Editorial
Ramiz Bojaj: Kur në emër të shtetit mbrohet pushteti!
E diele, 15.01.2012, 10:59 PM
Kur në emër të shtetit mbrohet pushteti!
Ajo që ka ndodhur me 14 janar (sulmi i shfrenuar policor kundër protestuesve të qetë në pikat kufitare me Serbinë) është shenja e parë e përpjekejve për aplikimin e shtetit policor. Veprimet e fundit të Albin Kurtit, bartin në vete zgjimin e ndërgjegjës kombëtare, natyrisht duke iu përmbajtur normave demokratike të protestimit kundër dukurive negative (mbrojtjes së sovranitetit, lufta kundër krimit, korrupsionit etj). Arrestimi i pesë deputetëve (Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Visar Ymeri, Afrim Hoti dhe Albana Gashi), është arrestim i votës së lirë qytetare, arrestim dhe burgosje e shtetësisë së Republikës së Kosovës, metoda këto të aplikuara vetëm në sistemet e diktaturave.
Shkruan: Ramiz BOJAJ
Dhuna policore e 14 janarit kundër ptotestave qytetare të Kosovës, të udhëhequra nga Lëvizja “Vetëvendosje”, tregon qartë se Qeveria “Thaqi
Atentat mbi demokracinë
Kërcënimi i vazhdueshëm i qeveritarëve tanë kundër protestave të qeta të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ngjanë me deklaratat e diktatorëve, tashmë të rënë si Gadafi, Huseini etj., të cilët paralajmëronin se “demokracia e shtetit të tyre ka për qëllim invadimin e pushtimeve nga të huajt”, të cilat kishin për synim pacenueshmërinë e pushteteve të tyre. Ndryshe nga segmentet qeveritare, (MPB-QK, etj,) OJQ-të mbajnë qëndrim më objektiv, vështruar nga situata në terren. Ajo që ka ndodhur me 14 janar është shenja e parë e qartë e shtetit policor që nuk e duron protestën. Qendrim tejet parimor mban udhëheqësi i organizatës “ÇOHU”, Avni Zogiani, duke theksuar se shteti jodemokratik bazohet në dhunë dhe frikësim të masave popullore.“Nervoza e kryeministrit Hashim Thaçi ka prodhuar dhunë. Thaçi dhe ministri i Brendshem Bajram Rexhepi, kanë kërcënuar me javë të tëra qytetarët e Kosovës. Fakti që në Kosovë është ndërtuar një pushtet antidemokratik është ekspozuar me këtë protestë. Qeveritë jodemokratike bazohen në forcë, sepse nuk kanë tjetër mënyrë për ta mbajtur kontrollin”. Përderisa, protestuesit e qetë nuk rrezikonin jetën e askujt, as rendin dhe ligjin, reagimi i shfrenuar i PK-së, ishte tejet i panevojshëm. Kjo dëshmon PK-ja, nuk është bazuar në parimet e funksionimit të rendit kushtetues dhe ligjit, e as në profesionalizëm. Kështu vlerëson Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. “KMDLNJ vlerëson se intervenimi i policisë ka qenë i ngutshëm dhe i panevojshëm sepse askush nuk ka qenë i rrezikuar gjatë kohëzgjatjes së protestës. Qarkullimi i automjeteve ka qenë krejtësisht i reduktuar andaj është dashur të bëhen përpjekje që të tejkalohet kjo situatë në mënyrë paqësore. Në raste të veçanta, policia ka tejkaluar autorizimet duke përdorur forcë ndaj të arrestuarve”. Por, qeveria, si qendra e urdhërdhënies për dhunë kundër qytetarëve, shpreh konsideratë për aksionet e policisë, të cilat rrahen, arrestuan dhe burgosën (përpos protestuesve të zakonshëm), edhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës, duke arritur, kështu, kulmin e absurditetit. “Qeveria e Kosovës qëndron fuqishëm në mbështetje të policisë së Kosovës, e cila me profesionalizëm mbajti nën kontroll të plotë situatën”. Mbajtja nën “kontroll” e situatës, duke përgjakur lirinë dhe demokracinë e Kosovës!- Arrestimi i pesë deputetëve (Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Visar Ymeri, Afrim Hoti dhe Albana Gashi), është arrestim i votës së lirë qytetare, arrestim dhe burgosje e shtetësisë së Republikës së Kosovës. Edhe sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se problemi nuk është tek Vetëvendosja, por tek strukturat paralele të Serbisë. "Në Kosovë nuk është problemi Vetevendosja!, por tek strukturat ilegale të Serbisë. Nuk bën të rrihen brutalisht njerëzit kështu.Por, ënyrën më të keqe e kanë zgjedhur serbët në veri...besoj këtë e dinë të gjithë”.
Albin Kurti, zëri i ndërgjegjes kombëtare
Veprimet e fundit të Albin Kurtit, bartin në vete zgjimin e ndërgjegjës kombëtare, natyrisht duke iu përmbajtur normave demokratike të protestimit kundër dukurive negative. Por, shkuarja në veri e VV-së, ka të bëjë edhe me mbrojtjen e identitetit shtetëror të Republikës së Kosovës, nga keqtrajtimi i vazhdueshem qe
Mbyllja e kufirit me Shqipërinë, plan i servuar
Ndalimi i autobusëve me bashkëkombas nga Shqipëria e Maqedonia tregon se Qeveria e Kosovës, është fatkeqësi e re qe i është servirur këtij populli, ndër më të vuajturit dhe më të përgjakurit në Ballkan. Pra, në kufirin e Morinës janë ndaluar dy autobusë (me afër 100 përkrahës të Lëvizjes "Vetëvendosje"), nga Dogana e Kosovës, me pretekst se i është prishur sistemi digjital i komunikimit. Kjo na kujton, prishjen e sistemit kompjuterit të sigurisë edhe gjatë vjedhjes së para do kohshme në Policinë e Kosovës (vjedhjet në dhomën e dëshmive dhe dhjetëra kilogramëve drogë), të cilat nuk u “zbuluan” kurrë nga Qeveria. A nuk ishte kjo lojë nervash për qytetarët dhe dhunim i ligjshmërisë së Kosovës, për faktin se rojat e policisë atë botë, i kishte zënë gjumi, për tu zgjuar, pas ikjes së hajdutëve! Ajo që ka ndodhur me 14 janar (sulmi i shfrenuar policor kundër protestuesve të qetë në pikat kufitare me Serbinë) është shenja e parë e përpjekejve për aplikimin e shtetit policor. Veprimet e fundit të Albin Kurtit, bartin në vete zgjimin e ndërgjegjës kombëtare, natyrisht duke iu përmbajtur normave demokratike të protestimit kundër dukurive negative (mbrojtjes së sovranitetit, lufta kundër krimit, korrupsionit etj). Arrestimi i pesë deputetëve (Glauk Konjufca, Liburn Aliu, Visar Ymeri, Afrim Hoti dhe Albana Gashi), është arrestim i votës së lirë qytetare, arrestim dhe burgosje e shtetësisë së Republikës së Kosovës, metoda këto të aplikuara vetëm në sistemet e diktaturave.
(Autori është publicist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike).