Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Diktatorët kanë një thelb të përbashkët...!
E enjte, 05.08.2021, 08:04 PM
Diktatorët kanë një thelb të përbashkët: shtypjen dhe poshtërimin e qenies njerëzore, për hir të pushtetit të tyre personal
Nga
Blerim Latifi
Nganjëherë
duhet parë edhe ana tjetër e medaljes.Po na vjen mërzi kur po i shohim
vëllezërit tanë në Shqipëri duke u argëtuar me muzikë të këngëtarëve serbë që
dikur qëndronin në anën e Millosheviqit,- dhe me të drejtë, - e harrojmë se sot
ende në Kosovë ka shumë kosovarë që dalldisen nëpër dasma e ahengje me këngët
për Enver Hoxhën.
Ka
madje të tillë që çdo vit kujdesen të përkujtojnë me elozhe datën e tij të
lindjes dhe atë të vdekjes.
Dhe
asnjëherë se lodhim mendjen me pyetjen se si ndihet kur e sheh këtë adhurim
kosovar të Enverit,
-
një shqiptar i Shqipërisë që ka vuajtur në burgjet politike të tij, në Spaç,
Burrel, Tepelenë, e gjetiu në kampet e terrorit komunist,
-
një tjetër që i takon familjes të ndonjërit prej 7000 shqiptarëve të ekzekutuar
për motive politike nga regjimi enverist,
-
një tjetër që i është shkatërruar jeta ngase ka pasur lidhje familjare me ndonjërin
prej 30 mijë të burgosurve politikë që kishte ai regjim,
-
një tjetër që është rritur jetim dhe i poshtëruar në atë regjim, sepse babai i
ishte vrarë në kufi, derisa po përpiqej të arratisej nga kushtet mizore të atij
regjimi.
-
një tjetër... nuk po vazhdoj më tutje sepse katalogu i llojeve të vuajtjeve të
shqiptarëve nën regjimin enverist, është i pafund.
Një
hyrje e mirë në këtë katalog është vepra "Rrno për me tregu" e At Zef
Pllumit, por sa prej kosovarëve e kanë lexu atë?
Dyshoj
të jenë më shumë se 100 lexues të saj në krejt Kosovën.
Unë,
personalisht, sa herë shkruaj tekste kritike për regjimin komunist shqiptar,
marrë mesazhe e komente me kundërshtime të ashpra, e shpesh edhe ofenduese, nga
shqiptarë të Kosovës, të cilët, fatkeqësisht, nuk u takojnë vetëm gjeneratave
të vjetra të lëvizjeve ilegale antijugosllave, por edhe gjeneratave të reja të
rritura në kohën e demokracisë.
Diktatorët
mund të kenë emra të ndryshëm, fytyra dhe ideologji të ndryshme, por,
pavarësisht kësaj, ata e kanë një thelb të përbashkët: shtypjen dhe poshtërimin
e qenies njerëzore, për hir të pushtetit të tyre personal.
Adhurimi
i një diktatori nuk është thjesht çështje bindjeje personale e një individi!
Është,
parasegjithash, tregues i problemeve serioze që individi ka me gjykimin moral.