Kulturë » Mehmeti
Hazir Mehmeti: 70 vite nga deportimi i Norbert Joklit në pakthim
E merkure, 25.04.2012, 08:35 PM
Përvjetor: Përkujtim i themeluesit të Albanologjisë
70 vite nga deportimi i Norbert Joklit në pakthim
Derisa me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë Jokli u nderua me dhënie çmimi, çfarë do bënim tani në 100-vjetorin e k?tij jubileu t? madh? Është koha e reflektimit tonë në korrigjimet në mësimet tona të atyre që albanologjinë e vunë në baza shkencore.
Nga Hazir MEHMETI, Vjenë
Shpeshherë
në kohë takohen dy ekstremet, vlera dhe jovlera. Kështu ishte kur jetoi në Austri
gjuhëtari i madh, Norber Jokli, i cili
shkëlqente me punën e tij shkencore dhe ishte sinonim vlere. Kjo vlerë shndritë
akoma më shumë kur dihen rrethanat e formësimit të saj, i rrethuar nga nazizmi
si pushtet dhe ideologji antinjerëzore. Kudo
përreth zotëronte acari i ngrirë dimëror nazist që vriste çdo aguliçe
marsi në paralajmërimin e pranverës së domosdoshme. Ato mblidheshin një nga një
sapo fillonin të hapnin petalet në rrezet
e diellit të shumëpritur.
Dhe,
vrasja ishte mizore, pa gjyq e pa gjykatës. Përbindëshat me figura njeriu çirreshin
rrugëve të Vjenës në gjuetinë e tyre makabre, ku muret e pallateve shekullore
rrëqetheshin nën rënkimet e fëmijëve, pleqve, grave, t? cil?t nxirreshin me
dhunë nga shtëpitë e tyre.
Fati i
bashkëkombëseve të tij e ndoqi edhe Norbert Joklin. Ai e dinte rrezikun që e përcillte,
por nuk mundi të mos e ndante fatin me njerëzit e gjakut t? tij. Rrezikun e kuptuan po ashtu
shumë nga miqtë e dashamirët e tij, të cilët e paralajmëruan rrezikun. Gjergj
Fishta do të kërkonte nga Jakomoni (përfaqësues nga qeveria pushtuese fashiste
italiane) që Shqipëria të jetë e gatshme për strehim të Joklit, hebreut, i cili themeloi studimet
albanologjike. Ashtu vepruan edhe disa intelektual? e veprimtar? kombëtar? që e
njihnin situatën dhe e ndjenin rrezikun që e kanoste Joklin.
Ernest
Koliqi i shkruan konsullit shqiptar në Vjenë, Nikollë Rrotës, se duhet ndërmarr
veprime që Joklit t’i mundësohet udhëtimi i menjëhershëm për n? Shqipëri. Lasgush Poradeci shtronte nevojën e sjelljes
së Joklit nga Vjena në Shqipëri dhe vënien e tij në krye të Institutit
Albanologjik që do themelohej në Tiranë. Të gjitha këto lëvizje bëheshin tani
kur Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fashiste.
Nga ana e
tij, Jokli kërkonte mundësinë e udhëtimit për në Amerikë, ndërmarrje kjo jo e
lehtë në atë kohë.
Studiuesi,
Mechthild Yvon, në botimin e tij me titull: ,,Fati i albanologut Norbert Jockli
dhe bibliotekës së tij “ mes tjerash
shkruan: ,,Shumica e hulumtimeve të deritashme lidhur me fatin e albanologut
vjenez Norbert Jokli dhe grabitja e bibliotekës private të tij nga nazist?t janë
unik se: Rasti i Joklit është një shembull neveritës i brutalitetit nazist nga
kolegët e tij specialistë nga UN- dhe reparti i bibliotekës, para se gjithash i
Dekanit të Fakultetit Filozofik, Viktor Christian, i cili ndërmerr deportimin e
Joklit në mars të vitit 1942, kur ai
vdes në Maly Trostinec, me çka e nxjerr para përgjegjësisë. Rrallë ndonjëri
që e ka mbështetur.
Sipas
ditarit të Paul Kretschmer, ish mësues i Joklit, indogermanist , i cili shkruan
se Jokli është deportuar qysh në vitin 1941. Një intervenim i rrethit kolegjial
do ta shpëtonte para transportimit për në asgjësim. Në vitin 1942 nuk ishte më tutje
e mundur. Biblioteka, pronë e tij do të dërgohet në ,,rrethin shkencor”, duke u
shkarkuar përfundimisht në Bibliotekën Kombëtare (Österreichische National
Bibliothek), e cila qe nga ajo kohë gjendet aty”.
Disa
fakte të reja lidhur me rrethanat dhe gjendjen e Joklit dhe përpjekjet e tij për
t’u shpërngulur për në Shqipëri përmes Italisë bashkë me bibliotekën e pasur të
tij si dhuratë për Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë.
,,Sipas
shënimeve nga Kraft, Jokli e kishte ndërmend
që bibliotekën t’ia dhuronte Ministrisë së
Arsimit të Shqipërisë dhe ta merr përsipër t? drejtën e tij për të emigruar. Kështu,
ai kërkoj leje nga Dekanati i Fakultetit Filozofik, mirëpo u denoncua tek
Gestapoja nga rektori i fakultetit,
Viktor Christian. Këtë qëndrim e përkrah
edhe Evelyn. Megjithatë nuk mund të vërtetohet denoncimi sipas të dhënave të deritanishme,
e njëjta vlen edhe për listën e deportimeve
nga Vjena në vitet 1941 dhe 1942. Sipas Kraft-it, Jokl u arrestua në vendbanimin
e tij në Vjenë VII, Neustiftgasse 67 nga Gestapo dhe u deportua në piken
grumbulluese në Vjenë II.”Castellegasse”.
Pra, si shihet, nazist?t nuk l?nin shënime dokumentuese në veprimet e
tyre. Ato bëheshin në formë perfide.
Norbert
Kokli, u lind në Bzenec të Moravisë në Çeki, më 25 shkurt të vitit 1877. Rrjedh
nga një familje tregtare hebreje. Maturon me sukses të shkëlqyeshëm në vendlindje,
kurse i mbaron studimet në Vjenë, së pari në drejtësi, pastaj në shkencat gjuhësore dhe mësimet për
bibliotekist. Punon në Bibliotekën Universitare të Vjenës deri në pensionimin e
tij të detyrueshëm nga nacional-socialistët e ardhur në pushtet në vitin 1938. Publikimet
dhe aktivitetet publike të Joklit do të kufizohen sipas Ligjit Racist të Nyrenbergut
edhe pse kjo nuk u tha në mënyrë eksplicite lidhur me botimet e tij. Në këto
rrethana Joklin për katër vite rresht e vizitonte nxënësi i tij, Georg Solta, i
cili dëshironte të vazhdonte punën shkencore të mësuesit të tij. Në anën tjetër
ai e furnizonte Joklin me libra nga biblioteka. Solta nuk kujton asnjë përkrahje
nga kolegët e Joklit në gjendjen e krijuar.
Si studiues
linguistik u morr me Indogermanistikë, Sllavistikë dhe Romanistikë. Pas
mbarimit të studimeve të dyta nga gjuhësia ai mësoi si autodidakt gjuhën
shqipe, një gjuhë e pa studiuar gati fare, me të cilën do merret tërë jetën e
tij. Ndoqi kursin e shqipes tek Dr. Gjergj
Pekmezi, i cili ishte lektori i parë i gjuhës shqipe në Universitetin e Vjenës.
Në vitin 1913
emërohet si përgjegjës për ,,Shkencat gjuhësore Indogermanistike me theks të veçantë
për shqip, gjuhët baltike dhe sllave”. Krahas punëve në bibliotekë ai punon
intenzivisht në gjuhësinë shqipe, duke arritur të bëjë emër si albanolog dhe
sot konsiderohet si themelues i Albanologjisë. Me hulumtimet e tij gjuhësore ai
konstaton, se gjuha shqipe bën pjesë në gjuhët indoevropiane.
Jokli mes
tjerash u dallua në fushën e etimologjisë, marrëdhënieve të gjuhës shqipe me
gjuhët tjera, fonetikën e zhvillimet në morfologjinë e fjalëve. Vdekja e hershme nuk i mundësoi botimin e një
vepre përmbledhëse të hulumtimeve të tij. Ai, megjithatë, botoi disa vëllime si
“Sudien zur albanischen Etymologie und Wortbildung”, Vjenë, 1911 (Studime për
etimologjinë dhe fjalëformimin e shqipës” dhe “Linguistischkulturhistorische
Untersuchungen aus dem Bereiche des Albanischen", Berlin- Lajpcig, 1923
("Gjurmime gjuhësore, historikokulturore nga lëmi i shqipes".
Studimet
e tij gjuhësore përfshinin gjithashtu marrëdhëniet e gjuhës shqipe me gjuhët
tjera të lashta jo-greke të Ballkanit, me ilirishten, trakishten, duke e nxjerr
tezën e tij të prejardhjes së shqipes si një sintezë e tezave ilire e trake. Jokli
mbrojti me këmbëngulje autoktoninë e shqiptarëve, ku Dardania e lashtë vihet si
djepi i parë i tyre.
Ai e vlerëson
lartë punën e rilindësve për pasurimin e gjuhës shqipe duke ndikuar në vijueshmërinë mbi baza filologjike. Vendin e
shqiptarëve - Shqipërinë, Jokli e
viziton tek në vitin 1937, duke e plotësuar dëshir?n e tij, ku pritet mirë duke u nderuar me
,,Urdhni i Skënderbeut”. Jokli ishte i
njohur edhe nga personalitetet e tjera të kulturës që vepronin në atë kohë në Vjenë,
të cilëve u interesonin shqiptarët dhe kultura e tyre. Njëri nga ata ishte paleontologu dhe albanologu i njohur Franc
Nopcsa i cili i la Joklit në trashëgimi
punën e tij në studimet albanologjike në vitin 1933 pasi ai vrau sekretarin e
tij Bajzit Elmaz Doda dhe veten pas një krize të rëndë psikike. Fotografitë e
Nopcsas dhe Dodes nga rajone shqiptare të fillim viteve të shekullit njëzet
ruhen si vlera në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë në Vjenë.
Vepra e
Joklit është padyshim një vlerë në shumë r?nd?si p?r gjuhësinë në përgjithësi
dhe shqipen në veçanti. Ai ishte komunikues dhe mbante lidhje të ngushta me
intelektual?t shqiptarë më në zë të kohës, si: Gjergj Fishtën, Ernest Koliqin,
Faik Konicën, Aleksandër Xhuvanin etj.
Shkenca
shqiptare ashtu sikurse populli shqiptar përjetuan ringjallje por edhe katrahurën
e robërisë dhe nazizmin shkatërrues komunist, i cili nuk la rrugë për vlerësim
të njeriut, pra as të miqve të kombit shqiptar siç ishin albanologët nga hapësirat
gjermanofolëse duke përfshirë këtu edhe Joklin.
Derisa me
rastin e 25 vjetorit të pavarësisë Jokli u nderua me dhënie çmimi, çfarë do bënim
tani në 100-vjetorin e k?tij jubileu t? madh? Është koha e reflektimit tonë në korrigjimet në mësimet tona të atyre që albanologjinë e
vunë në baza shkencore. Edhe këtu pseudoshkenca greko-sllave tentuan ta varrosin kulturën, gjuhën e vendorëve
në tokat e të cilëve kishin ardhur. Falë këtyre mendje ndritur u vu themeli i
ringjalljes së një civilizimi të lashtë mijëra vjeçar duke u kurorëzuar me alfabetin
shqip si paraprijës i lindjes së shtetit shqiptar.