E premte, 02.05.2025, 06:14 PM (GMT+1)

Editorial

Indrit Vokshi: "Oj e lumja ti Turqi"

E marte, 24.01.2012, 09:03 PM


"Oj e lumja ti Turqi".

 

Nga Indrit Vokshi

 

"Ne arshivat"

 

Mardhenia e shtetit te ri shqiptar me qendren e pushtetit ne Stamboll, nisi me nje komplot te organizuar nga Porta e Larte kunder shtetit shqiptar. Me kete komplot synohej qe Shqiperia te vazhdonte te mbetej e sunduar nga Stambolli, i cili sundimin e vet do ta garantonte nepermjet qeveritareve besnike shqiptare.Komploti u zbulua, perpjekja deshtoi.Me pas, ne vazhdim, shteti shqiptar nuk ka pase mardhenie te dalluara si intensive me Turqine. Ne binen e Tiranes vallezonin politikane me ngjyra kryesisht perendimore. Edhe komunizmi qe su dallua per dashaeuropianoperendimor, u perqendrua ne revolucionin e vet mbikomik, dhe nuk shfaqi shenja simpatie per Turqine. Nderkohe marreveshjet turko-greko-serbe per shpernguljen e shqiptareve nga trojet e tyre drejt Turqise ,te nisura ne vitin 1936, pothuajse u mbyllen ne vitin 1953 ne Kroaci, nga Tito dhe zevendeskryeministri dhe njekohesisht edhe ministri i jashtem i Turqise Fuad Qyprili (ironikisht i perfolur si me origjine shqiptare). Eshte superqesharake e menduara imamshe qe thote se Turqia i shpernguli shqiptaret nga trojet e tyre drejt atjehit, me qellim per ti shpetuar nga dhuna serbo-greke.Eshte qesharake perse ato marreveshje qene kryekeput pasqyra te interesave te shteteve Turqi-Greqi-Serbi. Serbia dhe Greqia me ane te shpernguljes se shqiptareve drejt Turqise garantonin nje Kosove dhe Cameri me me pak shqiptare(duhet te thuhet se motivi ishte edhe fakti qe shqiptaret qene muslimane dhe meqe serbet dhe greket nuk i ortodoksizonin dot, vendosen ti shperngulin), ndersa Turqia nepermjet marrjes se ketyre shqiptareve (muslimane) te shperngulur dhe shpernguljes se ortodokseve te Turqise drejt Greqise, garantonte nje Turqi me me shume muslimane. E gjithe kjo per te forcuar unitetin kombetar te shteteve perkatese, me ane te nje popullsie sa me kompakte ne fe kryesisht.

 

"Nje zgjim "

 

Shpallja e pluralizmit ne Shqiperi perkoi me kohen kur Turqia kishte filluar te verente perseri nga Ballkani perendimor, dhe deshira per te qene e pranishme kesajde i ishte rizgjuar.Me pas,qeveria turke e drejtuar nga Tansu Ciller, mbajti nje qendrim te vlerte ne vitin 1997 kur u shpreh me tone kercenuese kunder Greqise, e cila kishte filluar te ngrohte e te ferkonte duart mbi zjarrin e Shqiperise te cilin e ndezi me shkrepset e veta.Gjithashtu edhe qeveria e kryeministrit Exhevit shfaqi gatishmerine e vet per ta ndihmuar Shqiperine me mjetet e nevojshme ushtarake, ne rast te nje lufte te mundshme Shqiperi-Serbi per shkak te cenimit te integritetit territorial te Shqiperise nga forcat serbe.Exhevit beri edhe nje deklerate te forte.Keto ishin shenja te qarta se tashme Turqia kishte qellim rritjen e pranise politike ne Ballkan.Duhet perseritur, nuk ishte dashuria per shqiptaret qe e shtyu ne keto qendrime por synimi per rritjen e pranise politike ne Ballkan.Turqia i ka vene vetes nje detyre te re dhe kete detyre nuk mundet ta permbushe nepermjet mosnderhyrjes. Ajo kerkon te gjeje tek shqiptaret nje partner, i cili te shkrije interesat me te sajat.Ne sherbim te qellimit te ri, Turqia ka nderrmare hapin e pare qe do te nderrmerte kushdo, ate te permiresimit te imazhit te turqve ne Ballkanin perendimor. Serialet televizive turke dhe kerkesat per rishikim te historise jane uji per kete peme te re qe Turqia kerkon te rrise.Nese i verejme me kujdes, keto seriale keshillojne nje model jetese "te mesem" nese mund ta quajme keshtu. Ky model nuk eshte as radikal islamik,model ferexhesh dhe callmash, por as model europian, ai eshte dicka midis tyre. Per mentalitetin ballkanik,kryesisht te shqiptareve ne Kosove,Maqedoni por edhe disave ne Shqiperi, te cilet nuk e kaperdijne me qejf modelin kultural europian te cilin per shkak te nje mendesie te trasheguar e cilesojne shume te ekzagjeruar, ky model i mesem turk eshte ideali. Sepse ky eshte perzirje e tradicionales fanatike me moderrnen europiane.Kete turqit e kane studiuar mire edhe ne kuptimin gjeostrategjik tue marre parasysh edhe mendesine e tashme te popujve qe per shkak te nje ndikimi perendimor nuk mund te kaperdijne pernjehere nje kafshate te madhe muslimane, dhe tani e servirin keshtu.Sa per historine, historia duhet rishikuar me drejtesi, por vete fakti qe Turqia ka shpallur objektiva te reja ne Ballkan deshmon se ajo nuk kerkon nje rishikim te drejte te historise. Duke qene se ky rishikim kerkohet ne sherbim te nje qellimi politik (permiresimit te imazhit te turqve), eshte e lehte te kuptohet se turqit synojne te zhbejne falsifikimin komunist ne favor te nje falsifikimi te ri turk. Nese rritet ndikimi turk ne politiken dhe boten akademike te Shqiperise dhe te shqiptareve, do te jete rraporti me turqit dhe muslimanizmin ai qe do te percaktoje rendesine e figurave historike.Pra do te kemi nje manipulim te ri.Turqia kerkon te themeloje dhe te rrise mediat e veta ne hapsiren shqiptare dhe tashme shume persona kane nisur garen e proturqizmit.Nepermjet fyerjes se figurave historike anti-turke, ata kerkojne ti tregojne Turqise se jane aty dhe jane te gatshem per ti sherbyer asaj.Nepermjet akuzimit te klerikeve muslimane dhe laikeve prane tyre per mossherbim te devotshem, ata kerkojne te tregojne Turqise, se keta persona nuk jane me te duhurit, dhe se duhet te pranohen ata si benjamine. Zbukurohen,vishen, krihen e dalin perdite ne parade per te deshmuar gatishmerine per tu bere pjese e haremit letraro-politik qe qeveria e Ankarase kerkon te cele.

 

"Papergjegjesia ne Veprim"

 

Kryeministri i Republikes se Shqiperise, gjate vizites se tij ne Izrael dha nje shfaqje te ulet komike, e cila i sherbeu vetem familjes se tij politike sepse qellimi ishte ti tregohej popullit shqiptar qe kryeministri nuk eshte aq i izoluar sa duket.Kete kerkoi ta arrinte duke u bere objekt bisedash per shkak te dekleratave te tij. Papergjegjshmeria dhe gatishmeria per te flijuar pozicionin nderkombetar te Shqiperise vetem per shkak te izolimit te tij nga bota perendimore, jane njemend te frikshme. Shqiperia mund te ofroje ndihmen e vet me shume se modeste, por,nuk mund te dale nje hap perpara SH.B.A-ve dhe Izraelit ne ceshtjen "Irani" sepse ajo nuk ka kurrefare peshe ne kete peshore dhe as nuk eshte ceshtje e Shqiperise. Ne lidhje me konfliktin palestinezo-izraelit Shqiperise i duhet te mbaje ison e SH.B.A-ve, por kurresesi te jete krahu radikal i anti-palestinizmit,perkundrazi duhet te jete me i moderuari. Qendrime te tilla ne lidhje me keto ceshtje nuk cenojne mardhenien e Shqiperise me Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ndersa qendrimet radikale i prekin interesat e Shqiperise me Turqine, duke pare qe Turqia eshte e perfshire. Shqiperia nuk duhet ta humbe Turqine si aleat.Aleanca Shqiperi-Turqi duhet te funksionoje ne baze te nje llogarie te matur politike te Shqiperise.

 

"Hapat e rinj"

 

Per sa kohe qe Turqia nuk e deshiron zgjerimin e Greqise ajo do te nderhyje kunder cdo tentative te grekeve per zgjerim, dhe Shqiperia duhet ta ndihmoje Turqine ne keto nderhyrje, sepse rrjedhimisht perfiton prej saj.Politika zyrtare e Greqise kundrejt shqiptareve duket se do te jete e njejte me ate te 100 viteve te fundit. Greqia nuk do te ndaloje sic nuk ka ndaluar kurre ne perpjekjen e vet per marrjen e jugut te Shqiperise. Ne kete rast Turqia qe se sheh me sy te mire zgjerimin grek i duhet Shqiperise si kunderpeshe politike ndaj ketij zgjerimi.Turqia nuk ka interesa territoriale ne drejtim te Shqiperise por vetem ndikuese ekonomiko- kulturore.Por mardhenia shqiptaro-turke duhet te funksionoje ftohte, vetem si nje marreveshje, si kontrate qe lind per shkak te interesave te perbashketa te paleve dhe asgje me shume.Persa i perket mardhenieve kulturore Shqiperia dhe shqiptaret duhet te lidhen fort me qytetrimin perendimor. Kjo jo per shkak te deshirave e pasioneve, por per hir te se vertetes se madhe qe perendimi ka arritur shkallen me te nalte te qytetarise qe njeh bota sot.Praktikat e qeverisjes dhe respektimi i te drejtave te njeriut i japin Europes rolin lider. Europa nuk eshte e perkryer ne keto drejtime, por me te perkryer se ajo nuk ka.

Pra shembulli kulturor i shqiptareve duhet te jete Europa.



(Vota: 8 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx