Editorial
Ramiz Bojaj: Ditëlindja e katërt e shtetësisë, pa veriun
E enjte, 16.02.2012, 09:05 PM
Ditëlindja e katërt e shtetësisë, pa veriun
Në katër vjetorin e shtetësisë dhe në prag të 13-vjetorit të dëbimit të forcave pushtuese serbe, shteti i Kosovës ende nuk ka arritur të shtrijë autoritetin e vet unikat në pjesën veriore. Fatkeqësisht edhe këtë vit, aroma e çlirimit (17 shkurti) ndihet vetëm këndej Ibrit, ndërkaq, matanë(në veri) vazhdojnë të kontrollojnë territorin (strukturat ilegale serbe), elemente kriminale këto të përkujdesura, udhëhequra e menaxhuara nga interesat sllave serbe e ruse. Edhe pas katër vjetësh pavarësi, Kosova (padrejtësisht) mbetet i vetmi shtet në geto, sa i përket lëvizjes së lirë (regjimi i vizave).
Shkruan: Ramiz BOJAJ
Përvjetorët e pavarësisë së Kosovës (me 17 shkurt), mot për mot, na kujtojnë sakrificën sublime të kombit tonë për liri, demokraci e pavarësi, në këtë pjesë të etnisë shqiptare. Filozofi shtetformimi kjo, e projektuar nga vizionet e arkitektit të shtetit tonë modern, dr. Ibrahim Rugova, i kurorëzuar nga heroizmi i komandantit tonë legjendar, Adem Jashari, dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për këtë ditë të madhe. 17 shkurti i vitit, 2008, na kujton faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare, duke u nisur që nga epoka e Skënderbeut, Ismail Qemalit e gjer më sot. Shtetësia e Kosovës është hapi më sublim i qytetarëve të shtetit të ri, duke u vulosur përjetësisht, në kujtesën e të gjithë shqiptarëve anekënd etnisë sonë, (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Kosovë Lindore, Mal të zi dhe diasporë), si një datë e madhe e bërjes së kombit tonë, të ndarë e përçarë padrejtësisht nga fuqitë e mëdha.
Getoja, penalizim i Kosovës
Edhe pas katër vjetësh pavarësi, padrejtësisht, Kosova mbetet i vetmi vend në geto (regjimi i vizave). Evropianët e rinj ose shtetasit e Republikës së Kosovës, (ashtu sikur edhe të gjithë fqinjët e tyre), duan të lëvizin të lirë dhe pa viza në Evropë e gjetkë. BE-ja padrejtësisht i ka futur në ‘geto’, qytetarët më të vuajtur të Ballkanit, të cilët, tash e 13 vjet nuk e bartin mbi supe pushtimin e egër serbosllav, por ndihen të penalizuar për lirinë e lëvizjes së lirë. Duke vështruar nga “zgafella” ballkanike rrjedh pyetja: Përse ‘evropianët e rinj’, u dënuan të jetojnë në geto?! Ngjitas kësaj, vetvetiu rrjedhë pyetja: BE-ja, po i qendron Kosovës në anën periferike të saj, apo janë probleme të brendshme për shkak të keqqeverisjes. Qeveria e Kosovës, proklamon deklarata të përvitshme me synime integruese e “plotësim” kriteresh evropiane, por me përjashtim të gëzimit për Deklaratën e Pavarësisë dhe parakalimit të ushtrisë sonë FSK, nuk mund të shkruhet ndonjë sukses i veçantë. Nëse flasim për vizat (qeveritarët krenohen për nismën e dialogut), por qytetarët vazhdojnë t’i nënshtrohen regjimit të tmerrshëm procedural për një leje udhëtimi jashtë shtetit. Nëse flitet për mbylljen e mbikqyrjes së pavarësisë, do të thotë, tërheqje të ndërkombëtarëve pa mbikqyrje cilësore të territorit (komunat veriore). Këto dy elemente janë vetëm “ceremoni” të
Detyrat e shtëpisë nuk kryhen në Bruksel as në Nju-Jork
Edhe pse miqtë tanë ndërkombëtarë (SHBA dhe ata të BE-së), japin referenca e mbështetje për shtetin tonë, detyrat e shtëpisë duhet të kryhen nga vet ne. Një mik mund të na ndihmojë ta ndërtojmë shtepinë, por askush nuk vjen të na heqë bërlogun para dere. Qeveritarët (ministrat zv.kryeministrat bashkë me kryeministrin a presidenten), bëjnë ekskursione jashtë vendit, mbushen fjalë e deklarata se kush kënd e ka lavdëruar më shumë, por pa shënuar ndonjë sukses qe do të rriste mirëqenien qytetare, kredibilitetin e shtetit tonë. “Jemi shtet i pavarur, jemi të garantuar nga ndërkombëtarët, kemi përkrahjen e Brukselit dhe Uashingtonit”. Kaq dinë, kaq flasin dhe kaq bëjnë politikë institucionalistët tanë. Në këtë kontekst, edhe ndërkombëtarët e bëjnë punën e tyre aq sa u takon dhe kanë interesa, por jo edhe të na ulin në “trenin” e integrimeve, apo zhvillimeve ekonomike. Deputetja e PE-së, Tanja Fajon, thotë se Kosova duhet të fitojë liberalizimin e vizave, sikur të gjithë fqinjët e tjerë në Ballkan. “Liberalizimi i vizave është një nga vlerat kryesore të BE-së. Prandaj, presim që edhe Kosova të fitojë liberalizimin e vizave, ku qytetarët e saj të gëzojnë këtë të drejtë, si një nga vlerat kryesore që ka BE-ja”. Edhe sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, premton mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, për sovranitetin, tërësinë territoriale dhe rrugën integruese të Kosovës. "Ashtu siç kam bërë vazhdimisht, në emër të SHBA-së, shpreh mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Presidenti Obama dhe unë jemi të përkushtuar që të sigurojmë se e ardhmja e Kosovës është jashtëzakonisht e rëndësishme së pari për njerëzit e Kosovës, por edhe për gjithë rajonin". Pavarësisht getos dhe renditjes së fundit në tabelë, qeveritarët tanë, vazhdojnë rehabilitimin e pushtetit dhe grupeve të interesit. Si gjithmonë, qytetarët (edhe pse më të pafajshmit), janë ata që vuajnë paaftësinë ose papërgjegjësinë e udhëheqësve të tyre.
Veriu poligon krimi dhe aktivitetesh mafioze serbe
Veriu i Kosovës, vazhdon të mbetet sfidë për vendosjen e rendit, autoritetit të shtetësisë dhe sundimin uniform të ligjit. Duke vepruar i shkëputur nga funksionimi i sitemit juridik të qendrës, veriu i Kosovës vazhdon të mbetet poligon i krimit të organizuar, segmenteve mafioze dhe epiqendër përmes të cilit
(Autori është publicist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike).