cilës edhe kemi mbijetuar. Këtu moment inspirues është bashkimi në UÇK i nuses
e i djalit.
Po
qosteku ku mbeti? Ai që lidhë tërë rrëfimin, lidhë gjeneratat njëra me tjetrën
dhe në momentin më të vështirë ai gjendet në duar të vajzës… Një qostek, apo
shumë qostekë janë ata që lidhin kujtimet nga kohërat më të vjetra me ato më të
reja, kohëra këto që janë përplot lufta kundër pushtuesve të huaj.
Romani,
që është edhe një pjesë e autobiografisë së autores, mund të merret edhe si një fragment nga historia jonë me
plot sfida, por, ja falë qëndrueshmërisë dhe besimit tonë i kemi
përballuar. Vështrimi im, mund të merret
edhe si një sheti në romanin e katërt të Fatmire Durakut, e cila premton shumë.
Kur e kemi fjalën për autoren nuk mund pa cekë se gjatë tërë shkrimit të saj
gjithkund është prezent delli poetik, ku
në roman, me rasti e varrimit të nënës
edhe gufon:
Mos e mbuloni nënën,
Se nëna nuk vdes
Te pragu i derës e pres!
Po
kaq poetike janë fragmentet e ditarit, veçanërisht të 9 qershorit, kur spikatët paraqitja e babait, i
cili ka premtuar se i gjallë apo i vdekur do të kthehet! Ja fjala e dhënë, temë e shumë legjendave
tona tani e kemi edhe në romanin e F.Durakut. Të realizuar me seriozitet dhe
angazhim të lakmueshëm.
Leximi
i romanit, për ata që kanë përjetuar luftën, do të kenë një rast për ngjalljen
e kujtimeve për atë kohë të ligë, kurse
ata të cilët nuk kanë qenë në jetë … Do të mësojnë sesa e tmerrshme ka qenë
ajo!