E premte, 30.07.2021, 12:12 PM (GMT+1)

Mendime

Blerim Latifi: Kralica!

E diele, 02.05.2021, 03:10 PM


Blerim Latifi:

Fusha të cilën po e shihni në fotografi ka një emër brenda të cilit, në një kuptim, fshihet i gjithë thelbi i historisë së Kosovës gjatë shekullit XX. Sot kur po shetisja i vetmuar anës së saj, kaluan dy të rinj. Kur mu afruan, u përshendeta me ta dhe pa vazhduar më tutje ua bëra një pyetje: - Djem, si quhet kjo fushë e madhe? Njëri prej tyre m'u përgjigj: - Këto ara quhet Kralica. - E pse e kanë këtë emër?- i pyeta prapë. - Nuk e di, tha djaloshi që m'u përgjigj në pyetjen e parë. - Kështu na kanë thanë pleqtë, ndërhyri djaloshi tjetër. Nuk doja të vazhdoja edhe më tutje bisedën me ta, e me siguri as ata nuk e donin një gjë të tillë. U ndamë dhe ata vazhduan rrugën në drejtimin tjetër nga i imi. Pyetjet e mia ishin thjesht një test.Ne profesorët i duam shumë testet dhe fatkeqësisht dy të rinjtë nuk e kaluan testin që ua bëra. Kjo tregon se sa pak njohuri kanë sot të rinjtë tanë për gjurmët e historisë, të cilat i shohin e i prekin çdo ditë. Pas vrasjes së Azem Bejtës në vitin 1924, qeveria e Beogradit kishte vendosur që të ndryshonte përbërjen demografike të Drenicës. Midis fshatrave Prekaz, Mikushnicë, Polac dhe Prelloc, rreth 1000 hektarë u ishin marrë shqiptarëve për t'u shndërruar në vendbanim të mijëra familjeve serbe, që si kolonë ishin sjellur nga Serbia. Kur shtëpitë e tyre ishin bërë gati për të ardhurit, në hapjen zyrtare të tyre kishte marrë pjesë vetë nëna e Krajl Aleksandrit. Për nder të saj,vendbanimit iu la emri "Kralica". Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kolonët ishin larguar prapë prej nga kishin ardhur dhe, më pas, regjimi komunist, pasi kishte dështuar t'i rikthente, gjithë sipërfaqen e Kralicës e kishte kthyer në tokë shtetërore. Sot ajo u është kthyer pronarëve të saj të ligjshëm, shqiptarëve, të cilët e kishin trashëguar atë nga të parët e tyre, që nga kohët që nuk mbahen mend. Ndërkaq, emri Kralica vazhdon ende të ruhet në kujtesën kolektive të kësaj zone, edhe pse gjeneratat e reja përherë e më pak e njohin historinë që fshihet prapa këtij emri. Dhe duhet të ruhet, si shenjë e përpjekjeve të vazhdeshme të Serbisë gjatë gjithë shekullit XX për të kryer gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.

__________

Problemi historik midis Kosovës e Serbisë nuk mund të zgjidhet me "grupe ekspertësh" apo "ekipe teknike". Ai mund të zgjidhet veç me liderë që e lexojnë saktë momentin historik në të cilin ndodhemi dhe kanë guximin me marrë vendime të vështira historike.Nëse të mungon ky guxim, krejt dijetarët e botës me t'i ofru, nuk kanë me të kry punë. Makiaveli e thotë mirë: në politikë fati u buzëqesh veç guximtarëve! Kosova tash ka nevojë për vendimmarrje të guximshme historike, e jo për vajtje - ardhje të kota në relacionin Bruksel Prishtinë, siç i kemi parë tash 12 vjet. Përfshirja në një dialog që nuk përfundon kurrë, është favor strategjik për Serbinë dhe, rrjedhimisht, një vazhdim i venitjes së heshtur të shtetit të Kosovës.

__________

Ky non-paper-i i dytë ku flitet për "distriktin autonom serb në Kosovën veriore" kuptohet se është kundërpërgjigjje ndaj non-paper-it të parë ku flitej për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Fakti se të dy tekstet janë "pa autorë", tregon qartë se sherbimet e inteligjencës të vendeve mike dhe jomike të shqiptarëve janë duke zhvilluar një luftë të ftohtë rreth problemit Kosovë- Serbi dhe kjo luftë e ftohtë sherbimesh na tregon, parasegjithash, se status quosë së këtij problemi po i vjen fundi. A jemi të përgatitur për të reaguar si komb në këtë rast? Kam dyshime të forta se jo.

__________

Tregojnë për Nolin se si njëherë në Lidhjen e Kombeve, si kryeministër i Shqipërisë, fjalimin e tij e kishte  shndërruar në ligjëratë për diplomatët europianë dhe në fund të fjalës së tij kishte kërkuar ndihma urgjente për popullin e tij që po vuante nga uria.

__________

Marrëveshjet pa garancinë e shpatës janë fjalë boshe, thotë Hobsi. Me përkthy këtë në situatën tonë i bie: marrëveshja Kosovë-Serbi pa garancinë e fuqisë amerikane është e destinuar të mbetet një tërësi fjalësh boshe.Siç kanë mbetur deri me tani marrëveshjet e Brukselit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora