E shtune, 12.10.2024, 07:42 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: "Jemi gati kundër Rusisë"

E diele, 30.05.2021, 09:15 AM


Blerim Latifi:

Në mes të vitit 1944, kur gjermanët po bëheshin gati të tërhiqeshin nga Ballkani, Dushan Mugosha i shkruante Titos: në gjithë Kosovën ekzistojnë vetëm 200 partizanë, e prej tyre vetëm 80 janë shqiptarë. Pas përfundimit të luftës ky numër u ngrit në 20 mijë e diku edhe 40 mijë partizanë. U shpikën beteja të paqena dhe heronj të rremë të luftës partizane. Të gjithë vraponin të dukeshin diku si pjesëmarrës e kontribues të saj, sepse të gjithë donin të përfitonin nga pushteti i ri.

A po ju kujton diçka kjo histori?

________

Nga kalendari filozofik

Me 26 maj të vitit 1976 ka vdekur Martin Hajdegeri, njëri prej mendimtarëve më të mëdhenj në gjithë historinë e mendimit njerëzor. Ai është autori i veprës "Qenia dhe Koha", e cila sëbashku me veprën e Vitgenshtajnit "Traktati logjiko- filozofik" dhe veprën e Llukaçit "Historia dhe vetëdija klasore", ka përcaktuar të gjitha debatet dhe rrymat e filozofisë së shekullit XX. Ndonëse në filozofi Hajdegeri ishte një mendimtar i kalibrit të Platonit, Aristotelit e Hegelit, në politikë ai u tregua naiv e sipërfaqësor, me vetë faktin se ra viktimë e propagandës naziste dhe për një kohë u shndërrua në funksionar të regjimit hitlerian, duke pranuar detyrën e Rektorit të Universitetit të Freiburgut, detyrë nga e cila ai dha dorëheqje pas një viti. Edhe sot ende vazhdon debati nëse ekziston ose jo një lidhje logjike midis filozofisë së Hajdegerit dhe sjelljes së tij politike në vitet 1933-1934.Unë personalisht nuk mendoj se ekziston kjo lidhje. Shembulli i Hajdegerit na tregon se edhe mendimtarët e mëdhenj mund të bijnë pre e strategjive manipuluese të populizmit ekstrem. E rëndësishme është se filozofia na mëson se duhet t'i përdorim armët e saj të kritikës jo vetëm ndaj atyre që shkelin ligjet e logjikës e të vërtetës, por edhe ndaj vetë yjeve që kanë shkelqyer në përdorimin e këtyre armëve. Filozofia është sovraniteti i kritikës, të cilit duhet t'i nënshtrohen të gjitha të vërtetat, të shenjta ose të pashenjta qofshin ato. Sepse filozofia nuk është e vërteta e autoritetit, por autoriteti i të vërtetës. Filozofia është çlirim përmes të vërtetës, siç thotë vetë Hajdegeri në interpretmin e tij të Platonit.

________

Kjo deklarata e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës se "jemi gati kundër Rusisë", më kujton një ngjarje që tregohet se ka ndodhur në kohën e Jugosllavisë së Titos:  Kur Bashkimi Sovjetik e kishte pushtuar Çekosllovakinë në vitin 1968, në një fshat të Drenicës (emri i njohur për autorin e këtij statusi), të ndikuar nga thirrjet e pushtetit, ishin mbledhur fshatarët për të protestuar ashpër kundër agresionit sovjetik. Pasi kishin kërkuar fuqishëm që trupat sovjetike të largoheshin menjëherë nga Praga, kishin shtuar edhe një kërcënim: nëse kërkesa jonë nuk plotësohet, ne përsëri do të protestojmë këtu në qendër të fshatit!

________

E dëgjova një intervistë të yllit të ri të muzikës, Gjon Muharremajt. Djali i rritur në një familje të lidhur fort me vlerat kombëtare shqiptare. Çfarë mund të mësojnë familjet shqiptare nga shembulli i tij? Jepuni fëmijëve një edukim me vlerat e shqiptarisë dhe rrugët e suksesit të tyre në Perëndim do t'u hapen me patjeter! Sepse shqiptaria është Ëndrra e Madhe e rilindasve për ta parë kombin shqiptar pjesë integrale të Civilizimit perëndimor. Një ëndërr që brezi ynë e ka për mision ta bëj realitet.

________

Mediumi ma i fuqishëm në botën arabe, Al Jazeera, e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë. Duhesh me qenë ose qorr ose shpirtshitur që mos me dallu kush është pro dhe kush kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora