Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Vorret e krushqve
E hene, 08.02.2021, 08:44 AM
Blerim Latifi:
Me
22 shtator të vitit 1998 ushtarët serbë hynë në oborrin e shtëpisë time në
Prekaz dhe ia vunë flakën asaj. Midis pak gjërave që shpëtuan nga flakët ishte
edhe kjo fotografi, kujtim nga klasa e parë, në vitin 1986. Gjurmët e luftës
kanë mbetur në të, si për të dëshmuar se si ishte fëmijëria dhe rinia jonë në
një kohë të zymtë e mizore, të cilën përditë e më shumë jemi duke e harruar.
_______
Këto
që shikoni në fotografi quhen "Vorret e krushqve". Ndodhen në një
kodrinë përballë lagjes time në Prekaz.Janë dhjetë varre të vendosura në mënyrë
të çrregullt, disa tanimë të mbuluara nga ferrat e dendura.Legjenda për varret
e krushqve është njëra nga legjendat më të mistershme në historinë e
mitologjisë shqiptare. Kadare e përmend tek "Prilli i Thyer", por nuk
e shpjegon.Duket sikur ka frikë prej saj, prej tmerrit që rrëfehet në të.Edhe
antropologët kulturorë nuk kam parë t'i kenë hyrë zbërthimit të kësaj legjende.
Mbase ky është ligji i legjendave: duhet të jenë të mistershme, që të sigurojnë
përjetësinë!