Editorial
Nga Agron Shabani, Lufta e lavdishme e UCK-së dhe Psikopatologjia individuale ose kolektive e popullit dhe lidershipit serb!
E shtune, 28.01.2012, 07:03 PM
Lufta e lavdishme e UCK-së dhe Psikopatologjia individuale ose kolektive e popullit dhe lidershipit serb!
Nga Agron Shabani
1. Sic dihet, mbi horizontin dhe "sipërfaqen e mahisur" të një ´dhëmbjeje të thellë´qiellore ose kozmike dhe fizike-organike të atdheut dhe tokës së lashtë atërore dhe stërgjyshore! Respektivisht, , nepër frontët , sipërfaqet, trashetë, istikamet dhe horizontet e njohura të Luftës së lavdishme për liri dhe pavarësi:Djemtë dhe Vashat me të mira të kombit dhe atdheut tonë të përbashkët të bashkuar tok si ´Një´nën qiellin e Flamurit dhe nën Emblemën e lavdishme të UCK-së dhe luftës së lartëpërmendur për liri dhe pavarësi! Me Besa Besë para Flamurit tonë kombëtar si dhe me betimet , amanetët dhe kushtrimet e shumëta skeletore dhe gjenetike den baba den! Duke e bërë luftën e tyre legjendare dhe heroike ballë për ballë, dhëmb për dhëmb dhe fyta-fyt! Ish pushtuesve dhe armiqve të egër dhe gjakatar serbian: Njëherë e përgjithmonë, madje, me tepër dhe me bukur se kurrë: Atëbotë u morën gjak mbi vetulla për liri, për Kosovë dhe Shqiptari. Duke ua rikthyer kështu në menyrën me të shkëlqyer, me sublime dhe me kuptimplote njerëzve, popullit(kombit) dhe atdheut tone lirinë, shtetin, nderin dhe krenarinë e munguar dhe të nepërkëmbur për shumë vite ose dekada me radhë. Në këtë sfond, për momentin dhe rrethanat e atëhershme dramatike dhe historike nepër të cilat po kalonin njerëzit, populli( kombi) dhe atdheu ynë! Të dukej gjithandej e kuptueshme. Respektivisht, sublime, epokale, heroike , patriotike dhe tepër justifikuese që UCK-së ta bënte dhe zhvillonte luftën e lavdishme për liri dhe pavarësi në një kohë kur ai varg i zgjatur shovenësh, animalësh dhe kanibalësh të tërbuar prej Karpatëve po i bënin( kryenin) aktët e tmershme(makabre), monstruoze dhe tepër sadiste të dhunës, tërrorit dhe masakrave të egra kundër popullatës civile shqiptare në vendin tonë. Duke i vrarë, përndjekur, sakatosur dhe masakruar në këtë vorbullë me mijëra gra, pleq dhe femijë fushave, maleve dhe nën qiellin e hapur të Kosovës! Madje, duke i prerë me thika në fyt femijët( fatosët) e porsalindur shqiptar! Apo, mbase edhe me keq, duke i vrarë, prerë dhe masakruar ata akoma pa lindur! Në barkun ose embrionin e nënlokëve dhe motrave tona shqiptare!!!!
2. Aty ishte edhe platforma dhe filozofia e njohur kombëtare dhe patriotike e Dr. Ibrahim Rugovës dhe bashkëpunëtorëve të tij politik dhe partiak. Të cilët si Shën Gjon Pagëzuesi i famshëm me ´Apostujt e parë´të ´Premtën e Madhe´mbi Jezu Krishtin dikur në Betlehem ose Nazaret! Atëbotë u përpocën, folen ose biseduan hapur mbi lirinë, shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike me Miqtë dhe Aleatët e njohur natyrorë dhe historik të populllit(kombit) dhe atdheut tonë. Dhe, përse(pse) jo edhe me ish pushtuesit dhe armiqtë tanë në një kohë kur popullit (kombit) dhe atdheut tonë iu kishte shkuar thika e serbit në asht dhe laku i thellë i robërisë së gjatë serbopansllaviste në fyt. Duke besuar dhe shpresuar kështu në Fitoren e Madhe dhe përfundimtare të popullit(kombit) dhe atdheut tonë të cilës "fshehtas", gjegjësisht, në mungesë sensi, intuite, edukata, kulture, etike, rezonanse, ndërgjegjë dhe humanizmi të preferuar njerëzor ose qytetar. Në një formë a tjetrën i kishin kontribuuuar edhe vet serbët së bashku me regjimin e tyre kriminal dhe gjakatar në Beograd me rastin e aktëve dhe atyre veprimëve kriminale dhe gjakatare në Kosovë dhe kudo.
3. Ndëkohë që liria , shteti , sovraniteti dhe pavarësia e shumëpritur e Republikës së Kosovës kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht tashmë i kanë mbushur si të thuash me tepër se 13, përkatësisht, 4 vjet. Nuk kanë të ndalur (nuk prajnë) brrockullat, thneglat, xhepurat, sloganet, fiksionet, iluzionet, pamfletët dhe parullat e njohura militare, hegjemone, ekspanzioniste, imperiale, koloniale ose gjysemkolonialiste të një pjese të konsiderueshme të popullit dhe lidershipt serb ndaj Republikës së Kosovës. Gjegjësisht, ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe inegritetit të saj shtetëror dhe teritorial. Duke t´i rikujtuar në këtë vorbullë "notat" ose "pentagramet" e ndryshme të "simfonive" të dikushme makabre dhe tepër funebre ndaj popullit(kombit) dhe atdheut tonë që i shpartallin dhe davarisë mengjesi. Respektivisht, Agu i përjetshëm i lirisë, shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës Martire dhe Heroike.
4. Se këndejmi, të flasësh, të shkruash ose të mendoshë një trohë në egomaninë, mitomaninë dhe grandomaninë e mesipërme individuale ose kolektive të popullit dhe lidershipit serb. Përkatësisht, në supëegot, megaloidetë, destruksionet, dekonstruksionet, anamolatitë dhe patologjitë e ndryshme individuale dhe kolektive të popullit ose lidershipit serbian:Patjetër duhet të mendoshë, studioshë dhe reflektoshë një trohë me thellë në "Psikopatologjinë e përditshme dhe të përgjithshme " të Zigmund Freudit, në "Mendimet jobashkohore ose dekadente" ( " Unzeitgemässe Betrachtungen") të Fridrich Nietzsches, në "Kriminalogjinë dhe Psikopatologjinë e njohur sociale ose societale" të regjimëve të ndryshme kriminale, gjakatare dhe diktatoriale nepër vende dhe rajone të ndryshme të globit dhe kështu me radhë.
5. Sidoqoftë, përballë demagogjisë, dogmatizmit, mitomanisë, grandomanisë, anomalisë dhe patologjisë së mespërme (reaksionare, anakronike dhe tepër dekadente) të popullit dhe lidershipit serb në këtë kontekst ia vlejnë të cekën ose rikujtohen në sfond"Analizat" e njohura politike dhe historike të Alexis de Tocquevillit, "konceptët dhe teoritë e shquara politike dhe historike" të Jacob Bruckhardit, "Edukata dhe Zhvillimi i Racës ose Gjinisë së njohur Njerëzore" ( "Erziehung des Menschensgeschlechts" ) të G. Ephraim Lesingut, "Teoritë e njohura shtetërore, nacionale dhe politike si paradigma dhe alternativa të rëndësishme shkencore dhe metodologjike" sipas Makjavelit, Montesqueut, Kantit ose Tocquevillit, "Shoqërinë qytetare dhe shtetin politik " sipas Hegelit, Kantit, Spinozës ose John Stuart Millit, " Idetë dhe teoritë e njohura revolucionare de evolutive të jakobinëve" gjatë periudhës së njohur të Revolucionit të Madh në Francë, "Eksurset dhe diskurset e njohura politike dhe analitike të filozofisë moderne ose bashkohore mbi shtetin dhe shoqërinë e gjithëmbarshme njerëzore ose qytetare", " Idetë dhe metodat e njohura konstruktive, rekonstruktive ose diakronike" të Clode levi Straussit etj. , "Tradita e njohura liberale, republikane, parlamentare dhe demokratike mbi shtetin dhe shoqërinë", "Kodeksin e Historisë dhe Ideologjisë së njohur Shtetërore dhe Nacionalë" sipas Theodor Schiederit etj. "Apologjinë historike" të Marc Blochut dhe kështu me radhë. Për të cilat do bëjmë fjaë në shkrimet ose vështrimët tjera të radhës.