Sabile Basha: Rexhep Mala – Ju hetuesit shqiptarë jeni tradhtarë, e ju serbët jeni kriminelë...
Rexhep (Mehmet) Mala u lind me 29 mars 1951, në fshatin Hogosht të Dardanës, nga babai Mehmet dhe nëna Fahrije, familje, kjo me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të gjatë atdhetare e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren në tërësi Rexhep Mala i kreu në Hogosht, më pastaj meqë i ati Mehmeti shpërngulet në Gjilan, Rexhep Mala e vazhdoi gjimnazin në Gjilan...


























