E hene, 29.04.2024, 03:35 PM (GMT+1)

Editorial

Arben Llalla: Greqia shton presionet kundër Shqipërisë...

E enjte, 08.03.2012, 09:04 PM


GREQIA SHTON PRESIONET KUNDËR SHQIPËRISË PËR ÇËSHTJEN E PËRFSHIRJES SË PARTISË ÇAME PDIU NË QEVERI DHE DËNIMIN E NAUM DISHOS

 

Nga Arben LLALLA

 

Më 7 mars kryetari i partisë ekstremiste greke LAOS, Jorgo Karaxhaferi i përfshirë në qeverinë e Papadhimos ka kërkuar zyrtarisht kryetarit të Kuvendit të Greqisë z.Filipo Peçalniko për një debat në rend të ditës për zhvillimet e çështjeve kombëtare dhe strategjike të politikës së jashtme të vendit.

Në kërkesën e Jorgo Karaxhaferit midis shqetësimeve të shumta të politikave të jashtme të Greqisë është përfshirë edhe problemet me Shqipërinë, ku ndër të tjera thotë: “Janë shkallëzuar lëvizjet e Shqipërisë kundër minoriteti kombëtar grek në Epirin e Veriut. Në pritje është edhe mbetet çështja e Zonave Ekskluzime të Veçanta EEZ”(ky term ka të bëjë për kufirin detar me Shqipërinë në detin JON). Karaxhaferi kërkoj sipas rregullores diskutim midis liderëve të partive që janë pjesëmarrëse në Kuvendin Republikan. Siç shihet Greqia është shumë e shqetësuar për mos zbatimin e marrëveshjes detare të firmosura midis Karamalisit dhe Berishës në vitin 2009, që e rrëzojë Gjykata Kushtetuese. Kjo marrëveshje u vlerësua si e dëmshme për Shqipërinë ku i faleshin Greqisë kilometra det që i takojnë vendit tonë. Në atë pjesë së deti JON dyshohet se ka rezerva gazi dhe nafte me vlerë mbi 300 miliard euro.

Pas përfshirje së parisë çame në qeveri PDIU të përfaqësuar me dy zëvendësministra menjëherë ka reaguar ministria e punëve të jashtme të Greqisë me anë të zëdhënësit z.Delavekuras të saj në mëngjesin e 8 mars ku ndër të tjera ai tha: “Ne kemi qenë të informuar në lidhje me pjesëmarrjen e dy zyrtarëve të PDIU në qeverinë e Shqipërisë. Siç mund ta shikoni me kujdes zhvillimet e brendshme në Shqipëri duhet të jemi të plotë të vetëdijshëm për ekuilibrin politik në këtë vend. Tema e përbërjes së qeverisë shqiptare është një çështje e brendshme. Qeveria shqiptare me anë të kryeministrit, ministrit të jashtëm dhe zyrtarëve të tjerë dëshiron të forcojë marrëdhëniet me Greqinë për përparimin e procesit të pranimit të Shqipërisë. Kjo dëshirë është reciproke, dhe Greqia ka dëshmuar në praktikë gjatë viteve mbështetjen e saj për Shqipërinë. Megjithatë, është e njohur gjithashtu se partia ka bërë pozicionet, PDIU që minojnë mundësinë për përmisimin e më tejshëm dhe forcimin e marrëdhënieve tona dypalëshe. Prandaj ne presim që qeveria shqiptare të konfirmojë në terma konkrete angazhimin e saj në përmisimin e marrëdhënieve greko-shqiptare. Ne duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë, por një parakusht për këtë është dëshira e ndërsjelltë dhe zbatimi praktik i veprimeve që do tregojnë respektimin midis dy vendeve dhe rritjen e bashkëpunimit dypalësh. Mbrojtja e të drejtave të pakicës greke, siç përcaktohet nga detyrimet e kursit të pranimit të Shqipëri dhe zgjidhja e çështjeve të pazgjidhura në marrëdhëniet dypalëshe një prioritet i lartë për Greqinë“. Siç kuptohet deklarata e zëdhënësit të ministrisë së jashtme të Greqisë z.Delavekuras Greqia ka shfaqur shqetësimet e saja për përfshirjen e partisë çame PDIU në qeveri. Kjo hapët është futje hundët në punët e brendshme të Shqipërisë. Ndërsa Shqipëria asnjëherë nuk reagoi për përfshirjen e partisë ekstremiste greke ortodokse të djathtë të Jorgo Karaxhaferit LAOS në qeverinë e Lukas Papadhimas i cili është me origjinë arvanitas. Shqipëria nuk ka reaguar asnjëherë për termin e ndaluar në marrëveshjet midis dy vendeve Vorio Epirit, term që lë të nënkuptosh se Jugu i Shqipërisë i takon Greqisë.

 

Presionet për lirim e Naum Dishos

 

Disa ditë më parë deputetët e partisë ekstremiste të djathtë greke LAOS, Athanasios Plevris dhe Jorgos Anatolaqis i parashtruan disa pyetje ministrit të jashtëm të Greqisë Stavros Dhimas rreth problemit të dënimit nga Gjykata e Korçës për dhunimin e varreve në Boboshticë nga kryetari i Omonias vllehu Naum Disho. Siç dihet Disho kërkohet nga drejtësia shqiptare për të vuajtur dënimin. Sipas disa zërave ai mund të fshihet në Greqi. Pyetjet e deputetëve të LAOS shkuan edhe më tej ku kërkoni llogari për mbrojtjen e minoritetit grek në Korçë. Siç duhet kohë më parë Konsulli i Përgjithshëm grek në Korçë bëri një deklaratë provokative ku deklarojë se qytetarët e Korçës janë grek. Kjo bëri që konsulli në fjalë të ikte në heshtje dhe butësi për në Greqi.

 

Pyetjet e parashtruar nga dy deputetët e LAOS-it

 

1.- A është e njoftuar ministria për këtë çështje dhe si ajo i mbron grekët nga persekutimi në vendin fqinjë?

2.- Cili është qëndrimi dhe praktika që ndjekim kundër qeverisë shqiptare kur frikëson minoritetin grek kur deklarojnë me krenari kombësinë e tyre?

3.- A mori pjesë përfaqësuesi i ministrisë në gjykim? Keni mësuar për ndonjë parregullsi apo akuzat e fabrikuara për të ndalur një grek i cili nderon varret e paraardhësve të tij?

4.- Cili është qëndrimi i shtetit grek përball pozitës së Shqipërisë kur deklaron se në Korçë nuk ka minoritet grek? Si i përkrahni dhe i mbroni të drejtat e tyre?

 

Përgjigjet ministri i jashtëm grek Stavros Dhimas

 

TEMA: Përgjigju me nr 5477 prej 7/2/2012 pyetjeve të deputetëve të LAOS Athanasios Plevris dhe Jorgos Anatolaqis!

 

Departamenti është plotësisht i informuar për zhvillimet në këtë padi. Ne kemi deklaruar tashmë në mënyrë të përsëritur se dënimet deri në një vit burgim pa pezullimin e Naum Dishos është një zhvillim i turpshëm për marrëdhëniet e minoritetit grek etnik në shtetin shqiptar, duke prekur, pa dyshim, dhe marrëdhëniet e dy vendeve.

Këto zhvillime janë të rëndësishme dhe të vazhdueshme në konsideratë tonë të organeve kompetente të Bashkimit Evropian, nga të cilat Shqipëria dëshiron të bashkohet. Në këtë aspekt, Komisioni Evropian, opinion mbi kërkesën e Shqipërisë në BE, shprehu shqetësimin e tij të thellë për punën e përgjithshme, efektivitetin dhe pavarësinë e Drejtësisë shqiptare, ndërsa raporti i fundit i progresit theksoi se harmonizimin Shqipëria me standardet evropiane në drejtësi është në një fazë e hershme.

Ne do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet ligjore të rastit, në mënyrë që të vlerësojnë shkallën e përputhshmërisë nga Shqipëria me standardet e përcaktuara nga BE-ja për funksionimin e drejtësisë dhe mëtejshëm për të përcaktuar qëndrimet tona.

 

Ministri i jashtëm

Stavros Dimas

 

Reagimi e Këshillit botëror të epirotasve

 

Për dënimin e Naum Dishos reagoj edhe Këshilli Botëror i Jashtëm Epirit i cili në deklaratën e tij për shtyp thuhej se: “gjykimi për Dishon është gjykim politik për të frikësuar minoritetin grek në Epirin e Veriut, këto dënime dhe frikësime janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare për të thyer moralin e anëtarëve të minoriteti grek në Shqipëri. Pakica greke ka të drejtë të jetojë paqësisht në trojet e stërgjyshërve dhe Shqipëria duhet të garantojë të drejtat e njeriut sipas konventave ndërkombëtare dhe evropiane”.

 

Faksimi i përgjigjes së ministrit të jashtëm grek Stavros Dhimas



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora