E premte, 02.05.2025, 06:18 PM (GMT+1)

Editorial

Pirro Prifti: Shqipëria praktikisht midis`Dum Papën dhe.. Dum Babën`. Po Integrimi?

E hene, 23.01.2012, 09:04 PM


Shqipëria praktikisht midis`Dum Papën dhe.. Dum Babën`.  Po Integrimi?

 

Nga Pirro Prifti, Analist

priftipirro@hotmail.com

 

Në një episod të luftës midis ushtarëve të Haxhi Qamilit (Xhameta) në qershor 1914 me trupave të Princ Vidit që u zhvillua në kodrat e Rrashbullit, pas fitores së Haxhi Qamil Xhametës- ushtarët e tij brohoritën parrullën e vjetër të jenicerëve të dikurshëm: Padishah Cok Jasha!! (Rrofte Sulltani). Kjo parrullë sipas kronika ve të kohës konfirmoi (sipas tyre se: `....shqiptaret i treguan fuqive koloniale kristiane se identiteti i tyre Islamik ishte pjese e kunderpergjigjes se këtij populli kundër kolonializmit kristian te Europes....`.!!!?

Rreth 89 vite më vonë kur Papa Gjon Pali i II zbriti në tokën shqiptare më 1993 pas një takimi entuziast, shqiptarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë konstatuan se rruga e integrimit në Europë kalonte nga Italia dhe Vatikani, ajo rrugë që 90 vjet më parë ndërprenë ushtarët gjysmë hënëz të Haxhi Qamilit.

Shumë vonë, por më mirë vonë se kurrë. Shqiptarët tashmë  të emancipuar e të arsimuar, plot tradita e paragjykime,  por ende  akoma të indoktrinuar me parrullën gjithë përmbledhëse `c`thotë partia bën  populli, c`don populli ben Partia`,  si gjithmonë gjatë mijëvjecarëve ndodhen përsëri  në mëdyshjen e rradhës: me kë duhet të jemi : Me Papën apo me Babën?

Këto dy persona që simbolikisht  na kujtojnë dy tendencat shekullore; me perëndimin apo me lindjen?

Është e vërtetë se largimi masiv i shqiptarëve në perëndim, parrullat e fillimeve të `90 `e duam Shqipërinë si Europa`, clirimi i Kosovës, futja në NATO, kërkesa  e anëtarësimit për integrim në BE , të japin përshtypjen se shumica dërrmonjëse e shqiptarëve janë pro një integrimi sa më parë. Megjithatë disa fakte të trajtuara herë pas here në shtypin e përditëshëm , disa opinione të thëna mbyturazi, disa festa fetare në të cilat cuditërisht u thurrren ditirambe së kaluarës anadollake dhe ndonjë Sulltani (për të cilin ka dhe tyrbe ku falen), prania e individëve radikalistë, zgjatja e jo e paqëllimtë tranzicionit, prania 20 vjecare e politikanëve (ateistë ), nga ish-nomeklatura komuniste në drejtimin e politikës shqiptare, prania e veprimeve politike paradoksale të tipit  të pëlhurës së Penelopës (bëj ditën dhe prishe natën) gjatë gjithë kësaj periudhe, hedhin dyshime në vërtetësinë  e qëllimeve të vërteta të drejtuesve realë në Shqipërinë ë sotme (apo filmat e bukur seriale turq..).

Pak nga pak po rivërtetohet thënia e një historiani perëndimor në drejtim të popujve ballkanikë e vecanërisht shqiptarëve drejtuesit e të cilëve sipas tij janë hipokrite sepse në momentin kur tundin para fytyrës së europianëve perëndimorë simbolet zyrtare të krishtera, atë ë bëjnë që europianët të mashtrohen e për pasojë të mos përzihen në punët e tyre të brëndëshme që i zgjidhin sipas mënyrës së vjetër të traditës turke. Ky veprim i dyzuar i politikës ballkanike, veprim që në një farë mënyre ndodh edhe tek shtetet e tjera ballkanike (pavarësisht identitetit fetar), ka krijuar jo pak konfuzion në zyrat e BE për mënyrat se si mund të zgjidhen problemet e çuditshme e të dala papritur në vendin tonë (por dhe në vendet e tjera ballkanike).

Nuk është asnjëherë e rastësishme kur drejtues politikë partiakë apo jo, dalin dhe duke trashur zërin sulmojnë si pa gjë të keq institucione publike të rëndësishme sa herë që e shohin se ato pa dashje apo sipas ligjit prekin ndonjë individ të rëndësishëm, dhe më e bukura është se në këtë trashje zëri prej më të forti, dalin gjithashtu dhe disa paliaco mediash që bëjnë rolin e analistit apo të avokatit të djallit duke justifikuar djallëzoren apo duke goditur pa pikë turpi atë që është e drejtë dhe ligjore. Kjo na kujton gjithashtu mënyrat diabolike të diktatorit të atëhershëm i cili e përdortë këtë metodë duke qënë mbi ligjin, për të shtypur kundërshtarët. Me sa duket këto metoda anadollake e bizantine ende nuk janë larguar nga ky brez politikanësh dhe drejtuesish të Shqipërisë, sepse nuk është gjithashtu as e rastit dhe as e papritur dalja e Prokurores së Përgjithshme duke patur në krah ambasadorin amerikan. Ky fakt kuptimplotë tregon dhe njëherë frikën e institucioneve të ashtuquajtura të pavarura nga drejtuesit e politikës së sotme shqiptare dhe drejtuesit realë të Shqipërisë të cilët  si ateistë që janë nuk i tremben as Zotit, por i trëmben SHBA!!

Në fund të fundit, kush e di që ndoshta edhe kjo klasë e re borgjeze e formuar pas viteve `90 të mos i ngjajë asaj klase drejtuese bejlerësh dhe pro-turqish të 90 viteve më parë, që nuk e kishte problem të hidhej sa më njërin krah e aq më tjetrin krah vetëm e vetëm që të mos u ikte karrikja e drejtimit nga b...?  këta qelepirxhinj e kanë kuptuar fare mirë edhe kapitalizmin, se duke qwnë një vend i vogël, mund të shesësh cdo gjë qoftë dhe të shënjtë për familjen , kombin, shtetin- vetëm për karriken e drejtimit...

Aleancë edhe me djallin për të mbajtur karriken e drejtimit! Po Zotin, ku do ta gjejë Shqipëria?



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx