Hazir Mehmeti: 70 vite nga deportimi i Norbert Joklit në pakthim
Shpeshherë në kohë takohen dy ekstremet, vlera dhe jovlera. Kështu ishte kur jetoi në Austri gjuhëtari i madh, Norber Jokli, i cili shkëlqente me punën e tij shkencore dhe ishte sinonim vlere. Kjo vlerë shndritë akoma më shumë kur dihen rrethanat e formësimit të saj, i rrethuar nga nazizmi si pushtet dhe ideologji antinjerëzore. Kudo përreth zotëronte acari i ngrirë dimëror nazist që vriste çdo aguliçe marsi në paralajmërimin e pranverës së domosdoshme. Ato mblidheshin një nga një sapo fillonin të hapnin petalet ...


























