Frank Shkreli: Chen Guangchen ndërlikon marrëdhëniet amerikano-kineze
Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Republikës Popullore të Kinës janë duke zhvilluar bisedime intensive në lidhje me fatin e disidentit dhe përkrahësit të të drejtave të njeriut në Kinë, Z. Chen Guangcheng, i cili u arratis javën që kaloi nga arrestimi në shtëpi i rrethuar nga pothuaj 100 policë. Megjithëse asnjëra palë nuk ka komentuar mbi fatin e tij, besohet që disidenti Chen të jetë nën mbrojtjen e autoriteteve diplomatike amerikane në Pekin. Arratisja e tij para disa ditësh natën pa hënë, duke ...























