Editorial
Shefik Shkodra: Relacioni pozitë opozitë dhe të tjerët në politikë
E premte, 16.12.2011, 09:03 PM
RELACIONI POZITË OPOZITË DHE TË TJERËT NË POLITIKË
NGA SHEFIK SHKODRA
Është thënë se, shumëkush dëshiron të merret me politikë, duke menduar si profesion më të lehtë e dobiprurëse më shpejt. Kështu ndodh futen edhe ata/ato që nuk e dinë se çka janë duke bërë dhe për çka duhet të angazhohet, aty e atje ku është vendosur...
Kur është fjala te spektaklet e herë hershme të partive në parlament, duke u përpjekur që të jemi sa më afër realitetit, duhet pas parasysh edhe një koordinim më të mirë të gjithë opozitës. Dhe kjo do të ishte edhe në interes të pozitës kurdoherë.
Interesi ekziston te çdo individ e te çdo grup dhe kjo nuk është diçka e re që po e thuhet. Por, gjithherë interesi jo veç i grupit e individit, por edhe i gjithë qytetarëve. Nuk ka arsye asnjëri sot te ne, që individualja në raste, dhe asnjëherë, të jetë ekuivalencë me kolektivitetin. Qytetarët duhet të kenë besim në ndonjërin grup më tepër se sa në grupin (partinë) tjetër. Ndryshe, kështu duke shikuar veç interesin parcial e individual, do të vijmë në një gjendje të një sistemi me shumë bajraqe e me bajraktarë, që do të thotë, koha e re me veprime tejet feudale. Atëherë është, kthim parapa nëpër kohë. Dhe kjo jo veç që nuk na ka hije, por mbetemi me pasoja shumë të hidhura e pa perspektivë si shoqëri e sapo shtetëzuar e këtij shekulli.
Përgjegjësitë e të zgjedhurve dhe agresiviteti
Nuk do të ishte mirë që cilado parti apo grup i qytetarëve të kaloj në radikalizëm ekstrem. Shpeshherë, duke dashur të dalim më të përsosur, mbetemi nga pak të shëmtuar. Kjo u bëhet përditshmëri edhe qytetarëve, natyrisht, si një sistem pavlera. Dhe këto jovlera, si duket, janë vrapi i të gjithëve veç për ndonjë përfitim, pjesa tjetër (qytetarët) e sjellë në pasivitet e në gjendje qesharake për kohën dhe gjendjen që kemi para vetes.
Agresiviteti është një formë e ashpër, shpesh shfaqet edhe në mënyrë brutaliteti. Nuk e pëlqen bota e sotme e as politika globale mënyrën e sjelljes së tillë. Aq më keq, kur është shprehje e një diskursi të pa përpunuar: Ofendimet herë-herë pa vend e pa masë. Duhet pasur parasysh, sa e si është i nevojshëm reagimi jo për shkaqe guximi, po të një vetë kontrolle. Nuk do të thotë se ka mundësi të shahet çdokush e çdo gjë sot, dhe patjetër duhet ta bëjmë këtë. Kështu humb estetika e artit politik në një anë, e nuk përmbushen kërkesat në anën tjetër. Së pari, të ruhet edhe vetë integriteti i reaguesit/reaguesve. Kryesisht, argumentet, gjuha e qetë dhe e pastër është mundësia që të zbus apo thyej sulmet dhe veprimet e vrazhda te tjetri. Nxitja kurdoherë vjen nga fjalët më shumë se sa nga vepra, sidomos te ne në Ballkan, e posaçërisht te shqiptarët. Këtu theksohet më shumë mos respekti ndaj palës tjetër, me inate të mëdha. Por është e ndjeshme edhe për atë, të cilin mendohet stabil, atij i ulet shkalla vepruese serioze si reagues i vrullshëm. Pastaj, duhet të analizohet se, si mund të ndikohet mirë apo keq ajo që thuhet, në moment që shfaqet e papranueshme edhe në masë. Flasim për rastet, kur dikush nga opozita mendon se vetëm me zhurmë e shamata mund të merret pushteti dhe pastaj, në vend se të korrigjoj e rregulloj diç, bie edhe më poshtë në qeverisje. Kjo është vetëm një verbërim për elektoratin, por edhe për qytetarët në përgjithësi.
Çdo mospajtim ka edhe diçka përmbajtjesore
Kështu si jemi ne, ende dukemi si të pavetëdijesuar, e në skenën politike shfaqjet janë të ndryshme. Është teatër i neveritshëm me do pamje e ligjërime me gjithfarë gjuhe. Eh, kur fitohet nga britmat e sharjet diçka në interes të popullit, impulsi rrah njësoj edhe te opinionin publik.
Të gjitha rrethanat krijohen sot për një agresivitet, qoftë edhe atëherë, kur nuk dihet saktë se çfarë do të jetë qëllimi dhe fundi. Në realitet, kjo nuk mund të ndodhë që dikush të jetë i kënaqur dhe të reagoj. Çdo mospajtim ka edhe diçka përmbajtjesore.
Në politikën tonë, te ne në Kosovë, gjithqysh është e nevojshme një politikë opozitare e fortë, e dijshme dhe e vetëdijshme. Pa lajka e pa interesa të mëdha. Pa fjalë të mëdha për përfitime grupore e individuale. Në momentin kur harrohet gjendja dhe kërkesat e qytetarëve, jemi veshur vetëm me rroba egoje, kah vetvetja (si deputet, si anëtar partie, si institucion), me kahe të interesit parcial, pa një vizion të qartë as për dy ditë në rrafshin e përgjithshëm politik e shoqëror. Opozita e aftë, por edhe e pa përlyer në afera, bën punë të drejtë, me kuptim të të përgjithshmes dhe me interes kombëtar. Jo se, pozita nuk vepron në të mirë të qytetarëve, por, në raste kur zbulohen afera korrupsioni, kriminaliteti, aprovimi i ligjeve për interesin e qytetarëve, definimin e buxhetit, zgjedhjen e kuadrove (me konkurse), por edhe me rekomandime të ndryshme, etj. etj. opozita është pala tjetër që mbikëqyrë, sugjeron diç tjetër më me interes të përgjithshëm dhe bën korrigjime. Njësoj edhe për marrëdhëniet me botën e jashtme. Le të reagohet!
Stili i papërpunuar edhe i diplomatëve të huaj
Ajo çka është pranishme dhe diçka e përsëritshme si shpesh te ne, veç tjerësh, vjen nga disa përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë. Në një mënyrë, këta janë edhe mbikëqyrës të gjendjes politike te ne. Diplomatët e huaj, sidomos për ne në Kosovë, janë të mirëseardhur. Duhet t’i respektojmë dhe t’u jemi mirënjohës. Ne jemi ata që i mbajmë edhe më afër se sa do të kishim mundur t’i respektonim në një kohë e gjendje tjetër. Ata janë zëri i politikës dhe diplomacisë së atdheut të tyre. Ata, veç interesave të shtetit të vet, janë edhe ndihma e jonë, sikur edhe ka qenë deri më tash. Pjesa më e madhe e tyre vijnë nga vendet e asaj Aleance që ishin kurdoherë në krahun tonë. Dhe, jo veç në Kosovë, por si përfaqësues të vende të veta, do të peshonin shumë me dijen e tyre. Fjala e tyre do të duhej të jetë shumë e gratshme, e lehtë e me konotacione afrimi, zbutje për raste çfarë do qofshin. Këshillë, sugjerim apo mospëlqim për atë që kanë në diskursin diplomatik, po dhe në planin politik. Sidomos, vendet e Kuint-it, që ishin, të themi edhe me një përkrahje të jashtëzakonshme ndaj nesh.
Por, sjellja, fjalori dhe mënyra e qasjes së një problemi politik nga ana e tyre, cilido qoftë, herë-herë del jo aq e lakmueshme. Dhe sikur e zbeh misionin e tyre. Sikur krijon një konfuzion në mendje të qytetarëve për ecuritë e politikës, të atij vendi të cilit i referohet. Më në fund, krejt është i arsyeshëm kundërshtimi (për iks raste dhe vërtet, ata e kanë ngarkesën politike nga qeveritë e veta), pa marrë parasysh se për kë është fjala dhe për cilin rast bëhet fjalë. Veç maturia