E diele, 28.04.2024, 04:00 PM (GMT+1)

Editorial

Arben Llalla: Partia Demokracia e Re bashkon në një front partitë e minoritetit të Shqipërisë në Konferencën për Vorio Epirin

E diele, 15.04.2012, 12:04 PM


Partia Demokracia e Re bashkon në një front partitë e minoritetit të Shqipërisë në Konferencën për Vorio Epirin

 

Nga Arben LLALLA

 

Partia greke Demokracia e Re, më 8 Prill, do të organizojë në hotelin “DIVANI CARAVEL”, në Athinë një Konferencë me temë VORIO EPIRI, E shkuara, E TASHMJA DHE E ARDHMJA,,. Në këtë aktivitet do flasë ish-profesori i Andoni Samaras, Grigoris Gjizelis, ish-Konsulli i përgjithshëm në Korçë Theodor Ikonomu, i njohur për deklaratat antishqiptare dhe i akuzuar nga ministria e jashtme greke për keq menazhimin të Konsullatës greke në Korçë, eurodeputeti i Demokracisë së Re Jorgo Kumucakos, Nikos Lugeros, Profesor dhe këshilltare Ushtarak.

Ftesë për të ardhur në aktivitet ka marrë kryetari i Demokracisë së Re, Andoni Samaras i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen në aktivitet nëse ai ndodhet në Athinë. Gjithashtu do jenë kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, kryetari i partisë MEGA, Kristo Kiços, kryetari i OMONIA, Vasilis Bollanos.

Sipas informatave kofidenciale Andoni Samaras ka ndërhyrë me autoritetin e tij që minoriteti grek në zgjedhjet e ardhshme të dali si një forcë e vetme e bashkuar për të fituar sa më shumë mandate për deputet me qëllim që qeverisë së ardhshme ti bëhet presion për Autonominë e Vorio Epirit.(Siç duket grekët e dinë që disa politikanë shqiptar shesin gjithçka për të qenë në karrigen e butë shtetërore).

Demokracia e Re për të fituar zgjedhjet e parakohshme që mund të mbahen në Maj në Greqi po keqpërdor tezën e Vorio Epirit, duke shfaqur haptazi pretendimet territoriale ndaj Shqipërisë. Ky është një akt i paprecedentë prandaj qeveria e Tiranës duhet të dënojë organizimin e të tilla aktiviteteve nga partitë greke që janë në qeveri sepse veprime të tilla nxisin prishjen e miqësisë së dy vendeve fqinje..

 

Biseda Samaras-Berisha në dhjetor 2011

 

Në fillim të dhjetorit në Marsejë të Francës u mbajt takimi i liderëve të partive Popullore Europiane. Gjatë atyre ditëve u takua kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha me kryetarin e partisë Demokracia e Re, Andoni Samaras. Kryetari i partisë greke Samaras i propozojë Berishës zhbllokimin e marrëveshjes për caktimin e kufirit ujor ashtu siç ishin marrë vesh më 2009, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha me kryeministrin e Greqisë së atëhershme, Kostas Karamalis. Marrëveshje e cila u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë pasi vërehej se kjo marrëveshje ishte në dëm të Shqipërisë. Pasi i faleshin ujërat territoriale pa të drejtë Greqisë. Greqia nga ana e saj zonën ujore në fjalë e ka futur në zonë e rëndësisë së veçantë.

Andoni Samaras i kërkojë kryeministrit Berisha respektimin e plotë të të drejtave politike dhe sociale të minoriteti grek i cili jeton brenda kufijve të Shqipërisë, duke vënë theksin se minoriteti është ura lidhëse e mirë e miqësisë midis dy vendeve. Politikani grek Samaras paraqiti edhe çështjet e përfshirjes në pasaportat biometrike dhe certifikatat deklarimin e kombësisë dhe të fesë. Ai kërkojë që të përfshihen në të ardhmen si minoritet mijëra shtetas shqiptar me kombësi greke që jetojnë në rajonet e Korçës, Përmetit, Himarës dhe qytete të tjera në Shqipërisë.

 

Takimet e krerëve të minoriteti grek me liderët e Athinës

 

Bashkimi i shoqatave dhe i partive të minoritetit grek në një front të vetëm në zgjedhjet e 2013, ka ardhur si pasojë e një sërë takimesh në fund t të vitit 2011 dhe në fillim të 2012 me liderët dhe politikanët e Athinës.

Në fund të dhjetorit 2011, kryetari i partisë MEGA Kristo Kiços, sekretari Zisos Luçis, i shumë kërkuari nga drejtësi shqiptare, kryetari i OMONIA të prefekturës së Korçës, Naum Disho, të shoqëruar edhe nga ish-Konsulli i përgjithshëm grek në Korçës i cili njihet për deklarata antishqiptare dhe i akuzuar për keq menazhimin e Konsullatës greke në Korçë Teodor Ikonomu-Kamarinos, bënë disa takime, me kryetarin e Demokracisë së Re, Andoni Samaras, kryetarin partisë ekstremiste LAOS, Jorgo Karaxhaferin, me shefin e politikës së jashtme të Demokracisë së Re, deputetin Panos Panajotopulos dhe me shumë personalitete të tjera.

Më 10 janar 2012, kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule dhe kryetari i OMONIAS, Vasilis Bollanos, zhvilluan një sërë takimesh në Athinë si me ministrin e jashtëm grek Stavros Dhimas.

Fill pas këtyre takimeve të shpeshta dhe aktiviteteve të shumta që u organizuan në shkurt-mars 2012, me tema për Autonominë e Vorio Epirit, dy krerët e partive minoritare greke Vangjel Dule i PBDNJ dhe i MEGA, Kristaq Kiços deklaruan më 2 Prill se në zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë do dalin të bashkuara si një forcë e vetme. Dule dhe Kiço thanë pas takimit se divergjencat mes dy partive i takojnë së shkuarës dhe se tashmë ka ardhur koha për një front të bashkuar politik të minoritetit grek në Shqipëri. Kryetari i partisë MEGA, Kiços shtoi se përçarja e grekëve në Shqipëri është vetëm në interes të qarqeve nacionaliste në Shqipëri.

Kristaq Kiços është njëri nga politikanët e minoritetit që hapët me veprimet e tija ka shfaqur ndjenjat se ai punon për Autonominë e Vorio Epirit.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora