Editorial » Latifi
Blerim Latifi: Kritikat e Ramës për Bullgarinë, absurde!
E merkure, 01.09.2021, 08:25 PM
Blerim Latifi:
Kritikat
e ashpra që sot Rama ja paska bërë
Bullgarisë në Slloveni në sytë e kryeministrit bullgar, janë absurde. Në vend
se të luftoj për ta shkëputur perspektivën e integrimit të Shqipërisë në BE nga
perspektiva e ish republikave jugosllave, ai vazhdon të zhytet edhe më thellë
në moçalin e ndotur të tyre. Shqiptarët nuk kanë asnjë problem me bullgarët.
Përkundrazi, pas kroatëve, ata janë populli më miqësor i shqiptarëve në
Ballkan. Atë që Rama sot e bëri për Maqedoninë në Slloveni, kryeministri
maqedon kurrë nuk do ta bënte për Shqipërinë. Në fakt historikisht ka ndodhur e
kundërta: maqedonasit nuk kanë lënë mjet pa përdorur për t'i shkombëtarizuar
shqiptarët e Maqedonisë, përjashto spastrimin etnik, të cilin nuk kanë qenë në
gjendje ta zbatojnë, se po të ishin natyrisht që nuk do ta kursenin. E gjithë
bota e di se krejt ajo që quhet histori, gjuhë e kulturë e sllavëve maqedonas,
në thelb, përbëjnë vjedhje të trashëgimisë bullgare, e se populli maqedonas
është thjesht një sajesë konjukturale e Titos. Jugosllavia e Titos ka vdekur
dhe Ballkani nuk do të qetësohet kurrë derisa nuk lihet pas e gjithë
trashëgimia e tij.