Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Ideologji të mbrapshta antishqiptare
E shtune, 15.05.2021, 09:28 PM
Blerim Latifi:
Në
vjeshtën e vitit 1912, kur filloi Lufta Ballkanike, ushtritë serbe, pa ndonjë
qendresë serioze, e pushtuan Kosovën. Nga Merdarja deri në Shkup, nga Mitrovica
deri në Prizren, ato kryen masakra nga më mizoret mbi shqiptarët. Qëlluan dy
hebrenj, reporterë lufte, Leon Trocki dhe Leo Freundlich, të cilët ia dëshmuan
botës ato mizori. Edhe sot dëshmitë e tyre janë dëshmitë e vetme që kemi për
mijëra shqiptarë të vrarë e qindra fshatra të rrafshuara nga ushtria serbe
gjatë asaj vjeshte në gjithë Kosovën. Dëshmitë tona, ndërkaq, janë vetëm disa
këngë folklorike, si ajo që tregon invazionin total serb: "Hajmedet çka na
ka kanë, na ra shkau në katër anë, n'katër anë hajmedet, s'mund e pritën as
deri n'drekë".
Sot,
të rinjtë e Kosovës, shumë prej tyre të indoktrinuar nga ideologji të mbrapshta
antishqiptare, nuk ia kanë idenë e përmasave të kësaj tragjedie kombëtare dhe
rrjedhimisht as idenë se kush ishin miqtë e kush armiqtë e atdheut të tyre. Një
popull që nuk është në gjendje t'ua transmetojë gjeneratave të reja të kaluarën
e tij, e ka të vështirë ta ruaj identitetin e tij, sepse, siç thotë historiani
i madh britanik, Eric Hobsbawm, kombi pa të kaluarën është term i
pakuptimtë.Hiqjani një kombi të kaluarën dhe të jeni të sigurtë se edhe të
ardhmen do t'ia shkatërroni. Njëjtë siç merr fund e ardhmja e një individi që
ka humbur kujtesën.
______
Liria
jonë është e paplotë pa lirinë e Palestinës! Si ta kuptojmë këtë parullë? Do të
thotë se Kosova e pavarur nuk është liri e plotë e për t'u bërë e tillë u
dashka me shku me hy në Hamas e Hezbollah e me gjujt raketa të Iranit në
Izrael. Këto janë parulla të tipit "Proletarë të të gjitha vendeve
bashkohuni!" Internacionalista t'lodhtë. Karikatura të antisemitizmit të
majtë. Dhe, të mos harrojmë: keqpërdorues të shkronjave të gjuhës shqipe.