E shtune, 12.10.2024, 07:27 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Polemika e parë shqiptaro-serbe në historiografi

E enjte, 01.07.2021, 07:46 PM


Polemika e parë shqiptaro-serbe në historiografi

Nga Blerim Latifi

Ishte gjysma e parë e shekullit XVII. Perandoria Osmane vazhdonte të kërcënonte Europën. Ushtritë e Sulltan Sulejamanit kishin arritur deri në muret e Vjenës, ndërsa anijet osmane plaçkisnin vazhdimisht brigjet europiane të Mesdheut. Europa e pushtuar nga frika e invazionit osman, kërkonte shpëtimtarë që do të frenonin këtë invasion. Në këtë klimë të përgjithshme paniku paneuropian lulëzoi përsëri literatura mbi Skënderbeun, prijësin legjendar të shqiptarëve, i cili për 25 vite e kishte frenuar marshimin osman drejt Europës. Në ato vite ankthi një polemikë e çudtishme shpërtheu në qarqet intelektuale e politike të Italisë. Dy peshkopë nga Ballkani kishin filluar grindjen historiografike për origjinën etnike të Skënderbeut. Njëri ishte peshkopi boshnjak Tomko Marnaviç, i cili kishte botuar një libër të shkurtër në të cilin përpiqej të “faktonte” origjinën sllave të Skënderbeut, dhe tjetri ishte peshkopi shqiptar Frang Bardhi, i cili, me të marrë librin e Marnaviçit, iu fut punës për t’i hedhur poshtë tezat e tij. Në një kohë rekord Bardhi shkruajti apologjinë e tij në mbrojtje të origjinës shqiptare të Skënderbeut, e cila më pas u lexua në Senatin e Venedikut. Teksti i Frang Bardhit ishte shkatërrimtar për tekstin e Marnaviçit, i cili, më pas, rezultoi se kishte bërë edhe falsifikime të tjera historike në përpjekje për t’i sllavizuar edhe perandorët romakë, siç ishte Justiniani.

Kjo është polemika e parë historiografike shqiptaro-serbe në Ballkan, fryma e të cilës vazhdon edhe sot e kësaj dite. Fatkeqësisht ata që sot mbrojnë tezat e peshkopit serb nuk ndodhen në Serbi, por janë kryesisht shqipfolës që e kanë shitur mendjen dhe shpirtin. Kjo i bën pasaardhës të denjë të Tomko Marnaviçit, ndërsa ne të tjerët që e mbajmë në zemër emrin e Skënderbeut me plotë të drejtë jemi pasardhës të Frang Bardhit, shqiptarit të parë të fillimit të kohëve moderne që hetoi rëndësinë e identitetit etnik të atdheut të tij. Fatkeqësisht Bardhi vdiq i ri, me 1 korrik të vitit 1643, në moshën 37 vjeçare, por duke lënë prapa shtegun e sapohapur drejt ndërtimit të vetëdijes kombëtare të shqiptarëve.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora