E premte, 02.05.2025, 09:54 PM (GMT+1)

Editorial

Agron Shabani: Politika dhe shteti në emër të Zotit, popullit dhe ligjëve të njohura natyrore dhe historike...

E premte, 23.12.2011, 09:02 PM


Duke menduar në ekskurset dhe diskurset e ndryshme të shtetit kosovar:

 

Politika dhe shteti në emër të Zotit, popullit dhe ligjëve të njohura natyrore dhe historike...

 

Nga Agron Shabani

 

 1. Siç dihet, në bazë të ligjëve të njohura të Zotit dhe natyrës. Respektivisht, mbi bazën dhe formulën e njohur humane dhe juridike mbi të drejtar dhe liritë e njohura globale dhe univrsale që burojnë nga ligjët e lartëpërmendura hyjnore, natyrore dhe historike.Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe ish udhëheqësi i njohur politik i UÇK-së, z. Hashim Thaçi së bashku me deputetit e Kuvendit (Parlamentit) kosovar e Shpallen dhe Miratuan unanimisht dhe botërisht Deklaratën e famshme dhe historike të Pavarësisë së Republikës së Kosovës me 17 .02.2008. Duke i realizur dhe kurorëzuar kështu në menyrën me sublime dhe me kuptrimplote aspiratat dhe interesat e njohura shtetërore, nacionale, politike dhe historike të popullit dhe atdheut tonë. Gjegjësisht, luftën e njohur çlirimtare dhe heroike të UÇK-së së bashku me të gjitha përpjekjet tjera çlirimtare dhe patriotike të njerëzve dhe popullit ose kombit tonë. Në këtë kontekst, ia vlen të cekët ose rikujtohet në vazhdim Karta(Deklarata) Universale e OKB-së Nr.1815 e firmosur dhe ratifikuar në San Francisko të SHBA-së në vitin 1945 dhe 1946 së bashku me një sërë rezolutash dhe konventash të tjera botërore ose ndërkombëtar mbi të drejtat dhe liritë e njohura globale dhe universale të popujve dhe vendëve të ndryshme gjithandej globit për liri dhe pavarësi të gjithëmbarshme shtetërore dhe nacionale.

Ndryshe nga kjo, Deklarata e lartëpërmendur kushtetuese dhe juridike e Kuvendit të Republikës së Kosovës në pjesën substanciale dhe fondamentale të saj është e ngjashme ose analooge me Deklaratën e famshme të Pavarësisë së njohur Amerikane të vitit të largët 1776 në Filadelfia (Philadelphia). Ashtu siç janë të ngjashme dhe tepër analoge edhe Lufta dhe Revolucioni i njohur çlirimtar dhe patriotik i UÇK-së dhe popullit shqiptar me luftën dhe Revolucionin e njohur të popullit(kombit) të madh amerikan për liri dhe pavarësi..;

 

2. Se këndejmi, ndërkohë që në Kongresin e Parë konstitucional dhe historik të Filadelfias (Philadelphias) të vitit 1774:Përfaqësuesit ose deputetët e atëhershëm amerikan do ti marin vendimet e njohura epokale dhe historike mbi ngritjen (themelimin) dhe organizmin e Ushtrisë  së njohur Amerikane  si dhe organizimin e luftës së lartëpërmendur të popullit të madh amerikan për liri dhe pavarësi - nën komanden supreme të Xhorxh Uashingtonit të Madh. Në Kongresin e Dytë konstitucional dhe juridik të Filadelfias- me 4 korrik të vitit 1776: Nën udhëheqjen e shkëlqyer të presidentëve të parë historik të SHBA-së si Xhorxh Uashington ( George Washington), Tomas Xheferson (Thomas Jefferson), Gjon Adams (John Adams) dhe Benxhamin Frenklin (Benjamin Franklin)  do  të shpallët dhe miratohet Deklarata e famshme Amerikane e Pavarësisë . Për t´u kurorëzuar dhe sublimuar dikur me vonë me rastin e miratimit të Konventës së njohur konstitucionale dhe  institucionale "Checks and Balances" të Philadelphias (Filadelfias) të vitit 1787 në formën e konsenzusit dhe një kompromisi të madh politik dhe historik në mes Partisë Demokrate dhe Partisë Republikane të SHBA-së.

 Në këtë sfond ia vlen të rikujtohen fjalët e dikushme lapidare dhe emblematike të Gjon Adamsit të famshëm tek thoshte dikur se: "Askujt nuk i frikësohem me shumë se sa ndarjes së shtetit dhe kombit të madh amerikan në grupe dhe parti të ndryshme rivale dhe antagoniste me njëra tjetrën.

 

3. Lufta dhe Revolucioni i lartëpërmendur në SHBA-së në radhë të parë ishte luftë dhe një revolucion i njohur në mes lirisë, pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit të njohur amerikan dhe të të ashtuqujturit " sovranitetit mbretëror dhe parlamentar" britanik. Përkatësisht, luftë dhe revolucion i njohur i popullit ose kombit të madh amerikan kundër ´kurorës mbretërotre´ të Brianisë së Madhe dhe kështu me radhë. Ndërsa, lufta dhe Revolucioni i njohur i UÇK-së dhe popullit shqiptarë në Kosovë ishte luftë dhe një Revolucion i përgjithshëm kundër terrorit, aparthejdit, gjenocidit, etnocidit, urbanocidit, kulturocidit,ksenofobisë, racizmit ,absolutizmit dhe një kolonializmi të egër dhe tepër primitivë të regjimit kriminal dhe gjakatar të Beogradit.Respektivisht, luftë dhe një revolucion i madh gjithëpopullor për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetërore dhe nacionale nga sundimi i egër serbo-pansllavist. Në këtë frymë të përgjirthshme revolucionare, patriotike dhe historike lufta e lavdishme dhe titanike e UÇK-së sigurisht se i nxorri dhe i përjetësoi edhe heronjët dhe protaginstët e saj me të rëndësishëm ose kryesor së bashku me mitët,eposët dhe legjendat e njohura shtetërore, nacionale dhe historike në këtë drejtim.

 

4. Marc Blochu në "Apologjinë" e tij historike duke u shprehur se " e tërë ajo që ka ndodhur pas Revolucionëve të njohura në SHBA-së dhe Francë ,gjegjësisht, nepër etapat ose periudhat e ndryshme kontemporane ose pentarkisto/antantiste nuk i takon më sferës historike, por asaj politike ose ushtarake." Në vazhdim potencon argumentin e njohur sipas të të cilit çdo epokë ose periudhë e rëndësishme politike, ushtarake ose historike në të shumtën e rastëve është tepër individuale ose personale mu për faktin  se çdo epoke ose periudhe të caktuar historike, ushtarake ose politike i përkasin ose takojnë figurat dhe personalitetët e jashtëzakonshme politike, ushtarake ose historike.Shih për këtë, Theodor Schiederi, përballë "Kodeksit të historisë nacionale" e vë rolin dhe ndikimin e rëndësishëm dhe tepër kardinal të "kodeksit"  të mitëve,eposëve dhe legjendave të sipërpërmendura shtetërore , nacionale ose historike tek shumica e popujve dhe vendëve të ndryshme në funksion të paraqitjeve(prezantimëve) dhe interpretimëve të argumentuara shkencore dhe metodologjike të luftërave dhe përpjekjeve të tyre çlirimtare dhe patriotike për liri dhe pavarësi të përgjithshme shtetërore dhe nacionale nga thundra ose tutelja e huaj koloniale ose gjysëmkolonialiste.Në këtë suspekt, Th.Schiederi "kodin" ose "kodeksin" e mesipërm të mitëve,eposeve ose legjendave të njohura nacionale ose popullore e ngritë dhe projekton në rangun ose nivelin e lartë të kauzalitetit të njohur shtetëror dhe nacional .Përkatësisht, në funksion të edukatës, kulturës,mbamendjes( kujtesës)  dhe vetëdijes së njohur shtetërore, nacionale  dhe historike të popujve dhe vendëve të ndryshme anëkënd globit.Duke u shprehur në vazhdim se mitët, eposet ose legjendat e njohura shtetërore,nacionale,politike,ushtarake ose historike janë po aq të rëndësishme dhe relevante sa vet gjuha, flamuri,stema dhe simbolet tjera shtetërore dhe nacionale. Aty janë edhe konceptët,formulimet, idetë dhe teoritë e njohura konstruktive,rekonstruktive, diakronike, tradicionale,revolucionare,republikane,liberale,parlamentare,paradigmatike dhe të tjera të Claude Levi -Straussit  etj.-përballë destruksionëve, dekonstruksionëve, paradoksëve, anomalive ,patologjive dhe padrejtësive të njohura shtetërore, nacionale dhe politike ndaj popujve dhe vendëve të ndryshme në çdo kohë dhe hapësirë.

 

5. E kundërta e tyre janë  historia ose publicistika e njohur politike, ushtarake dhe diplomatike së bashku me hartimin dhe formulimin e njohur beletristiko-diplomatik të të dhënave dhe shënimëve të rëndësishme ( të veçanta ) historike,ushtarake dhe politike që kanë të bëjnë me ngjarje dhe zhvillime të ndryshme epokale,kardinale ose dramatike.Apo, mbase e  ashtuquajtura " Dolchstosslegende" gjermane sipas të së cilës  ushtria e fuqishme gjermane e kishte humbur Luftën e Parë Botërore në bazë të kurthave,intrigave,dredhive dhe tradhëtive të ndryshme politike,ushtarake dhe ideologjike në prapavinë e saj ushtarake ose luftarake.Të cilat asokohe e sot u kuptuan dhe përceptuan si një thikë e madhe-prapa shpine tek populli ose kombi i madh gjerman.

Në instancë të fundit, Deklarata e lartëpërmendur e Pavarësisë së Republikës së Kosovës me 17 shkurt 2OO8 ishte  "konsenzus" dhe një kompromis i madh politik ,historik dhe gjeografik  i lidershpit dhe popullit ose kombit tonë në të mirë të paqës, stabilitetit dhe sigurisë  së përgjithshme globale ose universale.

 

__________

 

P.S. Vëllezërve dhe motrave tona shqiptare të besimit kristian kudo ku ndodhën:Për shumë jetë e mot Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri! Ne mburremi, gezohemi, lutemi, falemi dhe festojmë bashkë me Ju!  Ju jeni Ne dhe Ne jemi Ju. Haleluja!...



(Vota: 4 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx