E premte, 13.03.2026, 08:51 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Hekurudha,''punë e shejtanit''/ Dështimi i Afganistanit

Tërheqja e amerikanëve nga Afganistani dhe rimarrja e shpejtë dhe e lehtë e tij prej talebanëve, nxjerr në dukje një fakt bazik: dështimin e Afganistanit për t'u bërë shtet modern e ligjor.Investimet miliardëshe në të gjitha fushat nuk i kanë dhënë efektet e tyre përballë mungesës së vullnetit të duhur për të ecur përpara dhe...

Blerim Latifi: Krejt si në doktrinën leniniste

Duket se në Kosovë dhe në Shqipëri njerëzit e kanë të vështirë të besojnë se mund të ketë mendim politik jashtë dhe pavarësisht linjave partiake dhe lideriste. Kjo gjë është shprehje e strukturës autoritariste të të menduarit, e rrënjosur thellë në shoqëritë e dy vendeve. Struktura autoritariste...

Blerim Latifi: Mbi "tradhtarin Rama" dhe "kosovarët e paarsyeshëm"

Problemi është se ne nuk mund t'i besojmë Vuçiqit, njësoj si Rama, jo vetëm për shkakun e të kaluarës, por, mbase, më shumë edhe për shkakun e të sotmes, kur shteti i Vuçiqit me të gjitha kapacitetet e tij mundohet ta minojë ekzistencën e shtetit të Kosovës...

Blerim Latifi: Lajthitja e Agollit dhe çetniku Bulatoviç

Në vitin 1988 në qytetin Bor të Serbisë ishte organizuar një takim i shkrimtarëve të Ballkanit. Të gjithë ishin aty, përjashto shkrimtarët nga Kosova, të cilët nuk ishin ftuar.Nga Shqipëria merrnin pjesë Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare.Gjatë zhvillimit të takimit kryetari i shoqatës së shkrimtarëve serbë, Miodrag Bulatoviç...

Blerim Latifi: Diktatorët kanë një thelb të përbashkët...!

Nganjëherë duhet parë edhe ana tjetër e medaljes.Po na vjen mërzi kur po i shohim vëllezërit tanë në Shqipëri duke u argëtuar me muzikë të këngëtarëve serbë që dikur qëndronin në anën e Millosheviqit,- dhe me të drejtë, - e harrojmë se sot ende në Kosovë ka shumë kosovarë që dalldisen nëpër dasma e ahengje...

Blerim Latifi: Edi Rama është naiv në raport me Serbinë

Bullgaria e ka bllokuar Maqedoninë. Serbia hapur, ditën dhe natën, pa u ndalur kurrë, punon kundër shtetit të Kosovës. Duke mos u mjaftuar me kaq, Serbia vazhdon të fus hundët edhe në Mal të Zi dhe në Bosnjë, e cila sot i ka pothuajse të gjitha tiparet e shtetit të dështuar. Greqia kartonin e kuq në Bruksel e mbanë në gadishmëri...

Blerim Latifi: Njeriu që bashkoi emrin e Skënderbeut me emrin e Skënderajt

Burri që shihni në fotografi është Kadri Sinamati nga Kukësi, bashkë me familjen e tij, e cila gjatë regjimit komunist u persekutua deri në përmasa tragjike.Sinamati në vitin 1941 u emërua sekretar i nënprefekturës së Drenicës, e cila funksiononte si pjesë e Prefekturës së Pejës. Me të marrë detyrën, Kadri Sinamati...

Blerim Latifi: Një shqiptar i harruar i Rilindjes Europiane

Rastësisht më ra në dorë një libër i shkurtër i shkruar nga historiani kroat Andrija Mutnjakoviq. Libri i dedikohet jetës dhe veprës së Andrea Lleshit, skulptor dhe arkitekt shqiptar me prejardhje nga Durrësi.I lindur pak vite para fillimit të kryengritjes së Skënderbeut...

Blerim Latifi: Dita e zezë e 13 korrikut

Për të gjithë ata që duan ta deformojnë historinë dhe ta minimizojnë figurën historike të Azem Bejtës, kapedanit të maleve të Kosovës, ja faktografia e dhënë nga njëri prej historianëve më kompetentë ndërkombëtarë të Ballkanit, Oliver Jens Schmitt, në librin e tij më të fundit "Ballkani në shekullin XX...

Blerim Latifi: Rast i pashembullt në analet e diplomacisë

Ministrja Gërvalla ka bërë shumë gabime prej se është vënë në krye të diplomacisë tonë. Fjalimi i saj në Këshillin e Sigurimit, ku foli për bombardimin e Beogradit nga gjermanët në vitin 1941, ishte pa sens diplomatik dhe meritonte gjithë kritikat që mori. Intervista e saj në gazetën zvicerane...

Blerim Latifi: "Ndërhyni me trupa tokësorë në Kosovë"

Edgar Morin është një nga filozofët më simpatikë të Francës. Dje i paska mbushur plot 100 vjet jetë. Autor i mbi 90 librave nga fusha e filozofisë dhe shkencave sociale, ai ende vazhdon të shkruaj dhe të merret me problemet e aktualitetit. Një mendje briliante që duket sikur nuk do t'u nënshtrohet ligjeve të biologjisë...

Blerim Latifi: Si lindi Miti i Mollës së Kuqe?

Njëri nga librat më interesantë të shkruar për historinë e Perandorisë Osmane, është libri “Konstantinopoja - Qyteti i ëndrrave 1453- 1924”, i Philip Mansel. Aty e gjejmë edhe shpjegimin për origjinën e njërës prej metaforave politike, e cila vazhdon ende të qarkullojë në mesin tonë. Kjo është metafora politike e Mollës së Kuqe...

Blerim Latifi: Profecia e Hegelit për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Viti 1822. Në Universitetin e Berlinit, Hegeli u flet studentëve për historinë botërore. Mes tjerash ai thotë: Krejt çfarë ka mundur të arrihet në rrafshin e ideve, tanimë është arritur. Në këtë kuptim, historia botërore ka përfunduar. Një student ngrihet dhe e pyet : - z.profesor, e kujt i përket e ardhmja? Hegeli i përgjigjet...

Blerim Latifi: Polemika e parë shqiptaro-serbe në historiografi

Dy peshkopë nga Ballkani kishin filluar grindjen historiografike për origjinën etnike të Skënderbeut. Njëri ishte peshkopi boshnjak Tomko Marnaviç, i cili kishte botuar një libër të shkurtër në të cilin përpiqej të “faktonte” origjinën sllave të Skënderbeut, dhe tjetri ishte peshkopi shqiptar Frang Bardhi...

Blerim Latifi: Historia nuk fillon me qeverinë Kurti

Në kohën e gazetave të printume budallallëqet e militantëve partiakë dëgjoheshin njëherë në katër vite, edhe atë në audienca të kufizuara. Tash, në kohën e rrjeteve sociale, budallallëqet e tyre marrin vëmendje të përditshme dhe mbarë kombëtare. Kjo po e transformon natyrën e vetë demokracisë, nga një regjim...

Blerim Latifi: Bosnjëzimi i Kosovës

Qëllimi i Serbisë nuk është thjesht Asociacioni i Komunave Serbe. Është qëllim më ambicioz. Është qëllimi i bosnjëzimit të Kosovës. Problemi ynë është se këtë projekt ne po e kuptojmë veç në terma politiko-administrativ, e nuk po e shohim dot dimensionin kulturor të tij. Serbia po investon shumë në bosnjëzimin...

Blerim Latifi: Liturgji në kishën e Millosheviqit në Prishtinë!

Nuk është e rastësishme hiç pse Kisha Ortodokse Serbe ka zgjedhur 10 qershorin për të mbajtur liturgji në kishën e Millosheviqit në Prishtinë. 10 qershori është data e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, organizatës së parë kombëtare shqiptare.10 qershori është data e fillimit të largimit të ushtrisë e policisë...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx