E premte, 02.05.2025, 07:47 PM (GMT+1)

Editorial

Engjëll I. Berisha: Provokative…

E hene, 16.01.2012, 09:00 PM


Provokative…..

 

Shkruan: Engjëll I. Berisha

 

Fjalën provokim do ta përdorë më shumë se fjalë tjera, ngase, dje në intervenimin e policisë dhe në protestimin e Levizjes Vetëvendosja çdo gjë ishte provokative. U provokua shteti dhe masa. Një pjesë e masës ishte atje në kufirin me Serbinë fqinje dhe një tjetër ishte duke përcjellur me vëmendje nga shtëpitë e tyre me pamje jo të pëlqyeshme.

E djeshma na vuri para sprove për tu rikonfirmuar në vetvete se kush është më patriot, më atdhetarë dhe kush e don shtetin më shumë. Askush prej nesh nuk e pranon se nuk e duam vendin, sepse të gjithë e konsiderojmë se kemi bërë nga diçka. Por, nuk ishim të saktë nëse është dashur të gjithë të jemi në Merdare, apo të dëgjojmë thirjen se kjo nuk është rrugë e duhur. E vështirë është kur të gjithë kanë të drejtë. Por ajo që dua të themë se, nuk donim të shihnim këso pamje televizive. Ne familjarët që kërkojmë të zhdukur, asnjëherë nuk e kemi parë të arësyeshme të provokojmë policinë e shtetit tonë për ti detyruar ata të na tërheqin zvarrë dhe të krijojmë skena që qojnë ujë në mulli të tjetër kujt. Dhe, nuk e doja as policinë të bëjë këtë veprim, sikur se nuk e doja as protestuesin të provokojë. Po cila është zgjidhja? Le ta definojë dikush sa më parë.

Se duhet të jemi për shtetin, kjo nuk duhet të ketë asnjë dilemë. Se thirren se janë për shtetin edhe protestuesit e djeshëm deklarohen, e bile ata më shumë se askush dolën ta mbrojnë shtetin edhe duke u rrahur me ujin e ftohët në dimrin e janarit të këtij viti. Por edhe se duhet të reagojë shteti edhe kjo nuk kontestohet.

Kufirin në Merdare e kemi qajtur me lotë më shumë se 35 herë gjatë këtyre viteve duke pritur kufoma në thasë plasmasti dhe prej nga atje, nga kjo pikë kufitare çdo ditë vijnë edhe ushqime që duhet ti konsumojmë. Dikush nga ky lexim mund të thotë, e pse duhet ti konsumojmë pikërisht këto ushqime! E kush do ta thotë në këtë çast se nuk duhet të kemi tregëti dhe fqinjësi  natyrale me serbët? Unë them se për pakëz kohë, krejt pakëz nga këto deklarata serbe do të mbeten vetëm thënje mediale duke thënë se Kosova kurrë nuk do të jetë shtet. Dhe të gjithë ata që vdiqën për këtë Kosovë, mbesin emra që do të lakohen nëpër familje, në emra rrugësh, institucionesh dhe në motive të krijuesve për ta kujtuar të kaluaren tonë. Ndërsa të tjerët do të bëjnë bashkëpunim nërshtetërorë sikurse bëjnë sot të gjitha shtetet. Ndërsa në zgripc  do të mbetet  ideali prej të cilit kam mësuar se jo çdo herë bën punë të jesh superidealist. Këtë e mësova nga dëshpërimi që pashë tek shumë nga ata të cilët më shumë u zhgënjyen në liri se sa kur vuanin edhe në burgje. Ideali bën punë deri në atë kohë derisa të vijë në shprehje politika. Dhe shih për këtë diplomacia serbe po e provokojnë gjendjen tonë shpirtërore për të na mbajtur në ideal që ata e konsiderojnë folklorik dhe vetë bëjnë punë evropiançe, zhvillohen, shkollohen, lobojnë, shkruajnë histori në gjuhë të botës, bëjnë filma duke e shtrembëruar edhe historinë botërore, rreshtohen siq e don perëndimi dhe hudhin teza për tu ngatërruar ne në mes veti.

Serbia, dhe shumë nga shërbimet tjera e dijnë se këtu në Kosovë mund ta nxisin dhe ta mbajnë situatën sa më nxitëse ngase ka kategori të familjeve  me dëme të luftës, me dëshmorë, me të zhdukur me të përsekutuar dhe ata kanë pakënaqësi me trajtimin në shoqëri. Dhe kur i shton këty edhe gjendjen ekonomike e cila për ditë e më shumë po rritet, atëherë me një shkëndi mund ta ndezësh më shumë se dy të tretat e popullatës. Por a duhet ndezur se?

Diplomacia ndërkombëtare në Kosovë, shtetet që na duna të mirën dhe bënë shumë për Lirinë e ndërtimin e shtetit tonë, pa ndërprerë thotë se ky është vit vendimtarë për shumë definime të atyre situatave më të ndjeshme në Kosovë dhe se ky është viti më provokativ nga ato dymbëdhjetë vitet që i lamë, ngase alarmante është vetë Eurozona dhe ekonomia globale ka tronditje të rrezikshme. Dhe sikurse jemi ne stabil me ekonominë në Kosovë, kur merr të ftohtë në Berlin mërdhijmë ne këtu.

Dhe pamja e djeshme, na ka bërë të ndihemi keq, dhe aq keqë sa i bëmë thirrje njëri tjetrit se në cilën kohë po jetojmë, në atë kohë kur duhet të protestohet për liri të levizjes, apo në demokracinë që e sollëm që të gjithë dhe dikush po e provokon.

E kush e dëshironte në Kosovë një pamje çfare e pamë nga mediat dje në kufirin me fqinjët tanë Serbë. Përballja e Qeverisë së Republikës së Kosovës nëpërmjet  policisë shtyllës e shtetit, me njerëz që protestojnë kundër mallërave serbe, ishte neveritëse nëse duam ta pranojmë për ne si shikues e si bashkëqytetarë,  përderisa ka mundur të jetë argëtuese për dikënd krejt tjetër, sepse këta janë  poteza që i shërbejnë një lloji të politikës.  Ndërsa për strukturat e shtetit ishte testi jo aq demokratik sa  ishte sprova për të verifikuar gadishmerinë se sa janë në gjendje ta menaxhojnë situatën kur duhet edhe të rrahet ky popull, nëse duhet pra. Dhe, nëse ka qenë politikë, askush më shumë se struktura politike që është në shtet tani nuk ka fituar. Por, të gjithë jemi në dilemën se a ka fituar politika, a është verifikuar shtetësia e Kosovës se ekziston, bile e fortë, dhe bile për t’ia mbushur mendjen Evropës se mund të kontrollojmë shtetin edhe pa mbikqyrje.  Dhe kur themi se ka fituar politika, këtu duhet pranuar se nuk duhet quajtur fitore, ngase nuk kishte front, por është legjitimuar shtetësia me shtyllat e saja. Dhe dikush nga analistët tha se duket sikur të ishte marrëveshje për ta forcuar legjitimitetin ose shtetëror, ose të atyre strukturave që e udhëheqin shtetin. Po a mund t’ua thuashë kështu masës se?

Njëra deklaratë e protestuesve, në këtë rast nga Levizja Vetëvendosja se po protestojmë ndaj politikës serbe dhe ana tjetër se shteti duhet të mbrojë serbët edhe pse vijnë nga Serbia e shtetit fqinjë, ishte konfuze tek shumicanë fakt për tu pranuar si e tillë, sepse, secili prej nesh edhe më tej thirremi se jemi kundër Serbisë, së pari për kujtimin e një të kaluere krejt të afërt dhe së dyti për politikën që Serbia edhe më tej po e sjellë në dëm të Kosovës. Levizja Vetëvendosja e ka ditur këtë ndjeshmëri, vazhdon ta mbajë active, ndërsa Drejtuesit e Shtetit, e kanë ditur se të gjithë jemi për të mos e pormbysur shtetin, për të qenë të dëgjueshëm ndaj miqve tanë dhe për të dhënë dëshmi se duhet të veprohet në rrugë institucionale. Po ne a nuk e duruam “zullumin” në kurriz tonin për aq vite të robërisë dhe a nuk duruam lloj lloj politikash vetëm sa për të krijuar rend institucional? Mendoj se kemi dhënë shumë nga testet, së pari kuptimin Liri duke luftuar dhe duke rënë dëshmorë e kemi nënkuptuar me shtetësinë e Kosovës. Kjo edhe nuk do koment.

Të gjithë u nodhëm para sprove, duke u provokuar edhe nëpër familje edhe nëpër qarqe strukturale. Thamë me veti, - çka duhet të bëjmë? Thirrja ishte, refuzim ndaj mallërave serbe, reagim ndaj politikës së atij shteti i cili refuzon çdo gjë shqiptare në Kosovë, duke mos e njohur shtetësinë e kosovës dhe një tjetër sfidë që bëri Serbia këtë ditë, duke futur po të njejten ditë me “shenjë” mallëra, sikur se të ishte duke sjellur ndihma humanitare për të shpëtuar popullatën. Unë do të thoja se ata ngahës të kamionëve serbë, që këtë ditë “me shenjë”, erdhën në Kosovë me qëllim edhe pse e kanë ditur se do të ketë situatë alarmante, janë  shumë trima duke bërë për shtetin e politikën e tyre. Mendoja se do të bëhet ndonjë lloj politike kompromisi duke hjekur dorë pikërisht këtë ditë nga trasnporti i mallërave për të mos u provokuar. Por jo, pikërisht këtë ditë kaluan kamionët, kaluan nëpërmjet protestuesve që ishin shumë të frymëzuar dhe detyruan policinë e Kosovës të bëjnë reagime edhe të ashpra, edhe brutale ndaj atyre që donin ta bëjnë një pengesë së paku të një dite. E tërë kjo më është dukur një test, një qëllim dhe një objektiv që kushedi çka do të sjellë.

Andaj, ne nuk ditëm këtë ditë ta definojmë se kush është më patriot, më atdhetarë dhe kush e don shtetin më shumë. Shteti është i të gjithëve që jetojmë këtu në Kosovë dhe e pranojmë sit ë tillë, është i yni që e ndërtuam vetë, punojmë në shtet dhe për shtetin dhe është i ngritur mbi njerëz që dhanë jetën për këtë shtet. Ndërsa, protesta është dukuri që na ka mbetur dhe vazhdon të na sprovojë, sepse, jo çdo gjë shkon për së mbari dhe për ta lakmuar. Protesta shpirtërore është ndjeshmëri e mbjellur tek ne, kemi jetuar me te për kohë të gjatë dhe shpejt mund të na e nxjerrin jashtë. Ata që e drejtojnë këtë popull, ata që e menaxhojnë shtetin mund të luajnë me këto ndjenja sa herë të duan. A është e drejtë të luash me ndjenjat e popullit tënd? Mendoj se nuk është humane. Vetëm humanitet thua?.....



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx