Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Shefqet Krasniqi - Oda është për burra e kuzhina për gra!
E merkure, 14.04.2021, 09:40 PM
Blerim Latifi:
E
lexova në një portal qysh Shefqet Krasniqi paska thanë që oda është për burra e
kuzhina për gra. Në terma modernë kjo do të thotë: vendi i grave është brenda
katër mureve të shtëpisë, ndërsa sfera publike ( oda, kuvendi, qeveria) u takon
veç burrave. Kjo përbën njërën prej gjuhëve më diskriminuese e përjashtuese për
femrën, por shihe se çka ndodhë: vendi ka një presidente, kuvendi është i
mbushur me gra deputete, qeveria po ashtu, por asnjëra prej tyre nuk guxon me u
ngritë kundër këtij diskursi që i poshtron ato dhe krejt gjininë e tyre. E
pastaj bëjnë poza të rrejshme kinse po luftojnë për të drejtat e grave dhe
barazinë gjinore në shoqëri.Janë frikacake dhe hipokrite. Njëjtë veprojnë edhe
gazetarët që nuk kanë guximin t'ua kundërshtojnë diskursin mesjetar tipave si
Shefqet Krasniqi, por, përkundrazi, edhe kur i intervistojnë qëndrojnë para
tyre si besimtarë naivë e të painformuar. Një gjë dihet mirë dhe sigurtë: dhuna
ndaj grave gjithmonë buron nga ideologjia që thotë se gratë e kanë vendin në
kuzhinë e burrat në odë. Dhe çdo kush që i jep hapësirë kësaj ideologjie
primitive ka pjesën e fajit për viktimat e përditshme të kësaj dhune.
__________
Secili
që ka pasur mundësi të ketë në dorë ndonjë tekst historie nga e kaluara jonë,
të shkruar nga autorët e huaj, mund ta vërej se si burimet serbe dominojnë
ndjeshëm mbi burimet shqiptare. Përtej të gjitha shkaqeve të kësaj dukurie që
mund të diskutohen nga studiuesit e fushës së historiografisë, gjendet edhe një
shkak tjetër që lidhet me faktin se tek ne historia ka qenë e vazhdon të jetë
kryesisht një tregim odash, ndërsa tek serbët një sipërmarrje e madhe
shtetërore e intelektuale.