Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Ku ishin zhurmaxhinjtë që po protestojnë për palestinezët?
E merkure, 12.05.2021, 09:24 PM
Blerim Latifi:
Tri
javë më parë, 10 ditë pasi kishte filluar Ramazani, aviacioni i Erdoganit kreu
një bombardim masiv të disa fshatrave kurde në veri të Irakut, në emër të
luftimit të militantëve të PPK-së. Dhjetëra civilë, mes tyre gra e fëmijë, të
gjithë muslimanë, u vranë nga bombardimi. Ku ishin këta zhurmaxhinjtë që po
protestojnë për palestinezët? Pse nuk e ngritën zërin e protestës? Mos janë
palestinezët më muslimanë se kurdët? Natyrisht që nuk janë. Në asnjë pikëpamje.
Edhe kurdët që u vranë nga aviacioni i Erdoganit ishin agjërueshëm, po
zhurmaxhinjtë tanë nuk protestojnë për ta, sepse protestat e tyre s'ka asgjë të
bëj me humanizmin e të drejtat njerëzore, por thjesht e vetëm me indoktrinimin
e tyre me agjenda të huaja politike, shpesh të dyshimta.
______
Ja
një fakt historik që dëshmon dinjitetin e nacionalizmit shqiptar:
Në
mesin e Luftës së Dytë Botërore, kur Hitleri solli në Ballkan Muftiun e Madh të
Jerusalemit, Amin al-Husseini, për t’i mobilizuar muslimanët e Ballkanit në
luftë kundër partizanëve komunistë dhe në përndjekjen e hebrenjëve, shqiptarët
e Kosovës i refuzuan kategorikisht thirrjet e tij. Ata, në fakt, bënë të
kundërtën: qindra familje hebreje gjetën strehim në familjet shqiptare, falë
kodit zakonor të tyre, i cili urdhëron që i huaji, i cili të troket në derë,
duhet të merret nën mbrojtje, në Besë.