E shtune, 05.07.2025, 04:14 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Historia nuk fillon me qeverinë Kurti

Në kohën e gazetave të printume budallallëqet e militantëve partiakë dëgjoheshin njëherë në katër vite, edhe atë në audienca të kufizuara. Tash, në kohën e rrjeteve sociale, budallallëqet e tyre marrin vëmendje të përditshme dhe mbarë kombëtare. Kjo po e transformon natyrën e vetë demokracisë, nga një regjim...

Blerim Latifi: Bosnjëzimi i Kosovës

Qëllimi i Serbisë nuk është thjesht Asociacioni i Komunave Serbe. Është qëllim më ambicioz. Është qëllimi i bosnjëzimit të Kosovës. Problemi ynë është se këtë projekt ne po e kuptojmë veç në terma politiko-administrativ, e nuk po e shohim dot dimensionin kulturor të tij. Serbia po investon shumë në bosnjëzimin...

Blerim Latifi: Liturgji në kishën e Millosheviqit në Prishtinë!

Nuk është e rastësishme hiç pse Kisha Ortodokse Serbe ka zgjedhur 10 qershorin për të mbajtur liturgji në kishën e Millosheviqit në Prishtinë. 10 qershori është data e themelimit të Lidhjes së Prizrenit, organizatës së parë kombëtare shqiptare.10 qershori është data e fillimit të largimit të ushtrisë e policisë...

Blerim Latifi: Një dëshmi interesante nga gazeta britanike në pranverën e vitit 1903

The Illustrated London News, revista e parë politike e ilustruar në botë, në prill të vitit 1903, kishte botuar një artikull me titull “Ataku i Mitrovicës”. Në artikull, duke iu referuar korrespondentit të Reuters-it në Stamboll, tregohet se si bajraktari i Prekazit, Ahmet Delia, kishte mobilizuar 5000 njerëz për të kundërshtuar...

Blerim Latifi: Harresa është falje e heshtur e krimit

E priti për 22 vjet drejtësinë për pesë djemtë e saj të masakruar në Mejë, por drejtësia nuk erdhi kurrë. Sot, me vdekjen e saj, ajo, për herë të fundit, na e përkujtoi tragjedinë e saj dhe të qindra e qindra nanave të tjera shqiptare, anë e kënd Kosovës, bijtë e bijat e të cilave i vranë veç pse ishin shqiptarë dhe donin të jetonin...

Blerim Latifi: "Jemi gati kundër Rusisë"

Kjo deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës se "jemi gati kundër Rusisë", më kujton një ngjarje që tregohet se ka ndodhur në kohën e Jugosllavisë së Titos:  Kur Bashkimi Sovjetik e kishte pushtuar Çekosllovakinë në vitin 1968, në një fshat të Drenicës (emri i njohur për...

Blerim Latifi: Normandi, 1944, Dubravë, 1999

Shkrimtari i famshëm francez Zhan Pol Sartri shkruan se “fashizmi nuk përcaktohet nga numri i viktimave që shkakton, por nga mënyra se si i vret ato”. Kur në qershor të vitit 1944, trupat aleate bënë zbarkimin e madh në Normandi të Francës, nazistët urdhëruan njësitë e SS-ve që t’i pushkatojnë të burgosurit...

Blerim Latifi: Ideologji të mbrapshta antishqiptare

Në vjeshtën e vitit 1912, kur filloi Lufta Ballkanike, ushtritë serbe, pa ndonjë qendresë serioze, e pushtuan Kosovën. Nga Merdarja deri në Shkup, nga Mitrovica deri në Prizren, ato kryen masakra nga më mizoret mbi shqiptarët. Qëlluan dy hebrenj, reporterë lufte, Leon Trocki dhe Leo Freundlich...

Blerim Latifi: Jugonostalgji!

Kjo dashnia e papërmbajtur e disa kosovarëve për Palestinën është edhe trashëgimi e Titos, pra jugonostalgji. Më së paku ka të bëj me dhimbjen për viktimat e pafajshme të konfliktit izraelito-palestinez. Lexoni artikujt e Rilindjes të viteve '60 e '70 dhe do ta shikoni sesa janë të ngjashëm me këta tipat...

Blerim Latifi: Ai zgjodhi lavdinë e atdheut të tij

E kishte në duar gjithë lavdinë e fuqisë më të madhe të kohës, por ai zgjodhi lavdinë e atdheut të tij. Dhe në vend të nënshtrimit të popujve tjerë, ai zgjodhi të mbronte popullin e tij nga nënshtrimi. E dinte se një ditë forca e trupit dhe e mendjes do t'i tretej në dhe, por shembulli që do të linte pas do t'i shërbente...

Blerim Latifi: Të gjitha krimet e kryera në Kosovë gjatë luftës në një thes!

Derisa homologët e saj merren me luftën për të siguruar vaksina për qytetarët e tyre, ministrja jonë e punëve të jashtme merret me urrejtjen e saj personale për kundërshtarët e saj politikë. Derisa homologët e saj bëjnë ç'është e mundur për ta mbrojtur vendin e tyre në arenën ndërkombëtare, madje edhe në çështje kur nuk kanë të...

Blerim Latifi: Kralica!

Fusha të cilën po e shihni në fotografi ka një emër brenda të cilit, në një kuptim, fshihet i gjithë thelbi i historisë së Kosovës gjatë shekullit XX. Sot kur po shetisja i vetmuar anës së saj, kaluan dy të rinj. Kur mu afruan, u përshendeta me ta dhe pa vazhduar më tutje ua bëra një pyetje: - Djem, si quhet kjo fushë e madhe?...

Blerim Latifi: Si u lanë vetëm gjakovarët përballë Dervish Pashës

Pasi kishte mbyllur kontestin kufitar me Greqinë, në dimrin e vitit 1881, Sulltan Abdylhamidi, kishte marrë vendimin për të shtypur me dhunë Lidhjen e Prizrenit. Për këtë punë ai e kishte ngarkuar gjeneralin më të mirë të tij, Dervish Pashën. Në fillim të pranverës, ushtria e tij...

Blerim Latifi: Shefqet Krasniqi - Oda është për burra e kuzhina për gra!

E lexova në një portal qysh Shefqet Krasniqi paska thanë që oda është për burra e kuzhina për gra. Në terma modernë kjo do të thotë: vendi i grave është brenda katër mureve të shtëpisë, ndërsa sfera publike ( oda, kuvendi, qeveria) u takon veç burrave. Kjo përbën njërën prej gjuhëve më diskriminuese e përjashtuese për femrën...

Blerim Latifi: Pjesë nga kujtimet e luftës

Kjo është njëra prej dy fotografive të vetme që kam nga Lufta e Kosharës. Neve që ishim në vijën e parë të frontit nuk na binte në mend për të bërë fotografi dhe po të mos ishte Rexhep Shehi që kishte sjellur një fotoaparat nga Norvegjia, as kjo fotografi nuk do të shkrepej kurrë. Këtu kam dalë bashkë me Nehat Shalën...

Blerim Latifi: Kujtesa kombëtare

Dhe kjo ndodhi me 6 prill të vitit 1911, në Kryengritjen e Malësisë, të drejtuar nga prijësi legjendar i Hotit, Dedë Gjo Luli. Shqiptarët ia kishin dalë t’i mbijetonin zhdukjes etnike ; stuhia e gjatë osmane nuk i’a kishte dalë t’i shkulë rrënjët e tyre...

Blerim Latifi: Muze për armikun numër një të Skënderbeut

Komuna e Prishtinës kurrë nuk pati pare për t'ia ngritur një shtatore në kryeqytetin e Kosovës Adem Jasharit. Kurrë nuk pati pare për ta ndërtuar një muze të viktimave të gjenocidit serb mbi shqiptarët gjatë shekullit XX. Por, sot, e pamë se Komuna e Prishtinës paska pare që gërmadhën e hamamit osman të Prishtinës me e shndërru në Muze të Sulltan Mehmetit II...




Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx