Kulturë
Zymer Mehani: Aziz Kelmendit
E premte, 01.11.2019, 09:18 PM
Zymer Mehani
AZIZIT
(Me rastin e përvjetorit
të vrasjes së Aziz Kelmendit, më 3 shator 1987)
O
Kelmendas i Norës gjak
Hyre
në histori me lubinë duke u përflakë
Po,
ti prishe data, kufij e shumëçka...
Në
flamur u ngrite
Lirinë
e përligje
Me
perandorët u përgjake
Se
ti pate guxim ta lartësosh zërin
Ia
theve kthetrat kuçedrës së paemër
Që
shqiptarin e urrente me zemër
Ç'të
shkruaj, vallë
Ç'të
shkruaj vërtet
Kur
ti, bir i shqipes
Me
zemër si det
U
tregove armiqve
Perandorëve
e mbretërve
Se
për komb e atdhe
Derdhim
gjak prej dejve
Brez
pas brezi-amanet prej etërve
Kuçedrën
e godite porsi rrufe
S'e
deshe të nënshtruar tëndin atdhe
I
ri ishe kur u betove
Në
liri të atdheut
U
dashurove......
Jo,
nuk të frikuan kapitenë as gjeneralë
As
togerë, e soj djalli, admiralë
Haptas
u tregove se je shqiptar
U
hape dhe plagë, u hape dhe varr
Si
kujtim prej teje ta ruajë perandoria
Kur
trazohet trimi, s'bën punë as ushtria
Shpërtheve
si uragan
Se
ishe azgan
Nderin
shqiptarit ja ruajte
Një
Perandori e munde
-Lavdi
të qoftë, o trim
Thotë
Llap e Dukagjin....
Dhe
Drenica e Jasharëve-
NDERI
i shqiptarëve!