E marte, 08.10.2024, 07:16 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Lufta kundër skenarit të errët antishqiptar nuk është fituar ende

E shtune, 11.09.2021, 07:53 PM


Blerim Latifi:

Pas 11 shtatorit 2001 kryetema e politikës ndërkombëtare ishte bërë lufta kundër terrorizmit. Në atë kohë shërbimet serbe të inteligjencës menduan se ishte momenti i volitshëm për ta shkatërruar imazhin e Kosovës duke e paraqitur atë si tokë pjellore për aktivitete terroriste. Që kjo të arrihej duheshin bërë gjëra konkrete. Pastaj ndodhën trazirat e marsit 2004 dhe shkatërrimi i kishave ortodokse nga turma njerëzisht që nuk "dihej" se kush i nxiste.

Në ndërkohë vazhdonte vërshimi i shoqatave dhe organizatave vahabiste në të katër anët e Kosovës, që propagandonin radikalizmin islamik dhe urrejtjen fetare për Perëndimin e krishterë. Shumë shqiptarë ranë viktimë e kësaj propagande dhe shumë të tjerë u blenë me pare për qëllimet e saj. Natyrisht, gjithçka kordinohej nga shërbimet serbe e ruse. Duhej shkëputur lidhja midis Kosovës dhe vendeve perëndimore që kishin ndihmuar çlirimin e saj nga Serbia. Duhej të frikësohej Perëndimi nga Kosova. Dhe kjo mund të arrihej duke e paraqitur Kosovën si një vend me kulturë e mentalitet të ngjashëm me atë të Lindjes së Mesme dhe, rrjedhimisht, idenë e pavarësisë së Kosovës si një ide të rrezikshme për Europën. Krejt duke ndjekur porositë e vjetëra të Pashiqit dhe Gjorgjeviqit: nxiteni fanatizmin fetar tek shqiptarët, nëse doni t'i shkatërroni ata, pa pasur nevojën e përdorimit të forcës ushtarake!

Sigurisht lufta kundër këtij skenari të errët antishqiptar nuk është fituar ende.

Që kjo luftë të fitohet mjafton të përdoren armët kulturore që dikur i krijuan për ne baballarët e kombit shqiptar, mendjet e mëdha të Rilindjes Kombëtare.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora