E premte, 02.05.2025, 10:04 PM (GMT+1)

Editorial

Indrit Voksh: "Erdogan - Sarkozi, dhe "Genocidi Armen".

E hene, 26.12.2011, 09:03 PM


"Erdogan - Sarkozi, dhe "Genocidi Armen".

 

Nga Indrit Vokshi

 

Dhoma e ulet e parlamentit francez, miratoi nje projektligj qe parashikon denimin me deri ne 1 vit burg ose me deri ne 45 mije euro gjobe te personave qe mohojne "Genocidin Armen" te kryer nga Perandoria Osmane. Turqia menjehere terhoqi ambasadorin e saj ne France, dhe kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan, shpertheu ne akuza.

 

Ai akuzoi shtetin Francez, per ushtrim genocidi ne Algjeri dhe presidentin Sarkozi per nxitje te islamofobise dhe turkofobise. Pak kohe me pare kur presidenti Sarkozi foli per "Genocidin Armen" gjate vizites se tij ne Armeni, kryeministri Erdoan gjate nje fjalimi ne parlamentin turk, u shpreh se Sarkozi kerkon te demtoje mardheniet me Turqine, per hir te interesave te tij zgjedhore duke qene se ne France jetojne rreth 600 mije armene.

 

Ngjan e vertete qe presidenti Sarkozi te jete duke e perdorur "Genocidin Armen" ne sherbim te interesave te tij zgjedhore, dhe ky eshte nje veprim i zgjuar politikisht ne kuptimin e ngushte pragmatist. Por kryeministri Erdoan, me dekleratat e veta dha nje shfaqje periferike,provinciale ne kuptimin e lartesise se sjelljes politike. Ai nuk reagoi duke u shprehur se nuk ka pase nje genocid kunder armeneve, por foli per genocid francez ne Algjeri.

 

Kryeministri turk veproi me logjiken qe thote se ska rendesi qe osmanet kane ushtruar genocid kunder armeneve, e rendesishme eshte qe kete fakt te mos e permende Franca pasi ajo eshte vete autore e nje genocidi. Por si do te reagonte Turqia nese te njejtin ligj qe miratoi Franca, do ta miratonte ndonje shtet "i paster" te cilit Erdoan nuk ka cfare genocidi ti permende ?

 

Si do te reagonte kryeministri Erdoan, nese parlamenti shqiptar do te miratonte nje ligj qe ndeshkon kedo qe i mohon marreveshjet turko-serbo-greke per shpernguljen e popullsise shqiptare dhe vendosjen e saj ne pjeset e Turqise per ta furnizuar ate me popullsi vitale?

 

Kjo llogjike e kryeministrit Erdoan, eshte provinciale, sepse te zezat e historise se osmaneve nuk mund te mbulohen me te zezat e francezeve, e te askujte tjeter. Dhe kur akuzon presidentin Sarkozi per perdorim elektoral te "Genocidit Armen", dhe fill mbasj kesaj, e akuzon edhe per nxitje te islamofobise, Erdoan sben gje tjeter vecse e imiton presidentin Sarkozi. Pra lepin ate qe peshtyn.

 

E imiton sepse nese Sarkozi, e perdor "Gencidin Armen" per qellime zgjedhore, edhe Erdoan e perdor ceshtjen e islamofobise per te ujitur qellimin e Turqise per marrjen e rolit lider te botes muslimane. Kete rol kerkon ta marre duke perdorur karten fetare.

Ne fakt Franca nuk ka shfaqur islamofobi. Ajo thjeshte ka miratur nje ligj qe nuk i lejon grate muslimane te levizin krejtesisht te mbuluara,gje qe pamundeson identifikomin e personit.

 

Por Turqise dhe kryeministrit Erdoan, i intereson mbjellja dhe rritja e islamofobise, sepse ajo iu jep mundesine per tu shfaqur ne rolin e mbrojtesve te te drejtave te muslimaneve.Pra islamofobia ne rritje - te cilen Turqia edhe mund ta financoje vete ne te ardhmen - dhe problemet ne boten muslimane e ndihmojne Turqine ne ambicjet e saj zgjeruese.



(Vota: 8 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx