Editorial
Ramiz Selimi: Sa e bukur është bota, që unë pikturoj!
E marte, 13.03.2012, 09:03 PM
Shoqëria jonë nga prizmi i politikanit duket sa e ndriçuar, por është shumë e largët me realitetin
Sa e bukur është bota, që unë pikturoj!
Nga Ramiz Selimi
Njerëzit nuk mund e pranojnë gjendjen objektive të tyre, apo rrethit në të cilin jetojnë, ata perceptojnë realitetin që gjendet vetëm në kokat e tyre. Gjithnjë e më shumë, ka kontradikta mes asaj që politika njofton zyrtarisht, dhe realitetit të jetës njerëzore.
Marrim shembull projektuesi i një projekti përpilon planin për të realizuar qëllimin e tij, pra ndërton diçka të re, ai programin e konstrukton me një inteligjencë të mbrehtë, për të qenë sa më i saktë me idenë e tij. Ta themi thjesht, nga drejtimi filozofik, njerëzit nuk mund e pranojnë gjendjen objektive të tyre, apo rrethit në të cilin jetojnë, atëherë ata e perceptojnë realitetin që gjendet vetëm në kokat e tyre. Këtë perceptim politika vazhdimisht përmes mediave ju ofron qytetarëve, pastaj me këto perceptime jorealiste detyrimisht merret e gjithë shoqëria .
Analizojmë pak politikën e brendshme shqiptare si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Bie fjala, një qeveri që krijon një program të kursimeve që një e treta e
Projektuesi i mendimit
popullsisë nuk mund ta financoj, tregon një distancë të konsiderueshme nga realiteti, një distancë nga faktet dhe shifrat. A nuk tregon qartë politika shqiptare si pozitë ashtu edhe opozitë, se bërja e politikës në ketë vend është jashtë çdo realiteti. Politika në Shqipëri është bërë gazi i botës, shembull i përqeshjeve të përditshme në parlamente apo debate ndërkombëtare, mu për shkak se në ketë vend perceptimi i politikës është në kokat e tyre dhe jo objektiv i gjendjes reale.
Çka mund të themi për Kosovën, kur ajo është edhe për disa shkallë më të ulet zhvillimi, se sa Shqipëria në të gjitha drejtimet, por sa i përket këtij realiteti të perceptimit, të shtrembërimit të gjërave, jemi të barabartë me ta. Janë dy aspekte që ndikojnë në këtë situatë në Kosovë. Mendimi i parë, pavarësia e Kosovës është projekt i përbashkët dhe më këtë edhe përgjegjësia duhet të ndahet me faktorin ndërkombëtar, mendojnë politikanët, me ketë është shumë e lehtë për politikanët në Kosovë të qëndrojnë pasivë, me perceptimin se Amerika do të kujdeset për Kosovën, se miqtë ndërkombëtare do e rregullojnë , se ata janë alfa dhe omega, që nuk do të na lënë të gabojmë. Shoqëria është e detyruar të besojë në ato perceptime edhe atëherë kur ato janë jorealiste.
Prapë realiteti është i largët dhe tregon gjendjen reale qe kemi, nënshkrimi i marrëveshjeve të fundit e vërteton këtë teori, miqtë e deklaruar dhe të vërtetuar për shkak të interesave globale nganjëherë mbyllin njërin sy dhe na detyrojnë të nënshkruajmë marrëveshje që nuk shkojnë në interesin tonë. Kjo marrëveshje do të kishte vlerë sikur të ishte arritur me vende civilizuese. Kosova nuk mund ti zgjedhë fqinjët, prandaj marrëveshja e nënshkruar me komshiun e egër verior, është e sigurt se do të na sjellë probleme të shumta në vitet e ardhshme. Kurse e dyta është interesi personal, ky interes është perceptuar në kokat e tyre që nga starti në politik, ky po realizohet në format tani të njohura, duke u larguar nga realiteti për të cilin janë zotuar.
Nëse vendi vuan nga perceptimet e gabuara, ne vendet e civilizuara e bëjnë të pamundurën që të kthehen të realiteti, këtu është dallimi esencial mes këtyre vendeve dhe vendit tonë. Kurse të ne ndihmohet akoma më shumë nga të gjitha anët, duke filluar nga mediat e shkruara dhe ato elektronike, me pasimin e lajmit sipas dëshirës së personave me perceptim të gabuar, dihet se këtyre vendeve ju mungon demokracia e mirëfilltë. Këtu rrol vendimtar dhe shumë të keq po luajnë mediat, pasi që shtrembërimet e politikanëve i përcjellin të qytetari, diku për shkaqe interesi, e diku tjetër nga mungesa e përvojës demokratike, e diku tjetër edhe nga frika e zhdukjes fizike.
Realiteti i jonë
Shembull tjetër, Ministri i Mbrojtjes rri i ulur në dhomën e tij dhe ëndërron formimin e një ushtrie profesionale, një ushtri të tillë do ta kishte për lakmi çdo shqiptarë, por realiteti është krejt tjetër, kapacitetet njerëzore do ti kemi çdoherë, por shtrohet pyetja , a do ta kemi edhe tekniken luftarake dhe anën financiare të nevojshme për funksionimin e saj, që do na bënë neve krenar për ushtrinë tonë, mendoj se edhe këtu është një perceptim i cili nuk i përshtatet realitetit për momentin. Ushtrinë profesionale nuk po mund e formojnë edhe shtetet që janë shumë herë me të forta se ne.
Gjithnjë e më shumë, ka kontradikta mes asaj që politika njofton zyrtarisht, dhe realitetit të jetës njerëzore. Një kontraktues (mund të krahasohet me një kryeministër) i cili paraqet një plan bankës së tij, për mënyrën e buxhetit, ai duhet të jetë i sjellshëm dhe pa komplimente, dalja jashtë realitetit do ti sjellë probleme serioze biznesit të tij dhe bankës, menaxhimi i shtetit nuk është diçka tjetër. Kjo është tragjike që shumë politikanë ka ndodhur ndërkohë të mbushin xhepat në kurriz të vendit, mu për shkak të perceptimit të gabuar që kanë për shtetin.
Perceptimi i politikanëve
Mediat duhet të jenë shumë të kujdesshëm që të mos kalojnë atypari me raportet e tyre realitetin në të cilin gjendet populli. Urgjentisht është i nevojshëm sqarimi, zbardhja e vrasjeve dhe skandaleve të shumta të viteve të fundit. Presioni publik është shumë i rëndësishëm që gjendja të pasqyrohet në mënyrë reale dhe jo çdo gjë të futet nën qilim, sepse e gjitha shkon në damë të shoqërisë dhe zhvillimit të saj e të kombit në përgjithësi. Por, në kafene dhe vende tjera të ndryshme diskutimi, bisedat më shumë koncentrohen në lidhje me tema të tjera si p.sh. fitimi i tenderëve, fare deklarate dhashë për gazet, biseda për pushimet e ardhshme, për ndonjë makinë të re, e shkollës më të mirë, funksionimi i spitaleve, programi televiziv... Banale? Ndoshta. Por të paktën, jo e ndërtuar mirë.
Gazetat e komunikimit masiv gjithashtu, duhet të jenë të kujdesshëm për të mos shkruar duke anashkaluar masën dhe realitetin e shoqërisë sepse perceptimet jorealiste janë të destinuara të punojnë në afat të shkurtër.
Mirëpo politikës tashmë për të formuluar ide për të ardhmen e shoqërisë, i nevojitet të kthehet të realiteti dhe të formojë perceptim të saktë për shtetin, që ai të jetë në shërbim të shoqërisë, të kemi një edukimin më të mirë dhe të kemi kujdes me mirëqenie për njerëzit në nevojë, në të kundërtën edhe ata do ta kenë jetën e shkurtër në pushtet. Vetëm me realizëm ne mund shkojmë përpara.