E premte, 02.05.2025, 02:41 AM (GMT+1)

Editorial

Edgar Frashëri: Emrat e rrugëve dhe pazaret mbas tyre

E merkure, 22.02.2012, 09:05 PM


Emrat e rrugëve dhe pazaret mbas tyre.

 

Nga Edgar Frashëri

 

Sapo del nga qendra tregtare “Casa Italia” per te hyre ne Tirane, perballe murit te mbikalimit, gjate nje cope rruge lidhese me bulevardin kryesor hyres te kryeqytetit, g?lejne ca veprimtari biznesi te ndryshme te perzjera me ca shtepi te ndertuara keto vitet e fundit; mbase edhe pa leje  dhe sigurisht pa asnje koncept urban; te cilat perbejne nje lloj mini lagje qe kryqezohet me ca rrugica te cilat nuk merret vesh se ku mbarojne.

Deri ketu nuk ka asgje per tu çuditur sepse  Tirana  ne brendesi te lagjeve eshte e mbushur me te tilla sokaqe apo qorrsokaqe ku cdo dite banoret bejne akte cirku per te nxjerre apo futur makinat e tyre qe tani jane me shumice .Postieret ndertojne kode personale udhetimi kurse per zjarrfikese apo autoambulanca as qe behet fjale. Por ajo qe me ngacmoi eshte fakti –aspak i cuditeshem – qe sejciles prej ketyre rrugicave pa forme, ju eshte vene nga nje emer me seriozitetin me te madh.dhe me tabela te rregullta. Edhe kjo nuk perben cudi sepse  si Tirana, ashtu si edhe qytetet e tjera te Shqiperise, keto vitet e fundit nuk kane lene rrugice, qofte edhe me jo me shume se dhjete shtepi, pa i ngjitur nga nje emer. Njera prej tyre eshte “rrugica” Mikel Koliqi  e cila eshte bere shkak per kete shkrim.

Dhe shembujt me tipike i gjen ne Bashkine e Kamzes apo ate te Durresit ne territorin e ish kenetes. Bile ne kuadrin e ketij “deliri emrash” vura re se u jane vene per gjate rruges nacionale drejt Krrabes, emertime shpesh te cuditeshme edhe ca shtigjeve malore prej dheu qe me siguri perfundojne ne oborrin e ndonje shefi Komune. apo fisit te tij.

Gjithesesi, nuk  marr persiper te trajtoj kete ceshtje ne aspektin administrative-ligjor sepse gjithkush e kupton domosdoshmerine e hartimit te adresarit te sakte te shtetasve te vendit i cili perben edhe njerin nga themelet e statistikave  e te identifikimit ku nje rendesi te vecante merr vendbanimi ose vendndodhja.

Emrave te rrugeve/rrugicave do ti perqasem nga nje kendveshtrim tjeter.  Por se pari dua te bej nje parantese qe ne kete shkrim nuk kam te drejte dhe nuk do te diskutoj emrat e personave qe jane vendosur sepse ata tashma nuk jetojne dhe ky eshte kapitull i mbyllur.  Ajo qe me ngacmon eshte se nuk e kam te qarte se cfare kriteri eshte perdorur per shperndarjen e  tyre.  Po te ishim ne SHBA  apo edhe ne Rusi!! ky trajtim nuk do te kishte vend. Por dikush mund te thote se kjo nuk ka rendesi, boll qe eshte vene nje emer , pavaresisht se ku, dhe kjo e arrin qellimin. Dhe ne pamje te pare ashtu duket por nuk eshte fare keshtu. Jetojme ne Ballkan dhe jemi nje popull me nje mentalitet jo vetem tipik ballkanas por edhe te prapambetur anadollak  Ne Shqiperi, vendosja e emertimeve te rrugeve, ndonese ne vetvehte cfaq  nje proces ne pamje teresisht demokratik e te hapur ( keshilli bashkiak/komune, shoqeri civile, komisjone, e te tjera dokrra si keto,) ai  ne te vertete ne taban ka favoritizmin, nepotizmin, korrupsionin, servilizmin,  dhe te gjitha izmat e tjera qe ka nje shoqeri pa moral te konsoliduar gje qe verteton se ne vazhdojme te jetojme  si nje shoqeri postfeudo-komuniste e prapambetur dhe se ky element perben nje akt te deformimit te kujteses historike te komuniteteve tona.

Ne  vendosjen dhe shperndarjen e emrave te rrugeve ka nje spekullim te stermadh.  Si nga populli ashtu edhe nga ana e administrates, ushtrohet nje lloj presioni i ndersjellte i cili shpesh, per te mos thene gjithmone, perfundon ne pazare te pandershme qe do te benin tiu skuqeshin faqet, po te ishin gjalle, atyre,  emrat e te cileve vihen ne “ankand”. Meqenese Shqiperia per gjysme shekulli diktature, stampoi ne emrat e rrugeve e shesheve pikerisht ata persona apo data te cilat qellimisht u ndertuan si modele per ti  sherbyer sistemit , kjo mendesi mbeti ne thelb fare e pandryshuar dhe sot e kesaj dite, mbas njezet vitesh te te ashtuquajturit tranzicion. Ndryshimi eshte se, nese dikur nga emrat e rrugeve nuk kishte perfitim individual, sot kjo pune eshte personalizuar dhe gati eshte kthyer ne vlere statusi dhe shpesh reputacioni te pamerituar. Lufta per te fituar nje emer rruge ne shume raste eshte kthyer ne biznes me para ose kembim favoresh dhe ne kete gare te pandershme pergjithesisht jane perzjere ate cilet kerkojne te ngrejne vlerat e munguara te vetat ne kurriz te atyre qe nuk jetojne me. Dhe ketu politika si kudo eshte qerthulli qe e thur kete rrjete ku edhe eshte ajo qe vendos kriteret e perzgjedhjes te cilat nga llogjika e njeriut te zakonshem perceptohen me veshtiresi.

Pra me qenese jemi vendi i Nastradinit, i cili mbasi beri nje shetitje pa folur me  Pashain  e vendit dhe te nesermen u be menjehere me I nderuari e respektuari, me nje emer rruge sot Nastradini yne e sheh vehten ne pasqyre me tjeter sy dhe ndryshe nga te tjeret. Ai ose ata merrin peshe para syve te te tjereve dhe keshtu krijohet edhe “biografia e mire” si dikur, per te ruajtur te gjalle mendesine e luftes se klasave, por tashma jo me perkatesi politike, por me qellim te kalimit nga “katundarlleku” ne “zotnillek”. Por edhe ketu behen nenklasifikime. Per” zoterinjte” e rendesishem e te forte (me para ose nivel te larte politik) rezervohen rruge te rendesishme, kryesore bile edhe sheshe qytetesh, kurse per nje kategori me te ulet dhe jo kaqe te rendesishme emrat shperndahen me “leter me vrime” ne ca vende te dores se dyte ose te trete periferike qe rrethojne qytetet ne menyre kaotike, per te dhene pershtypjen ndaj  banorve atje se edhe ata tashma jane bere pjese e struktures urbane.

Pra, per tu kthyer edhe nje here ne fillim te ketij shkrimi, kam pershtypjen e pagabuar se ky duhet te kete qene kriteri qe rrugices ku shiten tuba e hekura e mbyllet me dhjete shtepi ju caktua emri I shume te nderuarit per gjithe kombin shqiptar te Kardinalit Monsinjor Mikel Koliqi, dhe po i njejti kriter per shembull duhet te jete perdorur  nga Bashkia kur eshte caktuar emri I te ndjerit Dritan Hoxha ti jepet bulevardit kryesor te hyrjes ne kryeqytet, si nje arter mjaft i rendesishem. Ne kete rast nuk bie ne kurthin e krahasimit te ketyre dy figurave mbi bazen e rrugeve qe u jane caktuar. Ata te dy jane shume drite larg njeri tjetrit per tu krahasuar. Sejcili ka vlerat e veta. I ndjeri “Dritan Hoxha” te rrije atje ku e kane vene dhe te mos e luaje kush, sepse kjo do te ishte qesharake.

Por emrin e Mikel Koliqit kjo Bashki ka detyrimin moral ta sjelle ne qender te Tiranes, perbri atij te Ibrahim Rugoves se porsa inaguruar, dhe bile pak me perpara, dhe nese nuk ka rruge te behet nje e tille per te, sepse ne thelb ai sistem qe sot anatemohet tridhjete here ne dite nga shtetaret e sotme, u permbys nga sakrifica dhe urtesia e njerezve si Mikel Koliqi. Dhe keta i detyrohen figures se tij aqe shume sa nuk ka njesi ta mase.  Te mos i genjeje mendja bashkekombasve te mij se Papa Vojtila erdhi ne Shqiperi per “syte e bukur” te ish komunisteve kur shuguroi monsinjor e me pas arqipeshkop Mikel Koliqin. Dhe ne raste se ne historine njezet vjecare te Shqiperise ne tranzicion ky fakt ka kaluar ne harrese, kjo duhet te jete e dhimbshme, sepse kjo me ben te mendoj per fallsitetin dhe hipokrizine e popullit tone se bashku me politikanet qe ai ka pjelle , kur flitet se sa shume e duam Evropen ne te cilen figura si Mikel Koliqi u edukua dhe mbrujt me atdhedashuri per ta pare Shqiperine si pjese te saj.

 



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx