E premte, 02.05.2025, 07:57 PM (GMT+1)

Editorial

Indrit Vokshi: "Vetefundosja e Thacit"

E premte, 20.01.2012, 09:03 PM


"Vetefundosja e Thacit".

 

Nga Indrit Vokshi

 

Ne analizen qe i behet gjendjes dhe grupeve politike te periudhes se Luftes se Dyte Botnore ne Shqiperi, komunistet paraqiten si nje grup i ri, ne mentalitet, ne formim, dhe me nje organizim dhe mekanizem te ri e te panjohur nga klasa politike e vjeter, e rrjedhimisht edhe te paperballueshem.E njejta gje te vjen ndermend kur shikon sot Vetevendosjen. Ata kane nje mentalitet te ri, jane te shkolluar, te brumosur e te rreshkur me se miri me ideologjite politike. Oratoria dhe zgjuarsia e tyre ne debatet publike u japin epersi perpara politikaneve te klases se vjeter te Kosoves, te cilet tashme perpara Vetevendosjes ngjajne si kuaj te lodhur qe nuk terheqin dot karrocen e vet.

 

Cerdhja e Vetevendosjes ka qene dhe mbetet Universiteti i Prishtines, e deri diku edhe i Tiranes. Politkanet e vjeter nuk i kane pervetesuar sic duhet nocionet e demokracise, nuk kane formimin e mjaftueshem politik e rrjedhimisht ngjajne primitive ne rraport me intelektualen.Vetevendosja ka thithur tru te ri,buzeqeshje te reja para se cilave klasa politike e Kosoves, ndihet po aq inferiore sac ndihet nje adhurues tallavaje kur degjon muzike rrok, e cili thote:" Ah kjo eshte muzike per te jashtmit".

 

Kryeministri Thaci dhe te tijet shprehen se rruga nuk eshte zgjidhja e duhur dhe e fton Vetevendosjen drejt institucioneve,duke argumentuar se ajo duhet tiu kthehet mjeteve demokratike. Vetvendosja eshte ne institucione por Thaci nuk e sheh sepse ai nuk e dallon dot institucionin nga ndertesa.Nuk e di qe protesta eshte nje institucion demokratik po aq i rendesishem sa parlamenti, e se institucione jane normat,rregullat, aktet e shkruara juridike; ndertesat nuk jane institucionet e rjedhimisht Vetevendosja eshte ne institucione edhe kur nuk eshte brenda ndetesave.

 

Ajo eshte ne institucionin e protestes. Dhe protesta e demonstrata jane institucione shoqerore qe demokracia i mbron po aq sa parlamentin; duhet perseritur dhe ngulitur ne krye kjo.Nese Thaci perpiqet te kapet mbas gureve te hedhur kundrejt policise, duhet ta dije se po kapet mbas fijes se kashtes. Qytetaret e Kosoves nuk e shikojne si dramatike hedhjen e gureve ne drejtim te policeve, sepse hedhja e gureve drejt tyre eshte hedhje kunder qeverise.Qeveria, i vjedh, i mashtron, i rreh, cdo dite dhe kudo qytetaret e Kosoves dhe kete nuk e quan dramatike. Ndersa ne castin qe qytetaret e Kosoves hedhin gure kunder qeverise, Thaci perpiqet ta paraqese si tragjedi.

 

Jo, nese qytetaret deri me tash kane duruar vjedhjet dhe mashtrimet e Thacit, edhe Thaci duhet te duroje guret e qytetareve. Qytetaret nuk jane skllever a konkubina te Thacit qe ai te mund ti keqtrajtoje tanaheret pa bere mekat, e ne momentin qe keta shprehin nje pakenaqesi, na u damkoskan si djallezore.Kane te drejte te rrebelohen dhe duhet tia njohin kete te drejte vetes.

 

Vetevendosja ka treguar qe eshte e afte politikisht. Ajo nga force e trete, tashme eshte e vetmja parti qe qe ben opoziten reale ne Kosove. Drejtuesit e VV kane ditur te kapin momentin dhe te shohin larg.Bllokimi i rrugeve dhe kerkimi i reciprocitetit me Serbine nuk buron prej ndonje fanatizmi ideologjik. Ai buron prej nevojes reale qe ka Kosova per te dale nga sundimi ekonomik i Serbise.Pavaresia nuk eshte e plote nese Kosova vazhdon te jete zone ekonomike e Serbise.Qytetaret duhet ta mbeshtesin Vetevendosjen, nese ata duan pernjemend te dalin nga sundimi ekonomik serb.

 

Hashim paniku, kerkon qe aksionin e Vetevendosjes ta paraqese si prishes te imazhit te Kosoves ne syte e botes,por kjo mbetet nje perpjekje e deshperuar e tij.

Protesta u zhvilluan edhe ne Spanje,France,Angli, SH.B.A, por paria e ketyre vendeve smendoi per asnje cast se imazhi i shtetit po prishej. Protesta ne nje sistem demokratik nuk eshte dicka e turpshme qe mund ta prishe imazhin e shtetit, perkundrazi ajo eshte vete demokracia.

Imazhin e shtetit te Kosoves sot po e prish vetem qeveria Thaci, e cila nuk i bindet vendimit te Kuvendit sic ja kerkojne normat kushtetuese. Kjo qeveri rreket ta ktheje Kosoven ne nje shtet kryeministror, dhe ky eshte turpi i vertete,turpi i turpeve.

 

Qytetaret e Kosoves nuk duhet tua vene veshin ambasadoreve. Nese keta ambasadore do te deklaroheshin kunder protestave ne vendet prej nga vijne, ata do te perballeshin me akuzat per diktatorializem. Ambasadoret nuk guxojne ti bejne keto deklerata anti-proteste ne vendet demokratike. Prandaj edhe qytetaret duhet te sillen si njerez te demokracise nese duan vertete ti rrespektojne si njerez te tille.

 

Ligjerimi publik,dijet, vendosmeria,organizimi dhe shpirti kundershtues i Vetevendosjes e bejne ate superiore. Ajo eshte nje gje e re, e panjohur per klasen e vjeter politike, dhe klasa e vjeter nuk ka gjetuar akoma mjetet per ta perballuar.

Nderkohe qe klasa e vjeter rremon per te gjetur menyrat, Vetevendosja do te kete rritur shpejtesine qe do ta ngreje ate ne maje.

Nese vazhdon keshtu, shpejt Vetevendosja do te marre pushtetin ne Kosove. E atehere Hashim Thaci do te kthjellohet dhe do ta kuptoje se deklerata ne te cilen e quante Vetevendosjen vetefundosje, ishte deklerata e vetefundosjes se tij.



(Vota: 9 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx