Editorial
Gjergj Kabashi: Shqipëria e 1912 në perballje me Shqipërinë e 2012
E premte, 30.12.2011, 03:03 PM
Shqipëria e 1912 në perballje me Shqipërinë e 2012
Nga Gjergj Kabashi
Shqipëria e vitit 1912 edhe pak ditë hynë në vitin 2012, kah fundi i të cilit i mbushë njëqind vjet të ekzistencës si shtet me njohje ndërkombëtare. Një shekull i Shqiperisë shtetërore nuk ishte i lehtë për kombin shqiptar të përfshirë përbrenda Shqiperisë administrative e edhe me i keq, më i vështirë dhe i mundimshëm ishte dhe mbeti për pjesët e këtij kombi të mbetur padrejtësisht në pushtimin sllavo-helen; Kosova me viset e saja, Maqedonia Shqiptare dhe pjesët e këtij kombi nën Malin e Zi. Si pasojë e pushtimeve të jashtme dhe atij të brendshëm në Shqipërinë e sundimit stalinist të Enver Hoxhës, kombi shqiptar edhe në ditët e sotshme del të jetë kombi më i traumatizuara në këtë pjesë të botës, i zhvilluar në kushte dhe rrethana ë ndryshme, ku ndikimet politike të ndryshme, të shumtën e kohës të bazuara në interesat antishqiptare, kan lënë plagë të ndryshme edhe në kulturën dhe traditat shqiptare të cënuara.
As sot e kësaj dite kur Shqipëria administrative bëhet gati të kremtojë 100 vjetorin e themelimit dhe pavarësimit nga pushtimi shkatërrimtar osman, kremte së cilës i shtohet së fundi edhe pavarësia e Kosovës, duket sikur kombi shqiptar ende të mos e ketë marrur vetën, madje ne disa aspekte del se ky komb ende nuk di të orientohet në rrugën e vet të vetme, që është vetëm rruga shqiptare, por është ngatërruar si mos më keq në rrjetet e ndikimeve të huaja armiqësore, ky feja islame dhe ordodokse në duartë e huja apo që në realitet e praktikë punojnë për të huajt, janë duke e shndërruar këtë komb e këtë vend në një vend që nuk “i ecën”, në një komb të mallkuar?!
Natyrisht, kombi shqiptar nuk mund të jetë i mallkuar, por është një komb i bekuar të cilin në momentet më të rënda e të thuash të pashpresa, e shpëtuan të tjerët duke e krijuar Shqipërinë e vitit 1912, Kosovën e vitit 1999 e kështu me rradhë. Përpjekjet e pjesëve të tëra të kombit shqiptar për liri e pavarësi nga robërimi i huaj, kan qenë të jashtëzakonshme e të pandërprera, mirëpo në asnjë periudhë vendimtare për fatet e kombit nuk kanë qenë as perafërsisht të mjaftueshme për cçlirim kryesisht me forcat vetjake. Madje, mund të thuhet pa ndonjë mëdyshje se as as Lufta e Kosovës e viteve 1998/1999, nuk ka pasur kapacitetin e duhur çlirimtar por mund të quhet vetëm ashtu si është në të vërtetë, një bashkëçlirim që rezultoi me shpartallimin të forcës okupatore të Serbisë në Kosovë nga forcat e Aleancës Veriatlantike, NATOs.
Një vështrim sado i përcipët i mendësisë shqiptare të krijuar në rrethanat kur nuk jemi çliruar vet, tregon se përbrenda pjesëve të ndryshme të kombit tonë, është krijuar një vetëdije mercenare, ku mercenari i gjorë me pak fjalë e fjali të tregon se kush është, çka mendon dhe për kë angazhohet. Një ndër këta mercenar është edhe kryeislamisti politik i Kosovës, Milazim Krasniqi, i cili per fatin e keq të Kosovës e udhëheq edhe fakultetin e vetëm zyrtar të gazetarisë që e ka Kosova, pra i është dhënë mundësia që të krijoj kuadrot që vendit duhet t’i krijojnë opinion konstruktiv e kritik publik, përderisa mund t’ia hetosh e “lexosh” objektivitetin e paanshmërinë e tij të gënjeshtërt në ç’do fjale e fjali që e shqipton.
Ndërsa ai jo që flet shumë e pa asnjë kuptim, por atij të thuash i hapen “dyer-e-dritare”, që përditë e për natë, natën e ditën, paradite e pasdite, këtu e atje, të thotë gjithçka e të “analizojë” çkado. Kësi analizash totale, të gjithëdijshme e të përbotshme,tokësore e jashtëtoksore, mund të bëjnë vetëm nja katër-pesë “analistët e caktuar” të Kosovës, ku vendin e parë e zë pa asnjë dyshim Milazim Krasniqi?!!
Perla e fundit e Milazim Krasniqit është shkrimi, “Ku është fshehur Shqiperia e Kosovës”, ku imagjinata e Milazimit fluturon aty ku nuk ia perthekon mendja një intelektuali tjetër shqiptar, me konstatimet e tija të gjithfarshme, qesharake dhe gazmore njëherit, ku dallohet me mendimin e tij “shkencor” se, “Fjala vjen, deri sot askush nuk e ka hulumtuar në mënyrë shkencore se cilat janë plagët që ka lënë jugosllavizmi në shpirtin e shqiptarëve të Kosovës, gjatë pushtimit gati njëshekullor serb, sikunder që askush ende nuk e ka hulumtuar se cilat janë plaagët që kanë lënë në shpirtin e shqiptarëve të Shqipërisë helenizmi dhe komunizmi.”
Këto janë fakte, Milazim Krasniqi, por nuk janë faktet e faktorët e vetëm që kanë lënë “plagë” në shpirtin e kombit tonë, por fakt mbi të gjitha faktet është pasoja e pushtimit mbi pesëshekullor osman në gjithë hapësirën e shtrirjes gjeografike të kombit shqiptar. Milazimi e milazimët e tjerë jo aq të pakët nuk duan t’a kuptojnë se nje fe nen pushtim e nje fe ne rrethana lirie, sikurse është Islami, – njera nder fetë e praktikuara nga nje pjese e shqiptarëve, e sidomos nga njerëz si Milazim Krasniqi, nuk është e njëjta gjë. Islam nën pushtimin osman do të thoshte hapi i parë dhe jo i vetmi në rrugën e turqizimit të kombit shqiptar, apo jo?…
Ja si vërehet harresa e Milazim Krasniqit për t’i hulumtuar e analizuar, ashtu si di vetëm ai “në mënyrë shkencore”…, pasojat tepër të rënda në të gjitha aspektet e jetës së kombit tonë, madje si redaktor i “Komunistit”, organit të LKJ për komunistët e Kosovës , harron t’a shpjegojë ashtu si duhet pasojen e rëndë të komunizmit serbo-jugosllav ndaj popullit tonë.
Islam do të thotë, po ashtu, me trashëgue intelektual që i imponohen ketij kombi si Milazim Krasniqi, per të cilin nuk ka nevojë të analizohen “në mënyrë shkencore” pasojat e plagët e pushtimit osman, pasi duket qartë se në brendesinë e shpirtit të tijë pasoja e plagë të tilla nuk shihen, si rrjedhim i integrimit të plotë me nostalgjitë e gjithë atyre shekujve pushtim osman.
Islam do të thotë me ba zhurmë ma shumë se që e ke “kacçikun” e pulës intelektuale të Kosovës dhe me i mbajtur, pandërprerë, “nasihat miletit”…
Islam do të thotë mos me i njoht pasojat rrënimtare në kulturën e traditën shqiptare nga osmanët dhe pasosmanët, apo Islam politik do të thotë që ti je i verbët e nuk e kupton se je “qorr” në të dy sytë…
Islam do të thotë mos me e njoht rezistencën kontinuitive kombëtare ndaj të gjithë pushtuesve, por vetëm ndaj “pushtimit serb” dhe atij “helen!”
Islam do të thotë me e fye e mos me e njoht Atë Kryetrimin e Pamposhur Gjergj Kastriotin, të cilit mjerushët e islamit politik shqiptar si argat të “depertimit strategjik” të Turqisë së sotshme, nuk mund t’i ngjiten as tek thundrat e kalit?!!
Islami shqiptar nuk është Islam i periudhës së Lirisë, është Islam që punon, qoftë edhe me pavetëdije, për armiqët e kombit shqiptarë, për turqit me nostalgji pushtuese ndaj nesh, per serbet dhe per greket…
Islam do të thotë që pushtuesi Ty nuk të lenë me marrë frymë, si vepruan të gjitha elitat politike sllavomaqedonase me Ty që t’a pergjaken jeten vetem kur je kujtuar të mendosh per shkolle e flamur, por nuk të penguan por të ndihmuan të ngritesh në Milet-Xhami…
Islam do të thotë me i leshue altoparlantët në kupen e qiellit, per me i trembur zogjet e qiellit dhe hutue edhe lopet në stalla…
Islam do të thotë se ti nuk po e kupton ende se Islami duhet të shndërrohet ne fe të Lirisë, Islam që nuk bënë zhurmë e që nuk ia humbë më territoret kombit!?
Islam do të thotë se pas Lirisë së Atdheut tand që u arrit nga çlirimi që na erdhi kryesisht nga të tjerët, ti me statistika del se ke krijuar armiqët ma të përbetuar të clirimtarëve tuaj, edhe pse je nder kombet ma të vogla te planetit.
Islami per ne ishte dhe mbeti Sherr, dhe mbeti Kob, por une e ti nuk po duam t’a kuptojmë?!
Vetëm del e shikoje vendin tand ne skaje?!…
Shikoje nga Presheva, Medvegja dhe Bujanovci?!
Shikoje nga Tregu i Ri dhe Rozhaja?!
Shikoje nga Cameria?!
Shikoje se brendshmi e së jashtmi…
Dhe mendo vetëm pak…
Mendo përse shume pjesë të vendit tand janë të thuash të rrenuera si Kandahari?!!
Pse keshtu?
Per arsyen e thjeshte se Islami Shqiptar ende nuk është Islam Shqiptar dhe vetem Shqiptar, por është Islam Sherri dhe Kobi i kombit te vet…
Shqiperia administrative ne mot i bënë 100 vite, por Islami, madje as Ortodoksia, ende nuk iu nenshtruan interesit strategjik kombetar, por vazhdon të mbetët kujdestar i sherrit e shkaterrimit, i parehatueshem, Islam qe nuk do t’i njoh të vetët e as fqinjet per arsyen e vetme se nuk do te jete ende Islam Shqiptar, per arsyen se pas vitit 1999 ne vend se të integrohej ne shqiptartizem integrohet ne brengen e Islamit Botëror, nuk sheh “plagë” tek pushtimi i gjatë osman por vetem tek ai serb dhe grekë.
Per fat të keq, ajo brenga e madhe e njerëzve të mëdhenj të kombit se, “Shqiperia u be, por si të bëhen shqiptarët?!”, del të jetë aktuale edhe sot se një pjese e shqiptarve, si milazimët, nuk i njohin dhe vlerësojne pasojat e plageve ne jetën e kombit të të gjithë pushtuesve dhe nuk i njohin dhe vlerësojnë “shkencërisht” njësoj?!
Këtij kombi po i imponohen intelektual me mendime të marra, intelektualë të mjerë e të rrezikshem për interesat dhe shendetin e kombit?!
Intelektualëve të tillë , qofshin ata të “Shqiperisë së Kosovës” apo “Shqipërisë së Shqipërisë”(!), kombi i pergjumur shqiptar është duke u dhënë hapesirë të palejueshme në propagandimin e ideve e qëllimeve të tyre të thuash antishqiptare…
Mua nuk më bëjnë përshtypje kur na fyejnë minorancat e mbetura nga periudhat e pushtimeve osmane, por brengosem kur na sjellin probleme “milazimët” dhe kur “shefqetët” i lejon Serbia që t’a edukojnë në Islamizëm Shqiptarin e vërtetë të Luginën e Preshevës, të cilëve u mungon liria kombëtare e që kurë nuk u ka munguar liria fetare,pasi per të është kujdesur Serbia, si nëna për fëmijen e huaj.