E premte, 02.05.2025, 01:10 AM (GMT+1)

Editorial

Selim Nëngurra: Si duhet të jetë Qendra Kulturore Shqiptare në metropolet dhe qytetet europiane

E hene, 20.02.2012, 09:04 PM


SI DUHET TË JETË QENDRA KULTURORE SHQIPTARE NË METROPOLET DHE QYTETET EUROPIANE

 

Nga Selim M. Nengurra

 

Me respekt për ditën e Mvetësisë dhe ditën e Flamurit tonë kombtar, me 28.11.2011 në Oslo të Norvegjisë, nji grup shqiptarësh krijues dhe poetë mbajtën nji mbledhje, me ç’rast formuen LSHAKSHN ( Lidhja e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Norvegji ).

Kjo mbledhje u mbajt në lokalet e të ashtuquejtunes "Xhamia shqiptare", në Tveitaveien 55. Oslo.

 

E futa në thojza “xhamija shqiptare”, sepse kjo nuk qëndron, asnji xhami nuk asht shqiptare, xhamijat janë objekte kulti të besimtarëve të fesë islame dhe asesi nuk asht e drejtë të quhen xhamija shqiptare.

Mirëpo, fatëkeqësisht, nji pjesë e madhe e njerëzve të quejtun shqiptarë, i thërrasin këto objekte si objekte të veta dhe i pranojnë ato pa hy fare në thellsitë e asaj se a asht kjo në rregull, që nji objekt i nji kulture krejt tjeter në krahasim me ate tonen, të quhet OBJEKTI IM!!!

Injoranca jonë shkon aq larg, sa edhe takimet me qellime të prezantimit të artit, të kulturës sonë, po i mbajmë në sallat e xhamijave. Kështu u veprue me 28.11.2011 në Oslo. Kështu vepron  "mësuesi" i mësimit plotësues në gjuhën amtare për femijet shqiptarë në Oslo, z Imri Trena, këtu e 15 -16 vite . Ky njeri mban orët e mësimit me femijët e moshave të ndryshme në lokalet e të ashtuquejtunes "xhami e shqiptarëve". Merreni me mend, ndërsa "mësuesi" ju spjegon fëmijëve diçka kombëtare, vetem tri - katër metra mbrapa, burrat ngrejnë vithet përpjetë dhe ua fillojnë lutjeve në gjuhen arabe. Nalt në tavan ka të ngjituna disa perde të  cilat " mesuesi " Imri Trena i terheqë në këtë rast dhe kjo duhet të ndodhë jo për t’i shpëtue femijët nga pamjet e nji rituali të nji kulture tjeter, por për mos me e pengue rastësisht femijet namazin e gjematit që lutet. Në muret e asaj "KLASE "  nuk ka asnji nga figurat e historisë, arsimit e kulturës shqiptare. Nuk ka sepse do ofendoheshin besimtarët islamikë. Mësuesi injorant, që çdo mbramje krekoset me nji radio të tij private permes internetit se po i mëson dhe edukon femijët e shqiptarëve, as që qan kryet per këte. Ky vetkënaqet me namin dhe emnin mesues, që e ka marrë për vete.

Për ta formue LSHAKSHN iniciativen e kisha marrë vetë dhe kjo ka qenë ide imja me vite. Mes krijuesëve të tjerë shqiptarë në Norvegji njihej edhe z. Imri Trena. E thirra dhe i prezantova idenë time. Ai e pranoi dhe me entuziazem dhe më njoftoi se për lokal nuk kishte problem, mund ta perdornim "SHKOLLEN" ku ai jep " MESIM ". Mbylla sytë dhe gojen dhe pranova ta mbanim atë mbledhje aty. Biles kisha qellim që me këte t’ua baja me dije imamit shqipfoles musliman dhe kryesisë së atij objekti, se ai objekt, që po i thonin xhami, ishte objekt i shtetit Norvegji, atë e financojnë taksapaguesit e Norvegjisë dhe na asht dhanë për përdorim për nevojat tona kulturore e jo vetëm të ngrinin vithet disa njerëz aty.

Për fat imami ishte aty si musafir kur ne patem takimin, por ai nuk foli, nuk na u perzi dhe gjithçka kaloi pa telashe.

Diku kah fundi i janarit 2012, ne si Lidhje e Shkrimtarëve vendosem ta mbanim nji orë letrare per hir të FLAKËS SË JANARIT. Kontaktuem mes nesh dhe ramë dakort që mundësisht të bajm recitime vargjesh si dhe tekste të tjera per personalitete shqiptare që iken në Amshim gjatë muajt janar. Prap z. Imri Trena, që veç se asht " MESUES",  ai tash ishte edhe kryetar i LSHAKSHN, na e hap deren e " SHKOLLËS " së tij të  " LAVDISHME" në xhaminë në Tveitaveien 55. Oslo. Të kota ishin sygjerimet e mia si skretar i kësaj Lidhje, se po të kërkonte ai në Komune, në cilindo qytet të Norvegjisë do t’i jepin lokalin per atë takim pa pagesë fare. Ky arsytohej se kishte kërkue, por nuk i kishin dhanë pergjigje. Dhe tash ja " mrekullia" e nji injoranti (z. Imri Trena ). Besimtarët falin namazin e mbramjes në ora 18.00. Per mos me i pengue ata, duhej të mblidheshim neve në ora 18.30 dhe vetë takimi të fillonte në ora 19.00. Unë pata thirrë per atë mbramje edhe shkrimtaren norvegjeze zonjen Helene F. Klingberg. U gëzue kjo per thirrjen, por kur i tregova vendin, nuk e pranoi ftesën, sepse ishte vonë, sado që ishte e djelë ajo mbramje. Duhet me u zgjue heret të hanen, më tha ajo, dhe nuk më leverdis. Pse e mbani aq vonë, më tha? Si t’ia tregoja unë asaj shkakun?

Gjatë diskutimeve tona atë mbramje, mbasi me erdhi radha të merrja fjalën, sepse kryetari ynë i vetzgjedhun me votat e miqëve e familjarëve që në mbledhjen formuese i pat prezantue si krijues, nuk lëshote fjalen per të tjeret, aq sa edhe musafirit të madh, zotnisë së tij, Ambasadorit të Maqedonisë, z. Enver Avdullahi, mezi i dha fjalen. U desht të nderhyja unë per t’ia kujtue kryetarit Imri Trena se ka ftue sonte nji njeri dhe se Ai ishte aty ulun pranë meje dhe se ishte rendi me i dhanë fjalen, aq ma tepër se z. Ambasador mund të kishte kohen e kufizueme…...

Kur mora unë fjalen, mes tjerash kambëngula që kjo të ishte hera e fundit që mblidheshim këtu dhe në objekte të tilla. Nese ju në komunat e qytetet ku jetoni nuk jeni në gjendje të siguroni lokale, ejani në Sarpsborg, ashtu sikur po vi unë në Oslo dhe do vi edhe në Hamerfest nese duhet e kerkohet kjo , dhe unë në qytetin ku jetoj ju garantoj lokal, dhe edhe kafe e langje pa pagesë pergjat tanë takimeve tona.

Ndersa flisja unë, papritë më ndërhyn nji njeri të cilin z. Imri Tena e kishte sjell aty dhe që na e prezantoi si njeriun që ka marr graden e DR. në shkencat bujqësore në Mikrobiologji. Po përse, çka ke ti kundër xhamijave, tha ai person, dhe ashtu  me shikimin kah unë,  u skuq në ftyrë dhe ia filloi nji lutjeje arabisht, që as nuk e degjova, sepse më zgjoi neveri. Ia lëshova sytë dhe porsa pashë atë fytyren e tij të gjatë, me syze të lëshueme në maje hundes, pashë se, nese do t’i vije edhe nji mjekerr, do më dukej si BIN LADEN-i. Ofshana thellë dhe e injorova. E injorova, sepse pashë se nuk ia vlente me ba debat me atë injorant, atë shpirtshitun në botën e territ islamik. Të dhjefsha titullin DR, thashë me vete dhe vazhdova me ato që doja t’i thoja.

Mbas meje fjalen e mori nji njeri shumë aktiv për prezantimin e kulturës  shqiptare në Norvegji. Kam respekt per këtë burr dhe ai na tha, tashma deri në vjeshten e këtij viti do jetë i perfunduem objekti prej 1800 metra katror dhe aty do jenë edhe sallat per kulturë, per aktivitete tjera si dhe per lutjet islame, apo ajo që do të quhet xhami. Nuk e dinte ky se a do të ketë minare ai objekt, që po ndertohet me paret e taksapaguesve norvegjezë, dhe me donacionet e Arabisë Saudite dhe shtetit hibrid sllav, Maqedonisë, sepse gurin e themelit këtij objekti ia paten vu Ambasadorët saudit dhe ai maqedon. Jo ky ambasadori që prezantoi tek ne, z. Enver Avdullahi.

Pra unë si qytetar i zakonshem, si mergimtarë shqiptar, baj pyetjen se a duhet të kemi nën nji kulm lokalet per lutje të besimeve të hueja dhe edhe ato per aktivitete dhe prezantime të vlerave kombtare e kulturore kombtare?! Unë tham se jo, dhe tham se këtu duhet që ministritë e diaspores të të dy shteteve shqiptare, si dhe perfaqësues të lidershipeve shqiptarë nga Maqedonia dhe Krahina e Presheves e nga Mali i Zi, ashtu edhe intelektualë nga krejt diaspora jonë, të reagojnë dhe të kerkojnë nga shoqatat e besimit islam që ato mos të perzihen me kulturen kombtare, se ato asesi nuk prezantojnë vlera të kultures kombtare shqiptare, por ato prezantojnë fenë islame dhe kulturen arabo-turke. Unë nuk mund të pranoj që nji objekt në ndertimin e të cilit, futen edhe parat e mia e familjarëve të mi (sepse ne jemi taksapagues të Norvegjisë ) të ketë minare xhamije, të quhet si qender shqiptare dhe aty asesi të mos ketë mundësi të ketë qasje asnji shqiptar, vëlla imi i besimit katolik apo edhe ortodoks, mos të ketë qasje as si musafir, se sa per të ba lutjet dhe predikimet e veta fetare as që guxon kush ta mendojë.

Ne si mergatë kemi nevojë per qendra kulturore, kemi nevojë per to ma shumë se per buken e gojës, ama ato duhet të ndahen nga xhamijat, dhe ato duhet të jenë PERFAQESUESE DHE AMBASADORE  të kultures shqiptare neper të gjitha shtetet ku ka shqiptarë, e jo ne të na perfaqesojne xhamijat e imamet mjekrroshë me tespih në dorë. Me të drejtë bota europrendimore na ka futë në thesin e territ islamik.

Fola per mergaten tonë në Norvegji, por padyshim se kështu e mos edhe ma keq situata asht gjithandej në boten prendimore ku ka shqiptarë.



(Vota: 27 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx