Editorial
Selim Nëngurra: Pavetëdije vrastare
E diele, 26.02.2012, 06:04 PM
PAVETËDIJE VRASTARE
Nga Selim M. Nengurra
Nuk thonë kot se njeriu luen mendësh nga të mirat e jo nga të ligat. Së paku gjashtë dekada robni kombëtare, po kaq kohë që kombi shqiptar mbijetonte dhe, me të gjitha forcat e mundësitë, kerkonte LIRI: kërkonin LIRI kombëtare, LIRI të shprehjes, LIRI besimi dhe LIRI veprimi.
Janë me qindra mija shqiptarë të burgosun e të persekutuem në pjesen e ndame të Atdheut, që e pushtoi shteti jugosllav i Titos, janë me dhjetra mija të vramë, të sakatuem e të zhdukun po nga ky shtet dhe asnji nga ata nuk kerkonte asgja ma shumë se LIRI. Njerëzit flijoheshin edhe me jeten e vetë per ta pasë LIRINË.
Tash, mbas dy dekada kohë që LIRIA erdhi në Shqipni dhe 12 vite në Dardani, padashtë mendja më shkon te kohnat e vjetra, te kohnat aty diku nga viti 1960 e këndej. Perkujtoj ngjarjet dhe askund nuk gjej të ketë qenë pretekst apo shkak i asnji kundershtimi, rrebelimi, proteste, demostrimi, apo diçka tjeter LIRIA fetare. Sado që në disa raste kjo mund të ketë qenë e neperkambun, megjithate askush në trojet shqiptare të okupueme nga jugosllavet e Titos kurrë nuk ngriti krye per të kerkue atë LIRI. Të gjitha ato kundershtime, ato rrebelime, ato demostrime baheshin per LIRINË KOMBËTARE. Njerëzit edhe me jeten e tyne mbronin FLAMURIN, identitetin e kombit, fytyren historike kombëtare dhe institucionet e tyne kulturore e akademike.
Në Klinë organet pushtuese serbe paten heqë bustin e Luigj Gurakuqit nga objekti i Gjimnazit me këtë emen në këtë qytezë. Donin ta emnonin qendren e mesme shkollore me emnin e nji letrari serb. U paten ngrit shqiptaret me protestue. Shumica janë burgosë e torturue, sa me ato pasoja kanë jetue tanë jeten.
Në Republiken Sllavomaqedone paten ndalue shkollimin në gjuhën shqipe. Shqiptarët u ngriten në protesta. Mbahen mend protesta të shumta atje, por unë personalisht mbaj mend dhe isha deshmitar i shumë tmerreve që paten ndodh në Kumanovë kur shqiptaret dolen në demostratë per ta mbrojtë SHKOLLEN SHQIPE.
Nuk do ceku shembuj tjerë. Do ceku situaten ( aq sa arrita ta mësoj tek këto 10-15 vitet e fundit ) në Shqipni. Atje në vitin 1967 shteti komunist stalinist ndaloi fenë, shpalli veten shtet ateist si i pari dhe i vetmi në botë. Me këtë rast me mija njerëz janë persekutue, priften e sherbyes të fesë katolike u pushkatuen, libra e dokumente me vlera historike e kombëtare u zhduken, ama nuk mbaj mend të ketë thanë dikush se ka pasë protesta kunder kësaj, pra kam fjalen te protestat masovike, nuk flas per rastet individuale e të grupeve të vogla, sepse aso ka pasë pandërpremje e njerëzit janë martirizue shkaku i kësaj. Mirëpo, kur erdhi puna per ta konkretizue LIRINË, lirinë e plotë njerëzore, në fillim të viteve 1990 u ngrit ne kambë i tanë populli shqiptar. Nga kujtimet që i kam e besa edhe nga videoinçizimet që i kam ba direkt nga TV të ndryshem botënore të asaj kohe, kurrë nuk kam degjue të ketë kerkue dikush LIRI FETARE. Kerkohej Liria njerëzore dhe DEMOKRACIA.
Ma në fund LIRIA erdhi. A na gjeti ne të gatshem per ta pranue LIRINË, per t’i thanë asaj mirë se erdhe, se të kemi prit me shekuj? Unë mendoj se shqiptaret nuk ishin të gatshem per ta pranue LIRINË. Nuk ishin, sepse ne si popull kemi vetëdije të ultë, vetëdije gati - gati primitive. Lirinë e kupton drejt vetem populli, pjesa e tij e vetëdijëshme. Të tjeret, pjesa e pavetëdijëshme, nuk e kupton. Kjo pjesë, që fatkeqësisht tek ne si popull po deshmohet se asht ma e madhe se pjesa e vetëdijëshme, sapo gjen hapsinë të lirë, bahet shkatrruese. Kjo shtresë asht INJORANCA. Injoranca mendon se gjithçka duhet t’i takojë asaj, madje edhe hapsina per çashtjet e shpirtit. Injoranca nuk ngurron të ngre krye edhe kunder artit, kunder mendimit të lirë dhe i shpall ato të rrezikshme dhe të padeshrueshem. Injoranca vepron me dhunë kunder shtresës së vetëdijëshme të kombit. Kjo e zezëditë na ka gjetë ne.
Porsa erdhi Liria në Shqipni, shtresat e pavetëdijëshme të kombit ia filluen hakmarrjes kunder pushtetit të kaluem dhe në emen të nji patriotizmi primitiv, filluen të shkatrrojnë gjithçka që gjenin. Nuk do t’i numroj këtu damet vandalizmat që janë ba në Shqipni nga vetë shqiptaret, sepse ato janë aq të mëdhaja, sa asnji pushtues i Shqipnisë gjatë historisë nuk i ka ba në trojet tona. Prandaj nuk ka nevojë t’i numroj, unë vetem po i përkujtoj.
Në vend që të fillojnë me punen , me ndertimin e vendit, të forcimit të institucioneve shtetnore e kulturore, injoranca i doli para shtresës së vetëdijëshme kombtare dhe rezultati po dihet e po shifet. Shqipnia u ba antare e KONFERENCËS ISLAMIKE, u mbush me xhamija, thue se ka pasë pak, turqit na u ban vëllazen dhe per hatrin e tyne, kur ata vinë të na vizitojnë ( ma mirë ta them të na poshtnojnë ), ne perbaltim Heroin Kombëtar Gjergj Kastriotin, sepse menjanojmë bustet dhe amblemet tjera ku Ai figuron.
Në Dardani 12 vjet LIRI, kështu po trumbeton shtresa e pavetëdijëshme shqiptare, injoranca jonë. Unë e shoh se ne historia po na perseritet. Na ikë nji pushtues dhe na vjen nji tjeter. Në këto 12 vite Liri të Dardanisë ne vertetë jemi çlirue nga pushteti i dhunshem serb i Beligradit, ama na ka pushtue terri aziatik oriental. Na ka nenshtrue deri në atë shkallë, sa përditë e ma shumë po bahemi popull komplet i pavetëdijëshem.
Për këto 12 vite Liri në Dardani janë ndertue 1000 e kusur xhamija. Tash, mbas shumë zhurmave të nji grupi njerëzish të shitun te sherbimet e hueja, njerëz të grupeve minoritare, melezëve të ndryshem perzimje të gjakut turk, boshnjak, gabel, magjup etj, etj, që nuk bajnë ma shumë se 1000 veta së bashku, do ndertohet edhe ajo kobzeza e ashtuquejtun "xhamija e madhe " në parkingun e PTK-së në Prishtinë.
Edhe në metropolet e shteteve të botes gjithandej ku ka shqiptarë po hapen e po kerkohet të hapen xhamija. Kjo dëshmonë se shtresës së vetëdijshme të popullit tonë i ka zanë frymen ajo shtresa tjetër e pavetëdijëshme apo injoranca. Dhe rezultat e kësaj asht shkatrrimi i institucioneve kulturore e akademike kombëtare shqiptare. Tash me vite nuk degjohet zani i asnji akademiku, por degjohet në gjuhen arabe ezani dhe zani nga minaret e shumta gjithandej trojeve iliro-dardane. Merreni me mend se pos Prof. Kristo Frashërit dhe Prof. Jusuf Buxhovit, këto 10-15 vitet e fundit asnji za tjeter i mirfilltë akademik nuk dëgjohet. Nuk ka revista e fletore shkencore akademike të instituteve të ndryshme kombëtare. Por ka me mija fletushka, jasin, mesim islam e tjera pamflete propaganduese islame. Faqet e ndryshme të internetit janë perplot me imam e hoxhallarë shqipfolsa që predikojnë haptas urrejtje anti krishtenim dhe anti eurokulturë.
Në metropolet e qytetet e ndryshme të Europës, në xhamijat "shqiptare", shkojnë njerëzit me humbë kohen, aty besimtarë dhe praktikues të disiplinuem të fesë islame dhe riteve të saj kurrë nuk ka ma shumë se 10-15 veta. Me sytë e mi kam pa disa here se si në xhaminë e Sarpsborgut nuk ka ma shumë se 5 veta që lidhen namaz mbas imam Ardian Halitit. Isha në Oslo në xhaminë shqiptare atje në Tveitaveien 55 me 28 nandor 2011 dhe edhe me 28 janar 2012 dhe aty heren e parë pash se ishin 4 burra që ishin shkue në namazin e akshamit ndërsa heren e dytë ishin 6 veta dhe imami. Tash të flasë pak rreth kësaj. Xhamija e Sarpsborgut ka diku mbi 1000 ( mund të ketë ma shumë, nuk e di saktësishtë ) antarë per të cilet i merr komunes donacione nga të cilat imami merr pagen mujore, paguen banesen dhe kredinë per makinen e re që e ka ble. Më duket se pagë merr edhe i ashtuquejtuni Kryetar i xhamisë. Pse pra ata së paku 1000 antarë asnjihere nuk shkojnë në namaze të imami në xhaminë e tij?!
Në Oslo sipas nji statistike jetojnë 5000 shqiptarë, që të gjithë antarë të xhamisë apo bashkisë islame shqiptare, sikur po e thërrasin këta dhe pse pra vetem 5-10 veta shkojnë në namaz?!
Kjo deshmonë se besimtarë të vertetë të fesë islame nga populli shqiptar ka diku vetem 0.5%, ndërsa në letra bahen shumë, sepse ata janë shtresë e pavetëdijëshme, janë injorancë, e cila ka edhe pushtetin në dorë në shtetet shqiptare. Dhe kjo injorancë perkrah dhe stimulon keqveprimet dhe veprimet antikombëtare edhe të mergates tonë gjithandej ku jeton ajo. Sot shqipfolësi dergon femijën në foshnjore dhe te dera, para se ta dorzojë te edukatorja, ia perkujton fëmijës se nuk guxon me lujtë me fëmijë të krishtenë, ndërsa vetë jeton dhe merr paren e shtetit të krishten. Kjo asht dyftyrësia ma e neveritshme që per çudi nuk po e shohin as nuk po merret me te askush. Cilet do bahen këta fëmijë neser, a po mendon kush për këte?!
Injoranca apo shtresa e pavetëdijëshme e kombit tonë asht në krye të shteteve shqiptare sepse ajo e ka deshrue pushtetin. Ndersa pushteti lind dhe rritet nga pjesa e instinkteve të liga. Dhe këto instinkte te shtresat e pushtetarëve shqiptarë të pavetëdijëshem apo injorantë janë të bollëshme dhe ato ndihmojnë pushtetarin ta mbaj pushtetin e fortë dhe kjo arrihet tue mos pasë pushtetari besim as në veten e vetë. Nuk ka besim as në atë të madhnishmen që asht e gatshme dhe e aftë ta mund të keqen dhe të ligen. Ata që frigohen nga herezia e vet, pra nga pjesa e ligë e vetja, e kerkojnë pushtetin e fortë. Nuk kupton pushtetari se krejt kjo asht nji mashtrim i madh dhe i perseritshem, i cili mbjell shterrpësinë shpirtnore dhe ndrydh pamëshirshem ndërgjegjen.
Shoh se ka mbet shumë pak ndergjegje kombëtare. E shitem ate per interesa meskine personale dhe nuk po kemi mundësi ta kuptojmë dhe ta kultivojmë jeten me të gjitha kuptimet e saj kur po jemi të lirë.
Ne luftojmë nji pushtues dhe e kerkojmë paraprakisht nji tjeter. Porsa i themi thefsh qafen të vjetri, i themi mirë se erdhe të riut.
Popull i pavetëdijshem. Mjerë na.