Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë
E merkure, 10.02.2021, 09:34 PM
Blerim Latifi:
Sulltani
Erdogan na paska quajtur tradhtarë, pse kemi marrë vendim që ambasadën e
Kosovës ta vendosim në Jerusalem.Tipi e paska pasur iluzionin që ne jemi
vilajet i tij dhe si të tillë duhet t’i ndjekim huqet e politikës së tij të
jashtme. Kanë marrë fund njëherë e përgjithmonë ëndrrat që Kosovën e shohin si
vilajet apo oblast. Kosova është shtet i pavarur që në politikën e jashtme merr
parasysh orientimet gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Arsyet
dihen. Sulltani Erdogan na paska quajtur tradhtarë, duke harruar, së pari,
faktin themelor se ne botën, parasegjithash, e mendojmë si shqiptarë dhe, së
dyti, faktin se ne nuk kemi bërë ndonjë besëlidhje me të përtej marrëdhënieve
normale që krijohen midis dy shteteve të pavarura.
__________
Një lajm i mirë për
miqtë e filozofisë
Së
shpejti në libraritë e Prishtinës dhe Tiranës do të dalë libri “MBI HEGELIN,
PLATONIN, LIRINË DHE RELIGJIONIN”, të cilin e kemi shkruar unë dhe Robert
M.Wallace, i cili është njëri ndër filozofët më të njohur amerikanë në fushën e
studimeve hegeliane. Profesor i filozofisë në Goddard College, Cornell,
University of Wisconsin-Milwaukee, University of Pennsylvania, dhe Colgate
University, Robert M. Wallace është autor i librit "Hegel’s Philosophy of
Reality, Freedom, and God" (Cambridge University Press, 2005), libër në të
cilin ai e zhvillon një interpretim krejtësisht origjinal të filozofisë së
Hegelit, duke evidentuar njëkohësisht paqëndrueshmëritë e intepretimeve klasike
dhe bashkëkohore të kësaj filozofie.
__________
Osmanët
e zhvarrosën që t'ia marrin eshtrat për t'i varur në qafë si hajmali që u sjell
fat. Unë e barti me vete figurën e tij për t'ia kujtuar vetes çdo ditë
shembullin e një njeriu që na mëson se pavarësisht sa i fortë e i egër është
tirani, kurrë nuk duhet hequr dorë nga ëndrra e lirisë.