Fran Luli: Klajd Kapinova - Mes Kryqit dhe Atdheut
Libri, që po u paraqitet lexuesve ka vlerën e vet të madhe për të njohur edhe më mirë disa figura të shquara të fesë dhe të kulturës shqiptare, veç atyre shkrimeve, që janë bërë nga autorë të ndryshëm për disa nga këto figura, ndonëse këto të fundit kanë pasur trajtim të pjesshëm, sipas qëllimit të këndvështrimit të kësaj apo atij shkruesi...


























